Parisi bëhet pa makina, 500 rrugë të gjelbra për këmbësorët

Në një referendum të zhvilluar dje, banorët e Parisit votuan në favor të krijimit të një zone pa makina në një pjesë të konsiderueshme të qytetit, një hap që synon të përmirësojë cilësinë e jetesës dhe të zvogëlojë ndotjen.

Një shumicë e qartë e votuesve mbështeti planin, që do të transformojë 500 rrugë në të gjithë Parisin në zona të gjelbra dhe këmbësore. Ky ndryshim pritet të sjellë eliminimin e deri në 10,000 vendeve të parkimit gjatë viteve të ardhshme, duke detyruar shoferët të kërkojnë mundësi alternative për parkim dhe për të udhëtuar.

Përkundër këtij rezultati të fuqishëm, vetëm 4% e votuesve të regjistruar, të cilët ishin rreth 1.4 milionë, morën pjesë në referendum. Megjithatë, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi se 66% e atyre që morën pjesë votuan në mbështetje të masave, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet e qytetit theksuan se konsultimet për përcaktimin e rrugëve që do të preken nga ky plan do të fillojnë “në javët në vijim”. Sipas planit të propozuar, do të krijohen rreth 25 rrugë pa makina për çdo qark administrativ të qytetit.

Përveç kësaj, Parisi ka më shumë se 6,000 rrugë, nga të cilat rreth 220 janë tashmë pa makina. Në disa zona, veçanërisht pranë shkollave, makinat tashmë nuk lejohen të qarkullojnë.

Ky është referendumi i tretë për çështje transporti në Paris në vitet e fundit, pas vendimeve të marra në lidhje me ndalimin e qirave të e-skuterëve në prill 2023 dhe rritjen e tarifave të parkimit për makinat e rënda në shkurt 2024.

Kjo iniciativë është një hap tjetër drejt një Parisi më të gjelbër dhe më miqësor për këmbësorët, dhe ka për qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët e tij.

 

 

Evropa alarmohet nga rritja e rasteve të tuberkulozit tek fëmijët

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në një raport të publikuar ditën e sotme, bën me dije se rastet e tuberkulozit te fëmijët po rriten me 10%, duke shkaktuar kështu alarm në kontinent. Sipas të dhënave nga ky raport, fëmijët nën 15 vjeç përbëjnë 4.3% të të gjitha rasteve të reja apo të rishfaqura në Evropë.

Edhe pse rajoni evropian po rimëkëmbet nga ndikimi i COVID-19, efektet e pandemisë vijojnë të ndihen në testimin, parandalimin, diagnostikimin dhe kujdesin për tuberkulozin. Sfidë mbetet fakti që për 1 në 5 fëmijë me tuberkuloz nuk dihet nëse e kanë përfunduar trajtimin, gjë që mund të çojë në rishfaqjen e tuberkulozit dhe transmetimin e tij të mëtejshëm.

Drejtoresha e ECDC-së, Dr. Pamela Rendi-Wagner, është shprehur se: “Koha për të vepruar është tani! Me vetëm pesë vite për të përmbushur objektivat tona për 2030, është thelbësore që Evropa të rinovojë fokusin e saj në parandalimin dhe trajtimin në kohë dhe në mënyrë efektive. Me rritjen e tuberkulozit rezistent ndaj ilaçeve, kostoja e mosveprimit sot do ta paguajmë të gjithë nesër”, përcjell albinfo.ch.

Në Evropë, trajtimi i suksesshëm i rasteve të reja dhe të rishfaqura që filluan trajtimin me barna në vitin 2022 ishte 75.5%, por në vitin 2023 u ul në 67.9%.

Sakaq, raporti thekson se infeksioni me HIV mbetet një çështje e vazhdueshme për pacientët me tuberkuloz në Evropë. Në vitin 2023, mbi 15% e pacientëve me tuberkuloz dhe të riprekur nga kjo sëmundje ishin, po ashtu, të infektuar me HIV. Bëhet fjalë për më shumë se 19 mijë njerëz.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shprehet se është thelbësore vendosja e një fokusi më të madh dhe përmirësimi i strategjisë së parandalimit të tuberkulozit.

Shqipëria shënon fitoren e parë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026

Mbrëmja e sotme në stadiumin Air Albania ishte e mbushur me emocion dhe festë kuqezi. Kombëtarja shqiptare ka arritur fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, pas humbjes nga Anglia, duke mposhtur kësaj radhe Andorën me rezultatin 3-0.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke marrë kontrollin e lojës që në minutat e para. Sulmuesi Rei Manaj tregoi formën e tij të shkëlqyer, duke realizuar dy gola të shpejtë në minutat 9 dhe 19, transmeton albinfo.ch.

Fitorja u vulos në minutat e fundit të takimit, kur Myrto Uzuni shënoi golin e tretë, duke i dhënë Shqipërisë tre pikët e para në Grupin K të kualifikimeve.

Me këtë fitore, Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në Arenën Kombëtare më 7 qershor, ora 20:45.

A po përjeton Zvicra një rilindje të tramvajit?

Dikur thuajse çdo qytet i madh zviceran kishte rrjetin e tij të tramvajeve: Winterthuri, Lucerni, Schaffhauseni, Montreux, Freiburg, St. Moritz dhe Locarno — të gjitha me rrjete të zhvilluara deri në mesin e shekullit të kaluar. Por modernizimi i shpejtë dhe shtimi i trafikut motorizuar bënë që shinat të hiqeshin, për t’u lënë vendin makinave dhe autobusëve. Nga një rrjet kombëtar i dendur, mbetën vetëm pesë qytete me tramvaj: Cyrihu, Bazeli, Berna, Neuchâtel dhe Gjeneva. Edhe në Gjenevë, tramvaji u reduktua për një kohë vetëm në një linjë.

