I riu shqiptar ndërtoi Herakliti AI, një platformë që ndihmon nxënësit përmes inteligjencës artificiale

Në episodin e radhës të Apostrof, bisedojmë me Henri Xhakollin, 18-vjeçarin që ka ndërtuar Herakliti AI, një platformë që ndihmon nxënësit me detyrat dhe mësimet përmes inteligjencës artificiale. Ideja lindi si një mënyrë për ta bërë mësimin më të thjeshtë dhe më efikas, por Henri nuk është ndalur këtu, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se aktualisht, ai po zhvillon edhe një tjetër platformë, e cila synon t’i ndihmojë studentët të gjejnë drejtimin e duhur në karrierë, duke analizuar interesat dhe rezultatet e tyre akademike po përmes inteligjencës artificiale.

A mund të bëhet teknologjia një udhërrëfyese më e mirë se sistemi tradicional i arsimit? Dhe si e shikon një i ri si Henri të ardhmen e edukimit në epokën e inteligjencës artificiale?

https://youtu.be/enpyUdfyZ-4

Çmimet e larta tkurrin blerjet në Kosovë

Për disa qytetarë të Kosovës, çmimet e produkteve ushqimore janë gjithnjë e më pak të përballueshme.

Betim Gashi thotë se mezi arrin të sigurojë gjithçka që duhet për familjen e tij 5-anëtarëshe.

“Gjithçka është shtrenjtuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë – vaji, mielli, sheqeri e plot produkte të tjera. Ato nuk janë kthyer më në çmime normale, por janë duke u rritur vazhdimisht”, thotë 38-vjeçari nga Prishtina.

Ai punon në një institucion shtetëror, ku paga neto është rreth 500 euro, por për shportën mujore thotë se i duhen rreth 400 euro.

“Këtu pa e përfshirë rrymën që më kushton rreth 40 euro – plus faturat tjera, drurët për ngrohje, uji, mbeturinat”, thotë Betimi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se i është dashur të zvogëlojë sasinë e produkteve higjienike, për t’i siguruar të gjitha ushqimet.

“Dikur blija detergjent të rrobave prej 9 kilogramësh, tash e marr nga 2 kilogramë”, tregon Betimi.

E, meqë ka fëmijë të vegjël, ai përmend edhe shtrenjtimin e pelenave dhe të pecetave.

Thotë se shpresa e tij e vetme është që shteti të ndërhyjë dhe t’i ulë çmimet e produkteve esenciale, sidomos ato vendore, sepse, siç thotë, janë bërë të barabarta me çmimet e produkteve të importuara.

Për këtë arsye, Betimi do t’i bashkohet edhe nismës “Kosova bojkoton”, përmes së cilës qytetarët janë organizuar në rrjete sociale dhe i kanë ftuar edhe të tjerët që të mos blejnë në dyqanet zinxhir, më 15 dhe 16 shkurt, në shenjë proteste kundër çmimeve të larta.

Kjo nismë është ndërmarrë fillimisht në Kroaci, më 24 janar, dhe ka rezultuar me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin.

Ajo është përsëritur edhe herë të tjera, jo vetëm në këtë shtet, por edhe në të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjetiu në botë, inflacioni ka marrë hov si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Vitin 2022, Kosova e ka mbyllur me shkallë mesatare inflacioni gati 12 për qind.

Aktualisht është rreth 1 për qind.

Por, rënia e inflacionit nuk do të thotë edhe rënie e çmimeve – do të thotë se çmimet rriten më ngadalë.

Çfarë kërkohet?

Xhevat Kastrati është një ndër nismëtarët e bojkotimit të dyqaneve në Kosovë.

Shqetësues për të është fakti se, siç thotë, në shumë shtete të Bashkimit Evropian që i ka vizituar, ka hasur në disa produkte më të lira se në Kosovë.

“Shpesh flitet për shtrenjtimin e naftës si faktor për rritjen e çmimeve, me arsyetimin se nafta e shtrenjtuar, ka shtrenjtuar edhe transportin e produkteve të importuara. Mirëpo, çmimi i naftës ka rënë, e çmimet tjera jo. Për më tepër, janë shtrenjtuar edhe çmimet e produkteve vendore”, thotë ai.

Kërkesat e organizatorëve të bojkotimit për autoritetet e Kosovës janë: zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit, ulja afatgjate e çmimeve konform standardit, përpilimi i ligjit për çmimet tavan dhe kontrollimi i cilësisë së ushqimit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë në lidhje me këto kërkesa, por nuk mori përgjigje.

Një projektligj për çmimet tavan, i hartuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2022, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e vendit, vitin pasues.

Pse çmimet në Kosovë janë të larta?

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, Arbër Hoti, thotë se pos luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar çrregullime në tregje, çmimet në Kosovë i ka rritur edhe importi.

Sipas tij, Kosova është shtet i varur nga importi dhe ndikohet dukshëm nga inflacioni global.

“Ajo importon mbi 80% të mallrave, duke përfshirë ushqime dhe materiale të ndërtimit. Kjo varësi e bën vendin të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të transportit”, thotë ai.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar.

Të dhënat e siguruara nga Dogana e Kosovës tregojnë se, gjatë vitit të kaluar, vendi ka importuar mallra në vlerë prej rreth 6.38 miliardë eurosh, ndërsa ka eksportuar vlerën e 889 milionë eurove.

Ky institucion nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa dhe cilat produkte ushqimore importohen më së shumti.

Por, nga të dhënat e mëhershme, më së shumti importohen mishi dhe produktet tij, peshku dhe produktet e tij, mjalti, vezët, qumështi e të tjera.

Ato, kryesisht, importohen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Italia, Turqia, Kina etj.

Si arsye për çmimet e larta, Hoti përmend edhe politikat fiskale, sipas të cilave produktet bazë dhe jobazë tatohen njësoj, si dhe mungesën e konkurrencës në treg.

“Për shembull, në sektorin e energjisë elektrike, një kompani dominuese furnizon rreth 100% të konsumatorëve”, thotë ai.

A mund të ulen çmimet?

Skënder Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës thotë se çmimet mund të ulen, por vetëm nëse shteti ndërhyn duke i ndihmuar bizneset vendore me subvencione.

Ai thotë se këto biznese detyrohen t’i rrisin çmimet, kur materialin për prodhim e blejnë nga jashtë me çmim më të lartë.

Ndër vite, subvencione për bizneset ka pasur.

Në konferencën e fundvitit të kaluar me afaristë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, për tre vjet, atyre u ka shpërndarë 1.3 miliard euro në formë të granteve dhe programeve të tjera, për të forcuar konkurrencën e tyre në tregjet vendore e ndërkombëtare.

