Lajme
Cooper dhe ekipi i tij, të frytshëm?
Ndërmjetësi i dialogut, Robert Cooper, e ka kaluar gjithë ditën e martë në takime me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Pala kosovare i ka dhënë disa ide shtesë për përmbajtjen e fusnotës, që do të mbajë Kosova në nismat dhe takimet rajonale, shkrujanë mediat e Kosovës.
Sipas mediave, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se Qeveria e Kosovës kërkon që në fusnotë të shpjegohet më shumë fakti që Kosova është shtet i pavarur që nuk njihet nga Serbia.
“Çdo propozim që shpjegon se Kosova është shtet, por edhe që nuk njihet nga Serbia, për ne është i pranueshëm”, ka thënë për media një zyrtar i lartë qeveritar.
Sipas të njëjtit burim, konsultimet e gjata me lehtësuesin Cooper dhe ekipin e tij kanë qenë të frytshme dhe se është lëvizur përpara drejt gjetjes së formulës me të cilën do të prezantohet Kosova, pa u penguar nga Serbia.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