Por duket se tramvaji po kthehet sërish në skenë. Në qendër të vëmendjes sot janë Lozana dhe Lugano, të cilat po ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer këtë mjet transporti publik — më të qëndrueshëm, më të shpejtë dhe më efikas.

Lozanë: Tramvaji kthehet pas 60 vitesh

Rrjeti i tramvajit në Lozanë dikur shtrihej në afro 70 kilometra, por u shfuqizua në vitin 1964. Sot, pas gjashtë dekadash, qyteti po ndërton një linjë të re moderne, e cila do të lidhë Lozanën me Renens. Në fazën e dytë, rrjeti do të zgjerohet deri në St. Croix.

“Tramvaji do të zëvendësojë tre linja autobusi dhe do të rrisë kapacitetin e transportit publik,” konfirmon kompania e transportit publik të qytetit. Duke pasur korsinë e tij të dedikuar, tramvaji do të garantojë orare më të qëndrueshme dhe lëvizje të pandikuara nga trafiku i dendur. Tramvaji pritet të rikthehet në rrugët e Lozanës në vitin 2026, transmeton albinfo.ch.

Lugano: Projekti gati, nis ndërtimi në 2027

Edhe në Ticino, tramvaji është në horizont. Projekti për zgjatjen e linjës ekzistuese hekurudhore nga Ponte Tresa deri në qendër të Luganos tashmë është përfunduar, ndërsa financimi federal është miratuar. Pjesa më ambicioze e këtij projekti është ndërtimi i një tuneli nën kodrën ku ndodhet stacioni i trenit të qytetit, me një stacion të ri nëntokësor. Udhëtimi nga Bioggio drejt qendrës pritet të shkurtohet me 15 minuta.

Sipas kompanisë “Rete Tram-Treno del Luganese”, ndërtimi parashikohet të fillojë në vitin 2027, ndërsa tramvaji i parë modern pritet të dalë në qarkullim në vitin 2035 — plot 75 vjet pas tramvajit të fundit në këtë rajon.

Një trend që mund të përhapet në gjithë vendin

Rilindja e tramvajit nuk ndalet me kaq. St. Gallen është një tjetër qytet ku debati për rikthimin e tramvajit po bëhet gjithnjë e më i zëshëm. Sipas raportimeve të Radios Zvicerane SRF, ideja po fiton terren. Edhe në Winterthur, një projekt për tramvajin është futur në axhendën e diskutimeve, sipas të përditshmes Landbote. Një studim i vitit 2021 vuri në dukje gjithashtu se tramvajet do të ishin një zgjidhje e përshtatshme për të lidhur qytetin e Freiburgut me zonën e tij metropolitane. I vetmi përjashtim mbetet qyteti Biel, ku një projekt i ngjashëm u pezullua në vitin 2015.

Rikthimi i tramvajit: mjeti i transportit të së ardhmes urbane?

Nga një simbol i së kaluarës urbane, tramvaji po kthehet sot si një zgjidhje moderne, e gjelbër dhe praktike për qytetet zvicerane që kërkojnë të përballen me sfidat e trafikut, ndotjes dhe rritjes së popullsisë. Lozana dhe Lugano mund të jenë vetëm fillimi i një rilindjeje që do të shtrihet në të gjithë vendin.

 

 

 

 

Lorian Musa – brenda një jave, dy herë i artë!

14 vjeçari nga Kantoni Valis, me prejardhje nga Mitrovica fiton dy podiume të ndryshme brenda një jave. Të parin, në kampionatin internacional në Basel Open Master de Bâle medaljen e artë dhe tjetrin SKL (Suisse karaté ligue) në Bonstetten, Cyrih të Zvicrës po ashtu triumfon në vendin e parë në kategorinë e tij, shkruan albinfo.ch.

Loriani, jo vetëm që fiton vendin e parë por ndeshjet e tij ishin spektakolare duke mos lënë kundërshtarët të shënojnë asnjë pikë kundër tij.

Lorian Musa, talenti i artit marcial në ndeshjen e radhës pritet të jetë në Youth ligue më 5 prill 2025 në Guadalajara të Spanjës, në kategorinë U16 -57kg.

Loriani për çdo sukses të tij u është mirënjohës atyre që rrugëtimin e tij e bëjnë të suksesshëm, trajnerëve të tij: Olivier Knupfer, Iliana Bartolota, Swan Lorenz por edhe vëllait  të tij, Lorik Musa si dhe mbarë ekipit nacional të karatesë në Zvicër.

3 ushqimet që nuk duhen blerë kurrë në dyqan

Blerja e frutave dhe perimeve të prera paraprakisht në supermarkete mund të përbëjë një rrezik serioz për shëndetin, kanë paralajmëruar ekspertët e sigurisë ushqimore.

Sipas kimistit amerikan të ushqimit, Dr. Brian Cuoco, mangoja e copëtuar, pjepri dhe ananasi janë shumë më të ndjeshëm ndaj baktereve të dëmshme, si Escherichia coli, sesa frutat e plota.

Arsyeja është e thjeshtë – prerja heq lëkurën natyrale mbrojtëse, duke e ekspozuar brendësinë e frutave ndaj lagështirës, e cila është ideale për përhapjen e patogjenëve. Por frutat nuk janë i vetmi ushqim potencialisht i rrezikshëm, përcjell albinfo.ch.

Profesoresha e mikrobiologjisë, Callie Kniel, nga Universiteti i Delaware, paralajmëron për lakrën, e cila shpesh shtohet në sallata, supa dhe sanduiçe. Kjo lakër mund të përmbajë Escherichia coli, Listeria dhe Salmonella.

