Rriten qiratë në Gjenevë

Një hulumtim nga Televizioni Francez Zviceran po zbulon se sa shumë rriten qiratë në Gjenevë sa herë që një pronë ndryshon pronar – edhe kur nuk është kryer asnjë rinovim.

Në shumë raste, qiraja mund të rritet deri në 50%. Në një rast ekstrem, qiraja është dyfishuar pa asnjë ndërhyrje në pronë, transmeton albinfo.ch.

Ligjet në Gjenevë u japin pronarëve të drejtën të rivendosin qiranë sa herë që një qiramarrës largohet.

Sipas të dhënave nga Zyra Kantonale e Statistikave, në shumicën dërrmuese të rasteve, qiratë rriten me të paktën 20% pas ndërrimit të qiramarrësit.

Martin Pfister zgjidhet në Këshillin Federal

Sot, në orën 09:30, deputetët e të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës votuan për ministrin e ri federal nga Partia e Qendrës (Die Mitte). Në këtë garë, Martin Pfister u zgjodh për të pasuar ministren e dorëhequr, Viola Amherd, përcjell albinfo.ch.

Pfister shijoi fitoren që në raundin e parë të votimit. Banori i Kantonit Zug mori 122 vota, por i mungoi vetëm një votë për t’u zgjedhur menjëherë. Rivali i tij, Markus Ritter, siguroi 105 nga 245 votat e vlefshme, ndërsa 18 vota shkuan për kandidatë të tjerë.

Në raundin e dytë, Pfister arriti të sigurojë zgjedhjen e tij me 134 nga 245 vota të vlefshme, duke kaluar shumicën absolute prej 123 votash. Konkurrenti i tij, Markus Ritter, mori 110 vota.

Me këtë rezultat, Martin Pfister bëhet anëtari më i ri i Këshillit Federal të Zvicrës.

 

Nga nesër, mbyllet zyrtarisht TikTok-u në Shqipëri

Nga data 13 mars 2025, TikTok nuk do të funksionojë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.

Nëpërmjet një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP ka kërkuar që ato të bllokojnë aksesin në TikTok deri më 13 mars.

Bllokimi është parashikuar të zgjasë 12 muaj ose deri në momentin që kompania TikTok do të marrë masa për rritjen e sigurisë dhe vendosjen e filtrave në këtë platformë të rrjeteve sociale.

Në shkresë shkruhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme: Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë; Bllokimi i DNS-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë; Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë; Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Vendimi i qeverisë

Në vendimin e qeverisë kërkohet ndërprerja e aksesit në platformën on-line “TikTok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj, me qëllim shmangien e ndikimeve negative dhe të problematikave sociale në tërësi, kryesisht në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët, që sjellin probleme të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

“Ndërprerja e platformës on-line “TikTok” zgjat deri në mundësimin, nga ofruesi i kësaj platforme, të instrumenteve teknike, që rregullojnë aksesin e fëmijëve në këtë platformë dhe në materiale të dëmshme për ta. Caktimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me autoritetet rregullatore sektoriale e nëpërmjet tyre, si dhe autoritetet e tjera, që përfshihen në këtë proces, për të komunikuar e negociuar me përfaqësuesit e platformës on-line “TikTok”, dhe me përfaqësues të platformave të tjera on-line, për të adresuar problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, duke përfshirë: a) operimin efektiv të sistemeve funksionale të verifikimit të moshës së përdoruesve të platformës; b) operimit të sistemeve të kontrollit prindëror lidhur me përmbajtjet, që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijëve; c) shmangien e publikimit të materialeve me përmbajtje dhune, bullizmi, gjuhe urrejtjeje apo me fjalor të papërshtatshëm; ç) përshtatjen e përdorimin e filtrave të moderimit për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare.”, thuhet në vendim.

Vendimi kërkon që Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, të marrë masat e nevojshme për realizimin e ndërprerjes së aksesit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.

Pasi të realizohet nga platforma on-line “TikTok” vendosja e filtrave të nevojshëm, mund të vendosen masa të reja ose të rishikohen masat në fuqi.

“Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK. Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqesë konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.”, thuhet në shkresën dërguar të gjitha subjekteve ISP./RTSH

Parlamenti zgjedh sot një këshilltar të ri federal

Ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, njoftoi në janar se do të tërhiqet zyrtarisht më 31 mars.

Sot, deputetët do të zgjedhin pasardhësin e saj, i cili jo vetëm që do të marrë drejtimin e Departamentit të Mbrojtjes, por edhe do të plotësojë vendin e saj në Këshillin Federal shtatëanëtarësh.

Këshilli Kombëtar, me 200 anëtarë, dhe Këshilli i Shteteve, me 46 anëtarë, zgjedhin së bashku Këshilltarët Federalë. Votimi është i fshehtë dhe zhvillohet në disa raunde, derisa një kandidat të sigurojë shumicën absolute të votave.