Si zgjidhje të mundshme për uljen e çmimeve, Krasniqi sheh edhe uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet ushqimore.

“TVSH-ja në ushqim të ulet nga 18% në 5%. Pra, do të kishim çmime për 13% më të ulëta për qytetarët”, thotë ai.

Një tjetër zgjidhje do të ishte diversifikimi i furnizuesve, duke shmangur varësinë nga një ose dy shtete kryesore importuese dhe duke kërkuar tregje alternative, thotë Hoti.

Këta hapa, sipas tij, do të krijonin konkurrencë më të madhe në import dhe potencialisht çmime më të ulëta.

Hoti thotë se bojkotimi i dyqaneve mund të bëhet shtysë për veprimin e institucioneve – ndikim tjetër nuk pret të ketë.

Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Vjenë, 14 shkurt 2025 – Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘Aleksandër Moisiu’, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, organizoi një orë letrare festive me rastin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë edhe diplomatë që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë dhe Kosovën në këtë shtet mik.

Në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, të pranishmit fillimisht i përshëndeti Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’, i cili ndër të tjera theksoi se krijuesit shqiptarë në Austri i bashkëngjiten festimeve në nderim të ditës kur Kosova përfundimisht u vendos në hartën e shteteve të pavarura dhe sovrane të botës. Ata do të vazhdojnë që përmes shkrimeve të tyre të afirmojnë gjuhën dhe identitetin kombëtar edhe në mërgatë. Më pas përshëndetën edhe nikoqiri i takimit, Ambasadori në detyrë i Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, Eglantina Gjermeni, Ambasadore e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë dhe ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj, edhe vet shkrimtar, të cilët nënvizuan të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë si dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona në Ballkan dhe raporteve shumë miqësore me Austrinë.

Aktiviteti letrar ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, para publikut dolën autorë dhe autore shqiptarë me banim në Austri.

Kështu, Violeta Allmuça lexoi poezitë ‘‘Të kam thënë’’, ‘‘Ikje’’ dhe ‘‘Danubi blu’’, për t’i lënë radhën poetit veteran Zaim Toska, i cili recitoi poezitë ‘‘Refugjati’’ dhe ‘‘Largimi’’. Ai gjithashtu njoftoi për një telegram urimi, i cili i ka arritur Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ nga SHBA, përkatësisht nga Lobi Shqiptar – dega në Chicago.

Shkrimtarja Angjelina Marku lexoi një fragment të shkurtër nga libri i saj për fëmijë ‘‘Albani nuk flet shqip’’, ndërsa pas saj autorja Ardiana Salihu deklamoi poezitë “Nganjëherë”, “E bardha fletë nate” dhe “Bame u ba”. Ajo prezantoi gjithashtu revistën letrare “G&G”, e cila prej vitesh botohet në Shkodër dhe shpërndahet në gjithë Evropën dhe më gjerë.

 

Në pjesën e dytë të mbrëmjes me lexime nga librat e tyre sëpari u prezantua Gjergj Kola me dramën ‘‘Marie Shllaku’’, vepër kjo e cila shkundë kujtesën tonë historike për figura të njohura shkodrane që pas luftës së dytë botërore dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Gjatë prezantimit të librit të tij më tëri ‘‘Duke pritur ditën e tetë’’ autori Anton Marku, nënvizoi rolin e poezisë si mbretëreshë e letërsi dhe lexoi disa poezi të përzgjedhura nga ky vëllim. Befasi e vantë ishte paraqitja spontane para dashamirëve të artit të pranishëm në këtë mbrëmje e ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj, autor i pesë romaneve, i cili prezantoi shkurtimisht përmbajtjen e tyre si dhe lexoi disa poezi të shkruara përgjatë udhëtimeve të tij nëpër shtete të ndryshme të botës edhe si piktor dhe fotograf.

 

Kësaj mbrëmjeje artistike të udhëhequr nga prezantuesja Kaltrina Durmishi i dhanë një sharm edhe më kombëtar pikat muzikore të interpretuara me mjeshtri në violinë nga pedagogia e muzikës Erseka Nekaj.

Publiku, si dhe herëve të tjera përgjatë këtyre viteve, mbështeti me entuziazëm këtë manifestim letrar, i cili shpalosi vlerat krijuese nga kultura shqiptare, e cila vazhdon të jetë udhërrëfyes dhe për gjeneratat  e reja të cilat po rriten larg atdheut.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011. Ajo është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Duke u imponuar me një qasje serioze dhe kualitet në organizimin e më shumë se 70 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj. Ajo po ashtu ka bashkëpunim shume domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.

Tekstin e përpiloi: Anton Marku

17 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Rugovë

17 persona kanë mbetur të lënduar nga rrokullisja e autobusit të shtunën pas mesnate në fshatin Shkrel të Rugovës, ka njoftuar Policia, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, 17 të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës për tretman mjekësor.

Autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Rasti vazhdon të hetohet.

Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë vizitorë fëmijë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mësohet se me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nga e hëna ka hapur dyert për fëmijët, përcjell albinfo.ch. 

Interesimi i nxënësve nga të gjitha grup-moshat për ta parë nga afër institucionin ligjvënës ishte shumë i madh dhe për pesë ditë Kuvendin e vizituan rreth 5 mijë fëmijë.

Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi tha se çdo vit e më shumë po rriten kërkesat për ta vizituar sallën plenare ku më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia.

“Nga e hëna e deri më sot, për pesë ditë radhazi, rreth 5 mijë vizitorë – kryesisht nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe kopshteve – kanë shprehur dëshirën për të vizituar Kuvendin e Kosovës. Ky aktivitet është i përvitshëm dhe shënimi i Pavarësisë së vendit përmes hapjes së dyerve të Kuvendit për fëmijët është tashmë pjesë e kalendarit të tij, në kuadër të transparencës dhe hapjes ndaj publikut.

E veçanta e këtij viti është rritja e kërkesave nga vizitorët, kryesisht fëmijët, për të parë nga afër sallën plenare, aty ku më 17 shkurt 2008 u shpall Pavarësia e Kosovës,” tha ai.”

Krasniqi tha se rritja e interesimit për të vizituar Kuvendin tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërimit të fëmijëve me festën e pavarësisë.

“Kjo rritje e numrit tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërim të fëmijëve dhe moshave të reja me festën e pavarësisë”, tha Krasniqi.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe shtetësinë e saj deri tani e kanë njohur mbi 110 vende të botës.