 

OKB paralajmëron rikthimin e mundshëm të pandemisë së AIDS-it pa ndihmën e SHBA-së

Kreu i UNAIDS, Winnie Byanyima, paralajmëroi të hënën për rrezikun e rikthimit të pandemisë së AIDS-it nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërheqin mbështetjen e tyre financiare, duke i bërë thirrje administratës së Donald Trump të rikthejë fondet për ndihmën ndërkombëtare.

“Gjymtimi i buxhetit amerikan ka bërë që 27 shtete afrikane të përballen me mungesë personeli dhe ndërprerje të shërbimeve të diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe kolaps të sistemeve të monitorimit,” deklaroi Byanyima në një konferencë për shtyp në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.

“Shohim një rrezik real që pandemia e AIDS-it të rikthehet në nivel global, jo vetëm në vendet me të ardhura të ulëta në Afrikë, por edhe te grupet më të rrezikuara në Europën Lindore dhe Amerikën Latine,” shtoi ajo. “Do të shohim njerëz që vdesin, ashtu siç ndodhi në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000.”

Kaos dhe ndërprerje në shërbime

Pezullimi prej muajsh i ndihmës së huaj nga SHBA ka shkaktuar konfuzion dhe ndërprerje në rrjetin global të reagimit ndaj AIDS-it, pavarësisht përjashtimeve të pjesshme nga administrata Trump. UNAIDS, që financohet në 50% nga SHBA, kishte dhënë alarmin që në fillim të shkurtit.

“Sipas të dhënave tona, nëse ndihma amerikane nuk rifillon, ndërkohë që asnjë vend tjetër nuk ka njoftuar zëvendësimin e saj, do të përballemi me 6.3 milionë vdekje shtesë nga AIDS-i në katër vitet e ardhshme,” theksoi Byanyima. “Kjo është dhjetëfish më shumë se në vitin 2023. Rrezikojmë të humbasim gjithë progresin e arritur në 25 vitet e fundit. Kjo është jashtëzakonisht serioze.”, tha ajo.

Pasojat shkatërruese

Duke kujtuar partneritetin e ngushtë me programin Pepfar, i nisur nga ish-presidenti George W. Bush për të luftuar AIDS-in, Byanyima tha se “shkurtimet e menjëhershme të financimeve çuan në mbylljen e shumë klinikave dhe pushimin nga puna të mijëra punonjësve të shëndetësisë.”

“A është e arsyeshme që Shtetet e Bashkuara të duan të ulin mbështetjen financiare gradualisht? Po. Por tërheqja e papritur e ndihmës jetike ka pasoja shkatërruese në të gjitha vendet, veçanërisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine,” theksoi ajo.

Në fund, ajo bëri thirrje për rishikimin urgjent të kësaj politike dhe rikthimin e shërbimeve që shpëtojnë jetë.

 

 

 

 

Si të ulni faturën e energjisë në shtëpi në Gjermani këtë vit

Çmimet e energjisë në Gjermani janë ndër më të lartat në Evropë. Sipas një raporti të fundit që krahasoi çmimet e energjisë në kryeqytetet evropiane, Berlini pati çmimet më të larta të elektricitetit në fillim të këtij viti.

Për të kënaqur votuesit dhe stimuluar aktivitetin ekonomik, koalicioni i ri qeveritar i CDU/CSU dhe SPD ka propozur uljen e kostove të elektricitetit për shtëpitë dhe bizneset, duke zvogëluar tarifat e rrjetit dhe taksat.

Hermann-Josef Tenhagen, redaktor në Finanztip, shkruan në një artikull të Der Spiegel se planet e koalicionit priten të ulin çmimet e elektricitetit për rreth 5 cent për kilovat-orë (kWh). Për një shtëpi me konsum vjetor prej 3,000 kWh, kjo do të thotë një kursim rreth €150 në vit, transmeton albinfo.ch.

Si të përfitoni nga ulja e taksës për elektricitetin

Taksat për elektricitetin do të ulen automatikisht në nivelin minimal të Bashkimit Evropian, që është 0.1 cent për kWh. Për një shtëpi që përdor 3,000 kWh në vit, kjo ulje mund të sjellë një kursim prej rreth €70 në vit.

Si të përfitoni nga ulja e tarifave të rrjetit

Qeveria e re planifikon gjithashtu uljen e tarifave të rrjetit, që janë kostoja e mbajtjes së rrjetit të energjisë, e cila u kalon konsumatorëve. Nëse ky ndryshim realizohet, tarifat mund të ulen me deri në 3 cent për kWh, duke sjellë një kursim prej rreth €90 në vit për shtëpitë që përdorin 3,000 kWh.

Megjithatë, këto ulje mund të mos kalohen automatikisht. Në shumicën e rasteve, tarifat e rrjetit janë fikse në një kontratë 12- ose 24-mujore.

Shqipëria në avantazh ndaj Andorës, Manaj shënon 2 gola për kuqezinjtë

Mbrëmja e sotme ka sjellë emocione në stadiumin ‘Air Albania’ ku Shqipëria po luan kundër Andorës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Kuqezinjtë kanë marrë kontrollin e lojës që në minutat e para, duke shënuar dy herë me sulmuesin Rei Manaj në minutat 9 dhe 19, duke vendosur avantazhin 2-0, transmeton albinfo.ch.

 

 

Pas një viti rekord, hotelet zvicerane përballen me rënie të lehtë në shkurt

Tendenca pozitive në industrinë e turizmit në Zvicër ka pësuar një ngadalësim muajin e kaluar. Numri i qëndrimeve gjatë natës në hotelet zvicerane në muajin shkurt shënoi një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas vlerësimit të dytë të publikuar të hënën nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), numri i përgjithshëm i netëve të qëndrimit ra me 2.7 për qind gjatë muajit shkurt. Kjo rënie është pak më e butë sesa vlerësimi i parë, i cili parashikonte një rënie prej 3.1 për qind.