Eksperti austriak kërkon Qeveri VV-LDK

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një prononcim për “Bota sot” foli në lidhje me procesin zgjedhor të 9 shkurtit, krijimin e qeverisë së re dhe mundësinë e një koalicioni LVV-LDK, përcjell albinfo.ch.

Fillimisht, ai mbështeti hapur një koalicion me LVV-së dhe LDK-së, e që sipas tij është gjëja që duhet bërë tani.

Ai vlerësoi se vetëm LDK është alterantivë bashkëpunimi për Kurtin, pasi përmendi të kaluarën e PDK-së dhe AAK-së.

“Po koalicionit VV-LDK, koalicion pro NATO-s.

Dihet se është e ndërlikuar kjo gjë, por le të jemi të sinqertë, është e qartë se çfarë duhet bërë tani.

Kurti ka fituar dhe ai duhet të vazhdojë si kryeministër i Kosovës, por ai është i këshilluar që të ndërtojë një koalicion të qëndrueshëm pro NATO-s për sigurinë e Kosovës.

Kurti ka nevojë për partnerë politikë që mund të flasin me Trump dhe t’i japin fund izolimit të tij në Perëndim dhe vetëm LDK mund t’i japë fund seriozisht izolimit të Kosovës dhe të plotësojë Qeverinë Kurti dhe të kontribuojë në suksesin e Kosovës. Mjaft apo jo, AAK-ja dhe PDK-ja janë të njollosur me detyrimet e tyre gjatë luftës dhe gjatë periudhës kaotike dhe korruptive të rindërtimit dhe nuk janë partnerë të besueshëm që do të zgjidhin asnjë nga problemet e Kurtit”.

Krahas kësaj, Fehlinger tha se Kurti ka fituar për shkak të qasjes dhe politikave ndaj Serbisë, megjithatë ka ngecur në raport me raportet me ndërkombëtarët dhe disa pika tjera.

Për këtë, ai tha se LDK mund ta ndihmojë qeverinë e Kurtit në tri fusha të ndryshme.

“Kurti ka fituar për shkak të qëndrimit të tij të ashpër ndaj Serbisë, integrimit dhe pastrimit të veriut dhe luftës së tij të suksesshme kundër korrupsionit në Kosovë. Por, Kurti e ka izoluar Kosovën në BE dhe SHBA, nuk ka ndërtuar asgjë në infrastrukturë dhe nuk ka marrë asnjë investim të huaj domethënës në Kosovë.

Në këta 3 sektorë kyç LDK mund të kontribuojë dukshëm.

Avdullah Hoti, kryeministri gjatë Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020 është ministri i ri i jashtëm ideal për mandatin e dytë të Trump. Trump e njeh atë dhe ka punuar me të. Hoti e mbajti premtimin ndaj Trumpit dhe për ta zhvendosur ambasadën në Jeruzalem. Vuçiq e ka gënjyer Trumpin. Hoti do t’ia kujtojë Trumpit tradhtinë e Vuçiqit.

Trump nuk ka durim për socialistin ballkanik pasi Kurti dhe Grenell duan të largojnë Kurtin, ji i sigurt për këtë.

Hoti mund t’i kundërvihet Grenellit dhe t’i qaset Trumpit pa Grenellin, kush mundet tjetër në Kosovë?” – theksoi eksperti Austria.

ImageEksperti austriak, Gunther FehlingerFoto galeri
Më tej, ai ndërlidhi edhe faktin se si Abdixhiku dhe Hoti do të kenë të gjithë aksesin e brendshëm në EPP, duke potenucuar se politika e jashtme e LDK do ishte çelësi i suksesit për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

“Njësoj në Evropë, LDK është në EPP dhe muajin e ardhshëm Friedrich Merz do të jetë kancelar i Gjermanisë dhe së bashku me Ursula Vonderlayen, Friedrich Merz do të drejtojnë Evropën për vitet e ardhshme dhe LDK është pjesë e familjes së tyre dhe familja e socialistit Kurti qeverisë vetëm Spanjën në BE, një Spanjë që nuk e njeh Kosovën.

Abdixhiku dhe Hoti do të kenë të gjithë aksesin e brendshëm në EPP dhe Kurti me të vërtetë nuk dëshiron t’i anashkalojë ata dhe LDK-ja. Është e qartë se politika e jashtme dhe evropiane udhëheqëse e LDK-së është absolutisht çelësi i suksesit të 4 viteve të ardhshme që çojnë në anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Pa LDK-në, Kurti do të jetë shumë i vetmuar në Evropë dhe Kosova do të qëndrojë e mbërthyer dhe e izoluar pa askënd për të zbutur goditjet që vijnë nga Trump përmes Grenellit”, vlerësoi Fehlinger.

Tutje, ai potencoi se Abdixhiku do mund të bëhej në një koalcion të tillë, ministër i ekonomisë, energjetikës ose infrasktrukturës, kjo për disa arsyje.

“Abdixhiku mund të ndihmojë si ministër i Ekonomisë, Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Abdixhiku ka kompetencën dhe besimin e komunitetit të biznesit dhe investitorëve për të filluar ndërtimin e autostradave dhe për të rikthyer investitorët e energjisë në Kosovë. Kurti duket se i urren investitorët me një urrejtje të thellë ideologjike për kapitalizmin. Kryqëzata e tij kundër korrupsionit ka çuar në ngecje të plotë të investimeve dhe asnjë projekt i vetëm i madh i sektorit privat nuk është materializuar dhe ai nuk ka ndërtuar ndonjë projekt të rëndësishëm hekurudhor, autostradë apo projekt energjetik në 4 vitet e fundit.

Abdixhiku do të ndërtonte autostradat dhe hekurudhat që mungojnë dhe ka besimin e investitorëve vendas dhe ndërkombëtarë”.

Ndër të tjera, eksperti austriak ritheksoi se LDK si partner është zgjedhja perfekte për 4 vitet e ardhshme dhe Kosova do të përfitonte shumë nga ky koalicion i LVV-së.

“Sigurisht, Kurti preferon të shkojë vetëm, por ne i kemi parë pikat e forta dhe dobësitë e tij.

Ai e njeh reformën e brendshme dhe e njeh Serbinë dhe si të trajtojë Vuçiqin dhe të godasë krimin dhe terrorizmin serb dhe ai është shumë i mirë në këtë.

Por, Kosova ka nevojë për miq në vende të larta dhe më shumë investime dhe të dy këto, Kurti i vetëm nuk mund t’i arrijë. LDK si partner është partnerja perfekte për 4 vitet e ardhshme dhe Kosova do të përfitonte dukshëm nga një koalicion i tillë pro NATO-s dhe BE-së.