Një nga arsyet kryesore për këtë rënie është mungesa e një dite kalendarike, për shkak të vitit të brishtë 2024. Ndërkohë, në muajin janar ishte regjistruar një rritje prej 3.5 për qind.

Rënie tek turistët vendas

Veçanërisht shënohet një rënie e theksuar prej 6.1 për qind e qëndrimeve gjatë natës nga turistët vendas në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, vizitorët nga jashtë kanë shënuar një rritje të lehtë prej 1.5 për qind. Rritja më e madhe u regjistrua nga udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një rritje prej 14 për qind. Vizitorët nga Europa u rritën me 0.5 për qind, ndërsa turistët nga Kina (-23%) dhe nga vendet e Gjirit (-5.6%) mbetën dukshëm nën nivelet e vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.

Pas një viti rekord, një ndalesë në rritje

Tendenca pozitive e vitit të kaluar nuk vazhdoi në muajin e dytë të vitit 2025. Kujtojmë që në vitin 2024 u arrit një rekord historik me 42.8 milionë qëndrime gjatë natës në Zvicër.

 

 

 

Kriza e intolerancës në Itali: Një milion mesazhe urrejtjeje ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara 

Për vitin 2024, një studim i kryer nga Vox, në bashkëpunim me universitetet e Milanos, Barit dhe Romës, zbulon se përdoruesit italianë në X kanë shfaqur urrejtje ndaj gjashtë grupeve të ndryshme: gratë, hebrenjtë, të huajt, myslimanët, personat me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe transeksualët. Ky rezultat i theksuar në edicionin e tetë të Hartës së Intolerancës, një projekt që analizon përhapjen e mesazheve të urrejtjes, ka nxjerrë në pah shifra alarmante, transmeton albinfo.ch

Nga janari në nëntor të vitit 2024, numri i mesazheve diskriminuese dhe plot urrejtje ka kaluar një milion, me një përqindje mbizotëruese prej 57% të totalit. Gratë vazhdojnë të jenë grupi më i goditur, duke përbërë 50% të viktimave të gjuhës së urrejtjes. Një fenomen tjetër shqetësues është se një në pesë mesazhe mizogjene (20,81%) vjen nga vetë gratë, një dukuri që tregon një formë të “vetëobjektivizimit” dhe që kërkon më shumë vëmendje për të kuptuar dhe trajtuar urrejtjen gjinore, transmeton albinfo.ch.

Ky studim nxjerr në pah seriozitetin e problemit të intolerancës në internet dhe thekson domosdoshmërinë e ndërhyrjeve për të luftuar përhapjen e mesazheve të urrejtjes.

 

 

Britania planifikon dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në Ballkan

Kryeministri britanik Keir Starmer po shqyrton mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar në Ballkan, ku ata do të strehohen në “qendra kthimi”.

Vendet e mundshme për këtë plan janë Shqipëria, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Aktualisht, ky projekt është në fazat e para dhe nuk është kontaktuar ende asnjë shtet. Italia ka një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë, por kjo është bllokuar nga gjykatat italiane, transmeton albinfo.ch.

Sipas Migration Watch UK, më shumë se 5200 emigrantë kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2025 përmes varkave të vogla. Ky plan pason një të ngjashëm për Ruandën që dështoi pas ndërhyrjes së gjykatave britanike.

Bashkimi Evropian ka sugjeruar krijimin e qendrave të kthimit, mbështetur nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit.

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Xhelozia për ndryshimin e vendit të punës, motivi i dyshuar

Ngjarja tragjike e cila tronditi fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku ka ndodhur një vrasje e dyfishtë ka nxjerrë në pah dyshimet e para. Sipas informacioneve të para, një burrë dyshohet të ketë vrarë një grua me armë zjarri, dhe më pas ka marrë jetën e tij.

Rrahim A., një familjar i viktimës, ka ndarë disa detaje për mediat lidhur me këtë rast tragjik. Ai ka pohuar se dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për shkak të ndryshimit të vendit të punës nga ana e viktimës, e cila nuk punonte më tek i dyshuari, përcjell albinfo.ch.

Ai theksoi se nuk ka pasur lidhje familjare mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Viktima, sipas tij, ka qenë një grua shembullore, dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kishin punuar më parë në biznesin e të dyshuarit.

“Nuk ishin burrë e grua. Nuk dimë ende rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshohet se arsyeja kryesore ka qenë xhelozia, pasi viktima ka gjetur një punë tjetër dhe ka lënë punën tek i dyshuari,” ka shpjeguar familjari i viktimës.

Autoritetet janë duke e hetuar këtë ngjarje për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

 

 

Bojkoti i produkteve amerikane fiton terren në Zvicër dhe Evropë 

Të përballur me politikat e diskutueshme të Donald Trump, një numër në rritje i konsumatorëve në Zvicër dhe Evropë po zgjedhin të bojkotojnë produktet amerikane.

Kjo lëvizje, e cila e ka origjinën në Kanada dhe Danimarkë, po ndikon edhe në turizmin dhe konsumin e përditshëm.

Nga pasta e dhëmbëve te Coca-Cola, produktet amerikane po zhduken gradualisht nga karrocat evropiane të blerjeve. Ky fenomen në rritje është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj politikave të Donald Trump.

Në Gjenevë, Isabelle Lejeune ka ndryshuar rrënjësisht zakonet e saj të blerjes, duke mos konsumuar më disa produkte amerikane: “Detergjent lavanderie, pastë dhëmbësh, shampo, gjithçka që lidhet me mirëmbajtjen e shtëpisë”, thotë ajo, teksa shton se vendosi të marrë masa pas sherrit mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

“E pashë kaq të ulët, kaq vulgare,” shpjegon ajo. Për këtë gjenevase, bojkoti është “një akt qytetar, një akt pacifist”. “Unë mendoj se ne kemi të drejtë të shprehim zhgënjimin tonë dhe ta bëjmë këtë me ndërgjegje, dhe të godasim ku të mundemi, ku të dhemb, domethënë ekonominë.”

Një lëvizje që po përhapet

Lëvizja e bojkotit filloi në Kanada dhe Danimarkë pas deklaratave të cilësuara agresive të presidentit amerikan. Ajo u përhap shpejt në të gjithë Evropën. Në Danimarkë, disa shitës me pakicë kanë marrë masa radikale. “Ne kemi vendosur të mos shesim më Coke dhe Pepsi amerikane”, thotë Bjørn Salling, drejtor i KaffeFair.

Ndikimi në turizëm

Ndërsa ndikimi në shitjet e produkteve është ende i vështirë për t’u llogaritur, sektori i turizmit tashmë po i ndjen efektet. Profesionisti i turizmit Patrice Oppliger ka vënë re “një rënie të tmerrshme të kërkesave për prenotime” për Shtetet e Bashkuara. “Ne zakonisht marrim shumë në fillim të vitit. Dhe këtë vit jemi në zero”, thotë ai, transmeton albinfo.ch. Motivimet e udhëtarëve janë të qarta: “Njerëzit mendojnë me kujdes përpara se të zgjedhin një destinacion, në mënyrë që të mos mbështesin ose përkrahin një regjim politik që nuk u përshtatet atyre,” shpjegon Patrice Oppliger.

Ndërsa pritej një rritje prej 8.8%, ekspertët tani parashikojnë një rënie prej 5.1% të numrit të turistëve të huaj në Shtetet e Bashkuara këtë vit. Dhe disa frikësohen se ky është vetëm fillimi.

Politikani nga Gjeneva arrestohet nën dyshimin për trafik droge

Në kantonin e Gjenevës, një politikan lokal i Partisë së Gjelbër është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh policor për çmontimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës.

Në total, policia arrestoi nëntë persona dhe konfiskoi disa kilogramë drogë.

“Një person i përfshirë në trafik droge nuk ka vend në Partinë e Gjelbër”, tha presidentja e të Gjelbërve të Gjenevës, Maryam Yunus Ebener. Ajo përmendi mundësinë e dorëheqjes ose përjashtimit të tij. Partia, e cila vlerësoi punën e anëtarëve të saj në parlament, nuk i kishte pritur aspak këto zbulime, transmeton albinfo.ch.

Bastisja të mërkurën e kaluar

Operacioni policor u zhvillua të mërkurën e kaluar, siç konfirmoi Zyra e Prokurorit Publik të Gjenevës. Policia kreu disa kontrolle në banesa dhe arrestoi disa persona. Gjatë aksionit u sekuestruan kokainë, MDMA, ekstazi, ketaminë, produkte kanabisi, si dhe mbi 100,000 franga zvicerane.

Policia arrestoi nëntë persona të dyshuar për përfshirje në trafik droge. Ata u morën në pyetje nga prokuroria ditën e enjte dhe të premte. Më pas, gjykata urdhëroi paraburgim për tetë prej tyre, përfshirë edhe këshilltarin bashkiak. Të gjithë të ndaluarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar.

Sipas presidentes së Partisë së Gjelbër të Gjenevës, këshilltari i përfshirë në çështje ishte rizgjedhur në zgjedhjet e mbajtura të dielën e kaluar.

 

Aplikacionet në Android që duhet t’i fshini menjëherë, përmbajnë një virus të rrezikshëm

Disa aplikacione të rrezikshme të gjetura nga studiuesit në iOS App Store po sugjerohet të largohen menjëherë. Studimi i kryer nga Kaspersky u shtri edhe në Android Play Store, ku u zbuluan APK të infektuara.

Pjesë e fushatës “SparkCat” janë edhe aplikacionet në fjalë, të cilat i gjeni të listuara më poshtë. Shqetësues është fakti se, sipas të dhënave të Google, ato janë shkarkuar mbi 242 mijë herë. Kaspersky në raport thekson se këto aplikacione përmbajnë një SDK me qëllim të keq, e cila përgjon frazat e pranishme në SMS ose email, për të rikuperuar kredencialet e lidhura me kuletat e kriptomonedhave, në mënyrë që të vjedhin monedhat virtuale që gjenden brenda tyre.

Shqetësimi është i lartë, pasi – siç shpjegohet në dokument – “ky është rasti i parë i njohur i një vjedhësi të gjetur në App Store”. SDK-ja përdor një komponent Java për të nxjerrë tekstin nga imazhet në pajisje, me qëllim identifikimin e frazave të rikuperimit që mund të përdoren për të hyrë në portofol edhe pa e ditur fjalëkalimin, përcjell albinfo.ch.

Sipas studiuesve të Kaspersky, aplikacionet e identifikuara në Google Play Store që përmbajnë malware janë si më poshtë:

  • ComeCome – Chinese Food Delivery

  • ChatAI

  • WeTink

  • Çdo GPT

Sigurisht, këshillohet që t’i çinstaloni ato sa më parë, pasi mund të lëshojnë malware në sfond që synon të vjedhë të dhëna nga telefoni juaj.

 

 

 

Kriminaliteti në Vaud: Rritet dhuna në familje dhe mashtrimet digjitale

Më 24 mars 2025, autoritetet e Kantonit të Vaudit prezantuan bilancin vjetor të kriminalitetit për vitin 2024. Të dhënat tregojnë një rritje prej 16.7% të numrit të përgjithshëm të shkeljeve ligjore krahasuar me vitin paraprak.