Ngjashëm me Austrinë pas Luftës së Dytë Botërore, një koalicion kaq i qëndrueshëm i madh dhe i pjekur do të ketë fuqinë dhe besimin që brenda dhe në Evropë dhe SHBA ta integrojë Kosovën plotësisht në Perëndim, si aleat i plotë i NATO-s dhe anëtar i BE-së. Dhe ky është qëllimi përfundimtar i Republikës për të qenë plotësisht brenda strukturave transatlantike NATO dhe BE dhe humbja e kësaj dritare tani do të ishte një gabim tragjik”, përmbylli Gunther Fehlinger.

Maqedonia arreston një ish-ushtarë të UÇK-së me fletarrest të Serbisë

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që sot, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues.

Burime zyrtare për gazetën Koha.mk tregojnë se ndalimi dhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Ferizaji ka ndodhur mesditën e së premtes, rreth orës 14:30.

Ndryshe, i freskët është rasti me Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e  Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, i cili në korrik vitin e kaluar, u arrestua nga Policia e Maqedonisë së Veriut në Jazhincë bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Pas paraburgimit ekstradues disa ditor dhe pasi u lëshua në “arrest shtëpiak” në Çair, Blerimi arriti të arratiset nga Maqedonia dhe të futet ilegalisht në Kosovë. 

Kosova shpall listën për ndeshjen ndaj Zvicrës në basketboll

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet ka shpallur listën e gjerë për dy ndeshjet e Dardanëve në muajin shkurt.

Në listën e gjerë do të jenë 14 basketbollistë, derisa Erjon Kastrati do të mungojë për shkak të lëndimit.

Divine Myles rikthehet te Dardanët pas formës së mirë që po e tregon në Poloni, e po ashtu rikthehen nga lëndimet edhe Drilon Hajrizi, Valon Bunjaku dhe Musab Mala, që munguan në grumbullimin e fundit, njofton FBK, transmeton albinfo.ch.

Kosova do të përballet me Azerbajxhanin më 20 shkurt dhe me Zvicrën më 23 shkurt, në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë.

Dardanët kanë një fitore dhe tri humbje në katër ndeshjet e Grupit A. Lidere është Zvicra me katër fitore. Nati më 20 shkurt ndeshet me Irlandën.

Vendi i parë kualifikohet në fazën e ardhshme, ashtu si edhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Lista e gjerë e Kosovës

Divine Myles (Twarde Pierniki Toruń)

Valon Bunjaku (Bashkimi)

Jon Ismajli (Sigal Prishtina)

Dardan Berisha (Peja)

Mikaile Tmusiq (Trepça)

Musab Mala (Bora)

Meriton Ismaili (Bashkimi)

Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli)

Drilon Hajrizi (Trepça)

Rron Ukaj (Peja)

Muhamedali Janjeva (Sigal Prishtina)

Dardan Kapiti (Trepça)

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli)

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli)

Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet

Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Andin Rashica

Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

Quhet Çamerie Mazreku  dhe është nga qyteti i Malishevës.

Ajo ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj, duke u punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane “NETFLIX”, transmeton albinfo.ch.

Kështu, ajo është bërë vajza e parë nga Kosova që punësohet si software engineer në Kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë, NETFLIX.

Vlen të theksohet se Çamëria ka përfunduar studimet bachelor në “Columbia University” në Nju-Jork, me noten më të lartë në drejtimi “Shkenca Kompjuterike”. /Albinfo.ch

Binaghi: Historia ka treguar se Zvicra është një vend me njerëz të lumtur

Në një intervistë për RSI, historian Maurizio Binaghi njëherësh edhe profesor në Liceo di Lugano 1, tha se Zvicra historikisht është një vend i lumtur, përcjell albinfo.ch.

Pavarësisht se kjo temë është shumë kontraditore mes asaj që bëjnë studimet, tema e lumturisë rishfaqet në mënyrë ciklike në historinë zvicerane: “Është një shenjë e ndryshimit antropologjik në Zvicër”, tregon ai.

Historikisht, në shekujt e hershëm, zviceranët konsideroheshin mbi të gjitha si luftëtarë shumë të dhunshëm dhe pothuajse të pathyeshëm, të perceptuar në një mënyrë pothuajse shtazore, shumë negative. “Me Luftën 30-vjeçare të shekullit të 17-të, gjithçka ndryshoi, – vazhdon Binaghi, – zviceranët mbetën të palëvizshëm dhe me shkatërrimin e Luftës së Madhe, ata jashtë panë një vend në të cilin vazhdonte ekonomia, ku funksiononte shoqëria, me mjete institucionale shumë të veçanta. Ideja e një vendi “të lumtur” lind kështu jashtë vendit.

Elementet që lidhen me mirëqenien ekonomike dhe qetësinë janë vendimtare në analizën e lumturisë dhe janë të lidhura me neutralitetin tonë. “Neutraliteti, i cili shihet si virtyti i të dobëtit, në fakt ka avantazhet e tij,” thotë historiani, “të cilat bëhen pjesë e vetë identitetit të Konfederatës”.

Megjithatë, Zvicra nuk ka qenë gjithmonë një vend paqësor, por ka marrë pjesë në luftëra, të cilat kanë kontribuar në konsolidimin e vetë vendit. “Të qenit paqësor është rritur përmes një narrative të historisë,” thekson Maurizio Binaghi, “i cili pretendon se zviceranët kanë misionin të jenë në qendër të Evropës, me frymën e përcjelljes së një mënyre shumë personale të konceptimit të politikës dhe historisë.” Dallimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fakt, të cilat u deklaruan neutrale në fillim të dy Luftërave të Mëdha, është se nga viti 1815 e në vazhdim “neutraliteti i Zvicrës u bë i përhershëm”, në kohë lufte dhe në kohë paqeje.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945, Konfederata iu nënshtrua një presioni të fortë dhe neutraliteti i saj u vu në rrezik. “Neutraliteti u ruajt gjatë kësaj periudhe,” thotë Binaghi, por “historianët kanë pyetur prej kohësh se me çfarë kostoje dhe në çfarë mase mund ta përkufizojmë neutralitetin si paanshmëri”. Sipas të intervistuarit, ekziston nevoja për të legjitimuar neutralitetin e dikujt dhe kjo përfshin kompromise “që duhen bërë si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë lufte, përtej asaj që mund të jetë mbrojtja ushtarake e territorit”. Pikërisht për këtë arsye “gjatë Luftës së Dytë Botërore u bënë shumë kompromise me sistemin ndërkombëtar që në fakt ishte nazifashist”, vëren historiani. Këto kompromise ndoshta shkuan “përtej asaj që ishte e nevojshme” dhe, megjithëse Komisioni Bergier i konsideroi të nevojshme për mbijetesë, aleatët akuzuan Zvicrën se nuk kishte përdorur hapësirën e saj për manovrim.