Në total, janë regjistruar 72,762 shkelje, shumica sipas Kodit Penal.

Tri fusha janë identifikuar si më shqetësuese dhe kërkojnë veprime të synuara: – Dhuna në familje, e cila ka shënuar një rritje prej 11.7% me afro 4,000 raste të raportuara. – Kriminaliteti digjital, me 5,013 raste, është rritur me pothuajse 40%, kryesisht mashtrime online dhe përdorim i paligjshëm i të dhënave. – Trafiku i drogës në rrugë, me një rritje të ndjeshme, veçanërisht në qytetet kryesore si Lozana, Vevey dhe Yverdon-les-Bains.

Pavarësisht kësaj rritjeje, autoritetet theksojnë se kriminaliteti në kanton ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2012, ndërsa popullsia ka vijuar të rritet.

Policia kantonale dhe bashkiake do të intensifikojnë masat parandaluese, ndërsa fokusi do të jetë gjithashtu në përmirësimin e mbështetjes për viktimat dhe rritjen e prezencës policore në terren.

(Z. B.)

Vrasja e rëndë në Vushtrri, Policia e Kosovës jep detajet rreth rastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:56, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku, sipas informatave zyrtare nga Policia, një burrë 58-vjeçar me inicialet A.M. dyshohet se ka qëlluar për vdekje një grua 42-vjeçare me inicialet N.H., e më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia, përmes një deklarate për media, ka njoftuar se në vendin e ngjarjes hetuesit policorë kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë, që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast tragjik, transmeton albinfo.ch.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga hetuesit policorë, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, dhe po trajtohen si “Vrasje e rëndë” dhe “Vetëvrasje”.

 

 

Xhevrie Osmani i prin garës për ekzekutivin e Meyrin-it, pritet fitore në balotazh

Krahas garës për Këshillin Bashkiak (kuvendin ose asamblenë), në Kantonin e Gjenevës, të dielën, më 23 mars janë mbajtur edhe zgjedhjet për ekzekutivin e komunave përkatëse.

Në këto gara ka marrë pjesë edhe politikania e re me rrënjë shqiptare, Xhevrie Osmani, e cila si përfaqësuese e PS dhe Verte (Paria e Gjelbër) ka dalë e para, shkruan albinfo.ch. Duke mos arritur fitoren absolute, ajo do të garojë edhe në raundin e dytë. Krahas saj janë tre kandidatë të tjerë por Osmani ka përparësi të dukshme në numrin e votave.

Duhet theksuar me këtë rast se, ndryshe nga kandidimi për një vend në këshillat bashkiakë, ku numri i kandidatëve shqiptarë është relativisht i lartë, kur bëhet fjalë për vendet në ekzekutiv, ky numër është fare simbolik, në gjithë Zvicrën. Për këtë arsye rezultati i arritur nga Xhevrie Osmanit ka “peshë specifike” dukshëm më të lartë.

Përfaqësuesja rozë-gjelbër (PS – Verte) Xhevrie Osmani kryeson me lehtësi raundin e parë të zgjedhjeve për Këshillin Administrativ të komunës Meyrin, të Kantonit të Gjenevës, shkruan SDA/ATS. Deputetja lokale pasohet nga centristi Laurent Tremblet, kandidat në largim. Kandidati i Gjelbër Damien Boccard e mbetet në pozitën e tretë përcjell albinfo.ch.

Treshja ka një epërsi të konsiderueshme ndaj kandidatit të vendit të katërt,  Marco Guetanino nga lëvizja MCG.

Në nivel të Këshillit Komunal (asamblesë) Partia e re Liri dhe Drejtësi Sociale (LJS) ka hyrë në Këshillin Bashkiak, me 3 mandate ndërsa ocialistët, grupi dominues në komunë, kanë humbur dy mandate.

Aleanca mes Qendrës dhe Liberalëve të Gjelbër ka fituar 5 mandate. MCG përparon me 2 vende, UDC ruan 5 vendet e saj, ndërsa PLR humbet një vend.

Meyrin është komuna e katërt më e populluar në kanton, me 27,000 banorë.

Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin

Kosova, pas fitores së mbrëmshme, ka arritur të kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, është shprehur se është shumë krenar për ekipin dhe për qëllimin e arritur.

“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga aty më tej. Jam shumë, shumë krenar për ekipin. E dinim që kundërshtari ishte një ekip shumë i mirë. Por unë isha i bindur se ne ishim në gjendje të ngjiteshim në Ligën B. E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javëve dhe muajve të fundit. Tani duhet thjesht të vazhdojmë përpara dhe ta marrim këtë shpirt ekipi edhe në muajin qershor”, ka thënë Foda, transmeton albinfo.ch

Linku i video-s: https://www.facebook.com/FFKKosova/videos/982716220617017/

Zvicra mbetet qendra e sportit global – tani për tani

Zvicra mbetet një parajsë për shoqatat sportive ndërkombëtare pavarësisht një doze jo të shëndetshme trazirash gjatë dekadës së fundit.

Rreth 60 federata sportive, duke përfshirë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe autoritetin botëror të futbollit FIFA, kanë ngritur selitë e tyre në shtetin alpin. Ata tërhiqen nga trajtimi i favorshëm ligjor dhe tatimor dhe reputacioni i Zvicrës për neutralitet.

Në shumë mënyra, ata janë kushërinj me disa organizata të tjera joqeveritare, si departamentet e Kombeve të Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të cilët shfaqin neutralitetin e tyre në Zvicër.

Por rruga ka qenë ndonjëherë me gunga në Zvicrën e pacenuar. Si IOC ashtu edhe FIFA u detyruan të pastronin veprimet e tyre pas skandaleve të korrupsionit që përfshinin ryshfet në dhënien e ngjarjeve të mëdha në vende të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

“Jo vetëm integriteti i sportit është në rrezik, por edhe imazhi i Zvicrës si një vend që pret një numër të madh federatash sportive ndërkombëtare”, thuhej në një raport të ministrisë zvicerane të sportit në 2012.

Këto skandale e detyruan Zvicrën të shtrëngonte ligjet që tani i konsiderojnë zyrtarët e lartë të sportit si “persona të ekspozuar politikisht” (PEP), shkruan swissinfo.

Akoma po ndihen jehona me ish-bosët e FIFA-s dhe autoritetit evropian të futbollit UEFA, ende nën dritën e një çështjeje gjyqësore të gjatë, të akuzuar për korrupsion.

Procedurat ligjore zvicerane tregojnë se të qenit qendra e sportit global mund të rezultojë në efekte anësore negative.

Kush është në skuadrën sportive të organizuar nga Zvicra?

Nënshkrimi i parë i Zvicrës, IOC në 1915, mbetet lojtari yll pas gjithë këtyre viteve, sipas Jean-Loup Chappelet, një ekspert në menaxhimin e organizatave sportive Shkolla e Diplomuar Zvicerane e Administratës Publike në Universitetin e Lozanës.

Mbrojtësi i frymës olimpike me bazë në Lozanë ka tërhequr një mori trupash të tjera sportive, nga Federata Ndërkombëtare e Skermës deri te Triathlon Botëror dhe Ujori Evropian.

“Arsyeja kryesore që ata u transferuan në Lozanë ishte që të ishin në afërsi me IOC, gjë që do të rrisë shanset e tyre për t’u emëruar si një sport zyrtar olimpik,” tha Chappelet për SWI swissinfo.ch.

Lista plotësohet me akte mbështetëse, si Agjencia Ndërkombëtare e Testimit që zbaton programe antidoping për federatat dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Sulmues të tjerë të mëdhenj përfshijnë FIFA, e cila u zhvendos nga Parisi në Cyrih në 1932 dhe UEFA, e cila ndryshoi selinë në Bernë në 1959 përpara se të zhvendosej në qytetin zviceran të Nyon.

Autoritetet zvicerane kanë shtuar inkurajime të mëtejshme në formën e uljeve bujare të taksave dhe duke aplikuar një prekje të lehtë në kodin e saj ligjor duke i caktuar subjektet e tilla “shoqata private” me lirinë për të vepruar në mënyrë të pavarur.

Ka disa anë negative të vendosjes në Zvicër për federatat ndërkombëtare të sportit. Kostot e stafit dhe akomodimit janë më të larta në Zvicër se shumica e vendeve të tjera.

Kryerja e shpenzimeve në franga zvicerane gjatë krijimit të të ardhurave në dollarë amerikanë mund të paraqesë sfida financiare, veçanërisht pasi franga është mbiçmuar kundrejt dollarit kohët e fundit.

“Federatat me bazë në Zvicër po përpiqen të ulin kostot sa më shumë që të munden, në mënyrë që të kalojnë para tek anëtarët bazë. Por kostoja e jetesës në Zvicër po rritet vazhdimisht,” tha Chappelet.

Për më tepër, skandalet e korrupsionit në IOC dhe FIFA e detyruan Zvicrën të heqë dorë nga presioni i Grupit të Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) duke shtrënguar kodin e saj ligjor në vitin 2015.

Organizatat sportive në Zvicër tani janë subjekt i sanksioneve penale për ryshfet dhe zyrtarët e lartë caktohen si persona të ekspozuar politikisht, gjë që i detyron bankat të vëzhgojnë nga afër transaksionet e dyshimta.

Megjithatë, Chappelet thotë se kushtet në Zvicër janë ende të favorshme në krahasim me vendet e tjera evropiane.

“Sistemi ligjor zviceran ka evoluar gjatë dekadës së fundit, por mbetet shumë fleksibël. Ka vetëm 20 nene ligjore që mbulojnë drejtpërdrejt zyrat e sportit dhe shumë prej tyre nuk janë të detyrueshëm,” tha ai.

A do të qëndrojnë federatat në Zvicër?

Disa federata kanë shfaqur dëshirën për të hapur krahët larg Zvicrës vitet e fundit.

FIFA ka zhvendosur disa njësi administrative në Paris, Miami dhe Singapor, duke shkaktuar shqetësime se do të largohej plotësisht nga Cyrihu. Por FIFA thotë se do të mbajë selinë e saj në Zvicër, duke argumentuar se hapja e zyrave në vende të ndryshme thjesht e ndihmon atë të mbajë kontakte më të mira me rajone të ndryshme anembanë botës.

World Aquatics është në procesin e lëvizjes nga Lozana në Budapest, duke mbajtur vetëm një gjurmë të vogël në Zvicër. Presidenti i saj, Husain Al-Musallam, kishte argumentuar se Zvicra ishte shumë e shtrenjtë për federatën e kufizuar në para.

“Sapo një president vendos të lëvizë diku tjetër, është shumë e vështirë të kundërshtosh vullnetin e tyre,” tha Chappelet. “Por largimi nga Evropa është i vështirë sepse rajoni mbetet qendra kryesore globale e administrimit të sportit.”

“Kjo mund të mos zgjasë përgjithmonë, duke pasur parasysh ndryshimet gjeopolitike [veçanërisht ndikimin në rritje të Kinës]. Por është e vështirë të parashikohet një lëvizje me shumicë e federatave sportive në 10 vitet e ardhshme.”

 Çfarë ka për të humbur Zvicra?

Përfitimi kryesor i paprekshëm për shtetin e vogël alpin është lavdërimi i tërheqjes së federatave ndërkombëtare që kanë ndikim të madh dhe buxhete në mbarë botën. Vendimet e tyre për të ardhur në Zvicër gjithashtu rritin imazhin e Zvicrës për neutralitet.