“Sot, përballë ndryshimeve në sistemin ndërkombëtar, duhet të bëjmë zgjedhje, veçanërisht në lidhje me legjitimitetin e vendit tonë”. Për këtë arsye, situata mbetet e hapur. Ka sfida reale në nivel global, siç është konflikti në Ukrainë, të cilat kanë vënë në vështirësi atë që është përkufizimi i neutralitetit për Konfederatën.

“Rruga e historisë zvicerane” dhe neutraliteti i saj “është shumë interesante. Është historia e një kombi që e mendon veten si një komunitet”, thotë Binaghi, i cili përfundon duke thënë se “asgjë nuk është e përjetshme, do të jetë interesante të shihet se si ky komunitet mund të vazhdojë si i tillë”.

Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti

Kosti Deti shkëlqen me paraqitjen e tij në “Haus der ingenieure, Vienna”, shkruan albinfo.ch.

Kosti Deti po komentohet si një instrumentist shumë i talentuar në piano.

Vitet e fundit kanë qenë padyshim të suksesshme për të, duke “rrëmbyer” shumë çmime të rëndësishme në këtë fushë dhe duke realizuar koncerte të shumta, shkruan albinfo.ch.

Kosti Deti bëri shumë “zhurmë” së fundmi në skenën pianostike në Austri, ku me profesionalitetin e tij e solli me një recital piano në “Haus der ingenieure, Vienna”. /Albinfo.ch

https://www.facebook.com/share/p/1FajFxpe8A/?mibextid=wwXIfr

Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës

Albania School “Pjetër Budi” Liverpool ju fton në një koncert të veçantë festiv me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ky koncert do të jetë i pasur me kulturë, muzikë, valle tradicionale shqiptare dhe shfaqje nga fëmijët tanë të talentuar, teksa nderojmë së bashku këtë ditë historike.

Koncerti do të mbahet sot, më datë 15/02/2025, në Garston dhe Këshilli i Komunitetit të Qarkut, nga ora: 15:30.

Ky eveniment është i hapur për komunitetin kosovarë dhe shqiptarë, si dhe miq dhe përkrahës të kulturës sonë. Le të bashkohemi për të festuar trashëgiminë, unitetin dhe të ardhmen e ndritur të fëmijëve tanë!

Për më shumë informacion, kontaktoni në:

📞 07913949540

📧 [email protected]

Shkolla Shqiptare “Pjetër Budi” Liverpool

Hamann: Xhaka do ta bënte Bayernin edhe më të mirë

Ndeshja e skuadrave që prijnë në tabelën e Bundesligës gjermane do të zhvillohet sot, përcjell albinfo.ch.

 Bayer Leverkuseni, që është i dyti me 46 pikë, luan ndaj liderit, Bayern Munichut, që ka 54 pikë. Ndeshja që nis në orën 18:30 i takon xhiros së 22-të të Bundesligës. 

Para ballafaqimit mes kampionit në fuqi të Gjermanisë dhe skuadrës më të suksesshme gjermane, ka folur legjenda e futbollit gjerman, Dietmar Hamann. Hamann në intervistën dhënë për “Blick” ka thënë se Granit Xhaka është prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij.
“Xhaka është zemra e ekipit të Leverkusenit. Natyrisht Florian Wirtz është njëri prej lojtarëve që gjithmonë është në faqet e mediumeve të mëdha. Por Xhaka është ai i cili vendos për ritmin e lojës. Loja e tij në 18 muajt e fundit i takon klasit botëror”, ka deklaruar Hamann.
Hamann ka qenë prej lojtarëve të shquar gjermanë. Ka luajtur në pozitën e mesfushorit defensiv, njësoj si Xhaka, që po shquhet te Bayer Leverkuseni.
Hamann karrierë si futbollist ka bërë te Bayern Munichu, Newcastle, Liverpooli, Boltoni, Manchester City e Milton Keynes Dons. Ka fituar trofe të shumtë në Gjermani me Bayernin, e po ashtu në Angli me Liverpoolin. Me “të kuqtë” e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.
Hamann është pyetur se çfarë ka Xhaka që ai do të dëshironte ta kishte sa ishte lojtar.
“Këmbën e majtë”, tha Hamann duke qeshur.
“Tek Arsenali në disa raste ishte i padisiplinuar. U përjashtua nga loja disa herë për shkak të ndërhyrjeve të panevojshme. Ai e ka ndalur këtë krejtësisht. Ai e ka aftësinë e jashtëzakonshme të pasimeve. Çdo top që e jep është thjesht një arsye pse Leverkuseni ka rrjedhshmëri të madhe të lojës. Ai e interpreton rolin e tij shkëlqyeshëm”.
Xhaka ishte prej lojtarëve më të mirë në edicionin e kaluar në Bundesligë, kur Leverkuseni e fitoi kampionatin pa asnjë humbje të vetme. Ishte edhe shënues i një supergoli në finale të Kupës, në të cilën triumfoi Leverkuseni. Falë aftësive të shfaqura në dy edicionet e fundit nga kapiteni i Zvicrës, Hamann ka thënë për Xhakën se ai do ta bënte Bayern Munichun edhe më të mirë.
I pyetur nëse një lojtar si Xhaka i mungoi Bayernit në edicionin e kaluar, Hamman ka thënë se lojtari i “tipit Xhaka” ndoshta i mungon ende ekipit bavarez.
“Xhaka sërish do ta bënte Bayernin më të mirë”.
32-vjeçari Xhaka ka zhvilluar 34 ndeshje këtë edicion. Kontributi i tij ka qenë edhe me dy gola të shënuar e gjashtë asistime. Por kontributi i Xhakës vazhdimisht shkon përtej golave e asistimeve. 

Rita Ora shkëlqen në edicionin amerikan të “The Masked Singer”

Rita Ora shkëlqeu me një fustan të ndritshëm me dekolte të theksuar, teksa u përgatit për të xhiruar versionin amerikan të “The Masked Singer” të mërkurën, përcjell albinfo.ch.

Këngëtarja 34-vjeçare rrezatonte në një sërë fotografish të reja në Instagram, duke pozuar me shumë stil dhe elegancë, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një fustani të zi me dekolte të hapur, i cili shkëlqente nga detajet me gurë dhe kishte një kapëse të veçantë argjendi.

Veshja e saj përfshinte gjithashtu një çarje të lartë në këmbë, duke nxjerrë në pah format e saj të mrekullueshme trupore.

Rita e kompletoi dukjen me një palë taka të zeza me rripa dhe një sërë aksesorësh elegantë.

Ajo zgjodhi të vendoste dy varëse të stilit ‘choker’ të zbukuruara me gurë të çmuar, vathë të shndritshëm dhe disa unaza të trasha.

Flokët e saj bionde të gjata ishin stiluar me onde voluminoze, ndërsa makijazhi i saj i theksuar përfshinte një eyeliner të zgjatur dhe buzë rozë mat, duke theksuar bukurinë e saj natyrale.

Në përshkrimin e postimit, Rita shkroi: “Dhe ja ku jemi përsëri në ‘The Masked Singer’, sezoni 13 do të jetë i pabesueshëm. Kush do të na bashkohet sonte në Fox TV?”.

Bukuroshja bionde ka qenë pjesë e jurisë së versionit britanik të spektaklit që nga episodi i parë në vitin 2020, para se të zëvendësohej këtë vit nga Maya Jama.

Ndërkohë, viti 2023 shënoi paraqitjen e parë të Ritës në versionin amerikan të shfaqjes, duke zëvendësuar Nicole Scherzinger, e cila u largua për të luajtur në muzikalin “Sunset Boulevard” në Londër.

Fotosesioni i saj i ri në Instagram vjen pas një tjetër paraqitjeje ku ajo tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një veshje rozë të lehtë, teksa modelonte para pasqyrës të mërkurën.

Ajo ka qenë së fundmi duke shijuar një periudhë pushimi në Australi, duke kaluar kohë në Gold Coast me bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi, 49 vjeç.

Shoferët në disa kantone paguajnë më shumë për shërbimet zyrtare të automjeteve

Disa zyra kantonale të automobilave janë gjetur të ngarkojnë tarifa të tepruara administrative për shërbime të tilla si testet e fluturimit, inspektimet e automjeteve dhe të tjera.
Ky është rasti me Ticino dhe Gjenevë, ku tarifat administrative janë përkatësisht 59 dhe 47 për qind mbi mesataren kombëtare.

Më pas janë Graubünden (42 përqind), Thurgau (41), Basel-Country (37), Appenzell Innerrhoden (35), Aargau (31), Berna dhe Appenzell Ausserrhoden (27), St. Gallen (23), Lucerne dhe Glarus (16)./The Local

Cyrihu refuzon të lejojë vdekjen e asisituar në institucionet shëndetësore private

Më 7 shkurt, qeveria kantonale e Cyrihut hodhi poshtë një masë të organizatave të së drejtës për të vdekur për të lejuar vdekjen e asistuar në shtëpitë private të të moshuarve, si dhe në të gjitha objektet e tjera mjekësore.

Siç është rasti në disa kantone të tjera, Cyrihu u jep tashmë komunave të tij të drejtën për të ofruar këtë praktikë në institucionet publike të infermierisë, me shpenzimet e pacientëve.

Megjithatë, ajo refuzoi të detyronte institucionet e kujdesit në pronësi private të ndiqnin shembullin.

Deri më sot, vetëm Gjeneva, Vaud, Neuchâtel dhe Valais kanë legjislacion që thotë se shtëpitë e të moshuarve, si dhe objektet e tjera të kujdesit dhe spitalet, nuk mund të mos përmbushin dëshirat e pacientëve për t’i dhënë fund jetës së tyre, ose të parandalojnë organizatat e ndihmuara që vdesin ta bëjnë këtë të mundur.

Dhe ndryshe nga Cyrihu, këto katër kantone e shtrijnë këtë të drejtë për pacientët në institucionet publike dhe private.

Qeveria zvicerane do të përpiqet të rikuperojë shkeljet e papaguara të trafikut të kryera nga turistët e huaj

Gjobat e papaguara nga vizitorët e huaj përfaqësojnë një humbje të konsiderueshme të të ardhurave për komunat zvicerane ku janë lëshuar biletat e parkimit ose shpejtësisë – në rastin e Interlaken, shuma është 400,000 franga – dhe parlamenti dëshiron të korrigjojë këtë situatë.

Një mocion i paraqitur nga një deputet për këtë qëllim po i kërkon Këshillit Federal të hetojë opsionet e mundshme për mbledhjen e gjobave jashtë vendit, veçanërisht nga shkelësit e ligjit në vendet jo-Shengen, ku zbatimi i procedurave të mbledhjes është “jashtëzakonisht i vështirë”, tha ajo.

Nuk dihet ende se kur Këshilli Federal do ta shqyrtojë këtë çështje.

Më pak qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar marrin leje pune në Zvicër

Edhe pse mijëra leje pas Brexit vihen në dispozicion çdo vit për shtetasit britanikë për të punuar në Zvicër, shumë pak janë marrë.

Ndër arsyet për këtë mungesë, sipas ekspertëve, është se britanikët nuk po përmbushin nevojat e tregut zviceran të punës dhe nuk kanë përvojë në mjedise shumëgjuhëshe të punës.

Megjithatë, ata kanë të drejtë të punojnë në Zvicër sipas kushteve të marrëveshjes “Mobiliteti për Ofruesit e Shërbimeve” (SMA), e cila u lejon shtetasve të vendeve të treta të marrin një detyrë të përkohshme (deri në 90 ditë)./The Local

Ndalimi i Vape-ve në Francë dhe çfarë po bën Zvicra?

Kjo është ajo, thonë fqinjët tanë francezë. Cigaret elektronike të disponueshme janë histori atje. Kushdo që nuk zbaton, përballet me një gjobë të lartë. Vapingu është gjithashtu i përhapur këtu, kjo është arsyeja pse rezistenca politike tashmë po shpërthen.

Ato janë shumëngjyrëshe, frutash dhe të lira. Cigaret elektronike të disponueshme janë aktualisht shumë të njohura – veçanërisht në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve. Dhe kjo është arsyeja pse ato janë një temë e vazhdueshme diskutimi në politikë në shumë vende.

Të enjten në Paris, parlamenti francez më në fund miratoi ligjin e propozuar për ndalimin e cigareve elektronike njëpërdorimshme. Ligji i ri ndalon shitjen e të ashtuquajturave vapa të disponueshme. Shkeljet mund të rezultojnë me gjoba deri në 100,000 euro, madje edhe 200,000 euro në rast të përsëritjes së kundërvajtjes.

Franca nuk është i vetmi vend evropian që shtrëngon masivisht vidhat për konsumin e avullit. Në Belgjikë, një ndalim hyri në fuqi më 1 janar 2025. Britania e Madhe gjithashtu njoftoi se do të prezantonte një ligj të ngjashëm deri në qershor.

Cila është situata ligjore në Zvicër?