Por pavarësisht vendosjes së shumë pak taksave ndaj federatave ndërkombëtare sportive, Zvicra gjithashtu sheh disa përfitime materiale nga organizimi i këtyre organizmave.

Një raport i vitit 2021 nga Akademia Ndërkombëtare për Shkencën dhe Teknologjinë Sportive (AISTS) zbuloi një shpërblim vjetor ekonomik prej 1.68 miliardë CHF për vendin pritës çdo vit midis 2014 dhe 2019.

Rendimenti përfshinte shpenzimet e federatave dhe vizitorëve të tyre në Zvicër, disa taksa, dhe gjithashtu numëronte një rritje të turizmit të gjeneruar nga atraksione të tilla si FIFA dhe muzetë olimpikë. Përfituesit kryesorë kanë qenë Lozana dhe kantoni në të cilin ndodhet, Vaud.

Cilat janë rregullat e hipotekës për pensionistët e huaj në Zvicër?

Nëse jeni pensionist me pasaportë të huaj, cilat janë shanset tuaja për një hipotekë në Zvicër? Dhe çfarë ndodh nëse tashmë zotëroni një pronë, por duhet të rinovoni hipotekën tuaj pas daljes në pension?

Këtu ka dy çështje: pronësia e shtëpisë për pensionistët në përgjithësi dhe për shtetasit e huaj në veçanti.

Por së pari, le të shohim se çfarë të drejtash kanë pensionistët e huaj në Zvicër.

Pyetja më urgjente në këtë drejtim (edhe para se të shqetësoheni për hipotekat) është: a mund ta ruani lejen e qëndrimit pasi të ndaloni së punuari?

Përgjigja varet nëse keni mundësi financiare për të vazhduar të jetoni këtu pa një rrogë të rregullt. Ky kriter synon të sigurojë që ju nuk do të kërkoni ndihmë sociale.

Nëse keni punuar në Zvicër për shumë vite dhe e merrni pensionin këtu, duhet — të paktën teorikisht — të jeni në gjendje të mbaheni.

Me zgjidhjen e asaj pike, ka edhe çështje lejesh.

C leje mbi të gjitha

Nëse, në kohën e daljes në pension, ju keni një leje C, keni të drejtë të qëndroni në Zvicër për aq kohë sa dëshironi, ose për një kohë të pacaktuar, dhe të mos i nënshtroheni asnjë kufizimi ose kushti kohor.

Sa i përket lejeve B, vlefshmëria e tyre varion nga një deri në pesë vjet, në varësi të faktit nëse vini nga një vend i BE/EFTA apo një shtet i tretë.

Nëse jeni mbajtës i lejes B pesëvjeçare dhe nëse tashmë e dini se dëshironi të qëndroni në Zvicër pas daljes në pension, shikoni nëse jeni të përshtatshëm për një leje C dhe nëse mund ta merrni atë përpara se të ndaloni së punuari, shkruan thelocal, përcjell albinfo.ch.

Mbajtësit e lejeve afatshkurtra si L kanë më pak gjasa që të lejohen të qëndrojnë në Zvicër pas daljes në pension.

Po në lidhje me hipotekën pas daljes në pension?

Për sa i përket hipotekave (dhe kredive të tjera), pensionistët e huaj dhe zviceranë janë pothuajse të barabartë. Kjo do të thotë se kërkesat janë të njëjta për të gjithë.

Sipas platformës konsumatore Moneyland, bankat kanë kritere të rrepta për kredidhënien hipotekore.

“Rregulli i përgjithshëm këtu, i quajtur ndonjëherë rregulli i artë i financave shtëpiake, është ky: normat e hipotekës plus tarifat shtesë nuk duhet të jenë më shumë se një e treta e të ardhurave të huamarrësve.”

Të ardhurat e një pensionisti zviceran, duke përfshirë pensionin e tyre shtetëror (AHV / AVS) dhe pagesat e fondit të pensionit janë, mesatarisht, të paktën një e treta më e ulët se të ardhurat e tyre para daljes në pension.

“Për këtë arsye, një sasi e drejtë pensionistësh nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesat e përballueshmërisë të shpjeguara në formulën e mësipërme,” tha Moneyland. Nëse vlera e një prone rritet, tarifat shtesë mund të kalojnë 1 për qind, duke e bërë edhe më të vështirë përmbushjen e kritereve.

Por nëse aktivet tuaja janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e hipotekës, atëherë banka ka të ngjarë të mos e refuzojë atë.

Megjithatë, si një pensionist, mund të mos ju jepet një hipotekë afatgjatë, por më tepër një hipotekë afatshkurtër.

A mund të refuzojë një bankë të rinovojë hipotekën tuaj?

Të gjithë pronarët e pronave, pavarësisht nga kombësia e tyre, kanë detyrimin të vazhdojnë të paguajnë interesin e hipotekës së tyre.

Nëse gjendja juaj financiare nuk ju lejon më ta bëni këtë, bankat jo vetëm që nuk do të zgjasin hipotekën tuaj, por edhe do t’ju kërkojnë të shisni shtëpinë tuaj.

“Bankat zvicerane nuk janë normalisht të përkulshme kur bëhet fjalë për kërkesat e përballueshmërisë,” vuri në dukje Moneyland.

Në fakt, ata po rrisin më tej kriteret e kontrolleve të tyre të përballueshmërisë së hipotekës, “dhe kjo lëvizje ka goditur veçanërisht rëndë pensionistët”.

“Në rastin më të keq, huamarrësit e moshuar që nuk plotësojnë më kërkesat e përballueshmërisë mund të detyrohen të shesin shtëpinë e tyre për të qetësuar bankën.”