Në nivel federal, Ligji i ndryshuar për Produktet e Duhanit i 1 tetorit 2024 thotë: Shitja e duhanit dhe produkteve që përmbajnë nikotinë është e ndaluar për personat nën moshën 18 vjeç. Më parë, në disa kantone si Lucern, Aargau dhe Glarus, mosha e shitjes ishte 16 vjeç. Kjo vlen edhe për vapeslies.

Në nivelin kantonal, frenat ndonjëherë shtrëngohen edhe më shumë. Së pari, parlamenti Jura ndaloi shpërndarjen dhe shitjen e vapave të disponueshme në shtator të vitit të kaluar. Valais ndoqi shembullin menjëherë më pas. Aktualisht është duke u zhvilluar një referendum, por ka të ngjarë që banorët e Valais do të duhet të blejnë produktet e tyre të disponueshme jashtë kantonit në të ardhmen.

Në kantonet e tjera, adhuruesit e avullimit të njëpërdorimshëm mund të marrin një psherëtimë të lehtësuar tani për tani. Qeveria e Bazelit kohët e fundit foli kundër një ndalimi kantonal të cigareve elektronike të njëpërdorshme. Ai beson se Akti i Produkteve të Duhanit tashmë rregullon në mënyrë gjithëpërfshirëse shitjet.

Zbulimi që rrethon vapat shumëngjyrëshe të disponueshme ka arritur prej kohësh në Zvicër. Sipas Ligës Zvicerane të Mushkërive, përqindja e të rinjve të moshës 15 deri në 20 vjeç që pinë vapa është rritur me dhjetë për qind në dy vitet e fundit. Organizata pret që trendi të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, fondacioni zviceran i varësisë supozon se rënia e konsumit të cigareve konvencionale do të kompensohet nga rritja e vapave, ndër të tjera.

Shifrat nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare tregojnë gjithashtu se sa e fortë është tendenca për cigaret elektronike: Midis janarit dhe korrikut 2024, pothuajse 554,000 kilogramë cigare elektronike që përmbajnë nikotinë u importuan në Zvicër. Nëse supozoni një peshë mesatare prej 40 gramësh për avull, kjo është mbi 13 milionë njësi! Për krahasim: në vitin 2022 kishte ende rreth 8 milionë vapa – gjatë gjithë vitit.

Mendimi i gabuar se cigaret elektronike janë më pak të dëmshme për shëndetin sesa cigaret konvencionale është ende i fortë. Por avujt e disponueshëm përmbajnë gjithashtu kimikate toksike përveç shijes artificiale dhe baterisë, duke përfshirë metale të rënda si nikeli dhe kromi, si dhe kripëra nikotine. Këto janë më të lehta për t’u thithur sesa nikotina konvencionale.

Megjithëse disa studime sugjerojnë se cigaret elektronike kanë një rrezik më të ulët të kancerit, avullimi është një fenomen i ri dhe efektet afatgjata ende nuk janë hulumtuar plotësisht. Alternativa më e shëndetshme është të shmangni plotësisht duhanin.

Përveç kësaj, produktet e disponueshme, të cilat shpesh vijnë nga Kina, nuk janë vetëm të dëmshme për shëndetin, por edhe për mjedisin. Aktualisht, mbi 80 për qind e cigareve elektronike në Zvicër përfundojnë në plehra në vend që të riciklohen.

Kjo është sigurisht e imagjinueshme. Këshilli Kombëtar ka miratuar tashmë një propozim nga anëtari i tij i Këshillit të Gjelbër Christophe Clivaz (56) për një ndalim të përgjithshëm të shitjes së cigareve elektronike të njëpërdorshme. Tani çështja i takon Këshillit të Shteteve. Shanset janë të mira – në Këshillin Kombëtar, miratimi ishte i qartë me 122 vota kundër 63. Prandaj është shumë e mundur që Ligji për Produktet e Duhanit të ndryshohet për të përfshirë një pasazh përkatës./Blick

Zvicër: Si e përdorin të burgosurit djathin për të kontrabanduar drogë në burg

As muret e trasha të burgut nuk i pengojnë të burgosurit të marrin drogë. Gjashtë të burgosur u desh të dilnin sërish para gjykatës në Sion për shkak të testeve pozitive të drogës.

Të burgosurit, të cilët janë nga 22 deri në 45 vjeç, u kapën në burgun Crêtelongue në Granges VS, siç raporton “Le Nouvelliste”. Nga fundi i vitit 2024, në mostrat e urinës u gjetën substanca të tilla si THC, qetësues ose kokainë.

Por si futet droga në burg në radhë të parë? Të burgosurit ndonjëherë e bëjnë këtë në mënyrë shumë kreative. Në një rast nga tetori 2023 në burgun Îles në Sion, kanabisi ishte fshehur në një copë djathë. Së bashku me një kuti cigare.

Një koleg donte t’i sillte djathin shokut të tij që ishte në burg. Por kontrabanda u zbulua paraprakisht. Miku u shpjegoi oficerëve se nuk dinte asgjë për këtë dhe se djathin e kishte marrë nga një i panjohur.

Kjo është arsyeja pse kontrollet janë kaq të rëndësishme, shpjegon për Le Nouvelliste, Georges Seewer, kreu i departamentit kantonal për ekzekutimin e dënimeve dhe masave. Urina testohet sistematikisht kur një i burgosur pranohet në burg.

Në rastin e lejes, bëhet një test para largimit të të burgosurit dhe pas kthimit të tij. Gjithashtu kryhen kontrolle të rastësishme. Në të njëjtën kohë, ekziston një dialog me Sucht Wallis për të trajnuar punonjësit që t’i kushtojnë vëmendje sinjaleve të caktuara tek të burgosurit./Blick

Zyra Federale e Statistikave u detyrua të kufizohet për shkak të mungesës së buxhetit

Situata financiare e Zyrës Federale të Statistikave (FSO) nuk e lejon më atë të kryejë të gjitha detyrat e saj. Ajo njoftoi të premten se do të duhej të braktiste disa prej tyre. Sindikatat po kërkojnë ndalimin e çmontimit të administratës federale.

Buxheti vjetor i OFS është afërsisht 180 milion franga. Me shkurtimet e vendosura nga Parlamenti, zyrës i mungojnë 7.4 milionë franga. Vitet e fundit, OFS i është besuar gjithashtu nga Këshilli Federal me detyra shtesë të pafinancuara që arrijnë në 13 milionë franga në vit.

Viti financiar i vitit të kaluar u mbyll ngushtë në të zezë falë kursimeve të brendshme. Për vitin 2025, OFS nuk mund të sigurojë më të gjitha aktivitetet.

Për të vazhduar të përmbushë misionin e saj duke siguruar një buxhet të balancuar, zyra tashmë ka vendosur të kufizojë në mënyrë drastike rimarrjen në punë të punonjësve të rinj, të braktisë një plan rirregullimi të pagave, të bëjë shkurtime në blerje dhe të braktisë disa publikime statistikore, të gjitha për disa milionë franga.

Masat shtesë, aktualisht në shqyrtim, janë të nevojshme. Ato do të kenë ndikim në shërbimet e ofruara për njësitë e tjera administrative dhe për shoqërinë në përgjithësi. OFS specifikon se do të bëjë “çdo gjë të mundshme” për të shmangur tepricat.

Nga ana e tyre, sindikatat po kërkojnë ndalimin e masave çmontuese në administratën federale. “Masat e uljes së kostove të Konfederatës po dobësojnë gjithnjë e më shumë zemrën e shërbimit publik: përfitimet po reduktohen dhe vendet e punës po eliminohen,” shkruajnë transfair, SSP dhe Shoqata e Stafit të Konfederatës.

Pavarësisht kësaj, Këshilli Federal po këmbëngul në objektivin e tij për të ulur 300 milionë franga të tjera, kryesisht duke shkurtuar vendet e punës, theksojnë sindikatat.

Megjithatë, duke pasur parasysh mbylljen e mirë të llogarive të vitit 2024 dhe përmirësimin e perspektivës financiare për 2025 dhe 2026, këto shkurtime janë “të pajustifikuara”, besojnë ata./RTS

Kërcënimi i Trumpit për eksportet: Sektorët zviceranë më të rrezikuar

Ndërsa Donald Trump vendos taksat e eksportit në të gjithë bordin, Zvicra gjithashtu mund të vuajë pasojat në afat të gjatë. Zbuloni se cilat janë 100 kategoritë e mallrave zvicerane më të eksportuara në Shtetet e Bashkuara.

Pezullimi është pothuajse total. Pas taksimit të çelikut dhe aluminit, presidenti amerikan Donald Trump premtoi se produktet e reja do të jenë “shumë shpejt” në shënjestër të rritjes së tarifave doganore. Ai udhëzoi ekipet e tij të bënin një listë të plotë, “vend pas shteti” të pabarazive tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve, në mënyrë që të aplikonin taksa “reciproke”.

Në Zvicër në vitin 2024, ky bilanc tregtar ishte fitimprurës me afro 39 miliardë lekë, mjaftueshëm për të hapur orekset proteksioniste të presidentit të ri amerikan. Nëse shpallja e mallrave në fjalë vonohet, shumë industri zvicerane tashmë kanë frikë për konkurrencën dhe qarkullimin e tyre.

Por cilat produkte të brendshme eksportohen më mirë në Shtetet e Bashkuara? Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare, këto janë kryesisht produkte farmaceutike dhe kimike. Këto përbëjnë më shumë se gjysmën e mallrave zvicerane të dërguara. Vaksinat dhe antiserat kryesojnë listën, me eksporte prej 17.9 miliardë franga në 2024, të ndjekura menjëherë nga ilaçet (13.2 miliardë franga në 2024). Pas këtyre shifrave rekord duket hija e gjigantëve Roche dhe Novartis, majë shtize të trajtimeve të fundit të kancerit dhe antitrupave monoklonale.

E ftuar në Forum, Rahul Sahgal, drejtoreshë e Dhomës së Tregtisë Zvicerane-Amerikane, është vërtet e shqetësuar për këtë sektor, duke vënë në pah veçanërisht paqëndrueshmërinë e presidentit amerikan. “Donald Trump ka disa gjëra në mendje. Nga njëra anë, ai mbron idenë se tarifat doganore duhet të jenë reciproke. Nga ana tjetër, ai dëshiron të zhvendosë më shumë prodhimin e produkteve të caktuara në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në sektorin farmaceutik, të cilin ai e konsideron thelbësor për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e popullatës.”

Në vendin e tretë midis produkteve të eksportuara në Shtetet e Bashkuara është ari (10.6 miliardë franga në 2024), i drejtuar nga rafinerët me bazë në Zvicër si Metalor, MKS Pamp, Valcambi dhe Argor-Heraeus.

Së fundmi, pak më mbrapa, janë sektorët e bizhuterive, orëve, pajisjeve ortopedike dhe protezave dhe… kafeja e pjekur, zonë në të cilën shihen veçanërisht bishtajat e markës Nestlé.

Produktet ikonike të Zvicrës, djathi dhe çokollata, renditen respektivisht në vendin e 36-të dhe të 44-të në eksportet drejt Shteteve të Bashkuara.

Produkte të tjera të kërkuara zvicerane janë më pak të njohura për publikun e gjerë për sa i përket asaj që sjellin. Për shembull, sharrat dhe tehët e sharrës (160 milionë franga në 2024), ujërat e aromatizuara (130 milionë franga) ose qarqet e integruara (123 milionë franga). Instrumentet matëse dhe precize “të prodhuara në Zvicër”, si ato të prodhuara nga Landis+Gyr, vlerësohen veçanërisht nga amerikanët.

Sipas analizës së ekspertëve nga banka e Cyrihut Vontobel, rreth një e treta e kompanive të mëdha zvicerane do të prekeshin nga një rritje e tarifave doganore. Shembujt përfshijnë Alcon, Logitech, Nestlé, Lindt & Sprüngli, Montana Aerospace dhe Schindler, të cilat gjenerojnë midis 20 dhe 50% të qarkullimit të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2024, eksportet në Shtetet e Bashkuara arritën në rreth 65 miliardë franga*, duke konfirmuar vendin e Uncle Sam si partnerin kryesor tregtar të Zvicrës përpara Gjermanisë.

Nga ana tjetër, “vetëm” 26 miliardë franga produkte amerikane kaluan kufirin zviceran në vitin 2024. Mes këtyre mallrave që Zvicra i pëlqen, gjejmë ende ar, si dhe produkte farmaceutike e kimike, por edhe naftë, rreth 750 milionë franga. Një tjetër import i dukshëm: makinat. Përfshirë Teslat e Elon Musk, këshilltarit aktual të Donald Trump.

Për Rahul Sahgal, Zvicra duhet të marrë drejtimin, ndoshta duke u përpjekur të krijojë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara. “Ndoshta jo një marrëveshje e tregtisë së lirë, por një marrëveshje tregtare. Dhe shikoni se si mund të gjenerojmë interes në Shtetet e Bashkuara për ta bërë këtë me ne,” shpjegon ai në Forum./RTS