Në garë për këtë post janë dy kandidatë – Martin Pfister dhe Markus Ritter.

Të dy vijnë nga e njëjta parti, Qendra, si Amherd, për të ruajtur ekuilibrin politik në Këshillin Federal, një praktikë e ndjekur për më shumë se 60 vjet.

Qeveria e Kosovës miraton nismën për marrëveshjen kornizë të mbrojtjes me SHBA-në

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se kjo marrëveshje synon avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në planifikimin e mbrojtjes, forcimin e qëndrueshmërisë strategjike dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Ai shtoi se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përkushtimi i të dyja palëve në fushën e mbrojtjes.

“Kjo nismë është në përputhje me synimet tona për integrim më të gjerë euroatlantik, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e partneritetit të ngushtë me SHBA-në,” tha Maqedonci.

Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur vendimin që nga sot e tutje kosovarët në Gjermani do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës dhe jo të Serbisë, përcjell albinfo.ch.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti falënderoi autoritetet gjermane për këtë ndryshim dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të korrigjojnë dokumentet e shtetësisë.

“Pas më shumë se 17 vitesh, është gjetur një zgjidhje me autoritetet përkatëse gjermane për regjistrimin e shtetasve të Kosovës.

Për një kohë të gjatë, shumë prej jush jeni detyruar të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman, por kjo padrejtësi tashmë është korrigjuar. Dua të shpreh mirënjohjen për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka punuar me përkushtim për të arritur këtë ndryshim të rëndësishëm,” tha Kurti.

Ai theksoi se falë këtij angazhimi, është miratuar një udhëzim që siguron regjistrimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës vetëm si shtetas të Republikës së Kosovës. Ky ndryshim ka hyrë në fuqi dhe zbatohet në të gjitha çështjet administrative në Gjermani.

“Ftoj të gjithë bashkatdhetarët tanë që të verifikojnë dhe të bëjnë korrigjimet e nevojshme në dokumentet e tyre,” përfundoi ai.

Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Paralmentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiq, me qëllim që të merren në pyetje.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit u lëshua nga prokurori i Prokurorisë së Bosnjës, Çazim Hasanpahiq. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.

Njoftimi vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që entitetin në Bosnje e Hercegovinë ta përcaktojnë si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën për vetëvendosje, të krijojnë ushtrinë e vet dhe të heqin Këshillin e Popujve, sipas një drafti të ri të Kushtetutës të Republikës Sërpska, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.

Ligji për procedurën penale i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për dhënien e dëshmisë, në rast se personi i thirrur në institucionet gjyqësore refuzon ta bëjë këtë.

Zyra e Prokurorit ka dorëzuar urdhrin për ndalim te policia gjyqësore dhe ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska dhe nga Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), raportoi radioja në Republikën Sërpska.

Drejtori i gjykatës policore në Republikën Sërpska, Zhellko Dragojeviq, i tha televizionit të Republikës Sërpska se kjo polici nuk ka dhe nuk mund të lëshojë urdhëra të ndalimit sepse kjo gjë është brenda juridiksionit të SIPA-së dhe Gjykatës Policore të Gjykatës së Bosnjës.

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska parashihet të diskutojë më 12 mars draft-kushtetutën e këtij entiteti më 12 mars, që paraqet edhe një lëvizje tjetër secesioniste nga autoritetet e këtij entiteti, pasi u miratuan ligje që ndalojnë funksionimin e institucioneve gjyqësore dhe hetuese të Bosnjës në territorin e Republikës Sërpska. Këto ligje hyn në fuqi javën e kaluar.

Në një seancë më 12 mars, deputetët në Republikën Sërpska po ashtu pritet të diskutojnë për krijimin e një gjykate speciale dhe zyre të prokurorisë për të “mbrojtur rendin kushtetues”.

Këto ligje jokushtetuese janë mriatuar pasi që Dodiku u dënua, në shkallë të parë, nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të postit të presidentit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Më 27 shkurt, Parlamenti në RS miratoi ligjet jokushtetuese dhe më 5 mars ato u dekretuan nga Dodiku.

Ndalimi i funksionimit të institucioneve shtetërore të drejtësisë mbi një pjesë të territorit të Bonjës janë në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit dhe më 7 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezulloi zbatimin e këtyre ligjeve.

Dodik ka thënë se ligjet do të zbatohen pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Miratimi i këtyre ligjeve është dënuar nga zyrtarë të lartë botërorë, përfshirë nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe disa ambasada të huaja në Bosnje e Hercegovinë.

Parlamenti Evropian do të diskutojë kërcënimet për ndarje në Bosnje gjatë seancës plenare të 12 marsit.

Kushtetuta e Bosnjës është neni 4 i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje më 1995. Sipas këtij dokumenti, shteti mund të marrë juridikisionin “në ato çështje për të cilat arrihet një marrëveshje mes entiteteve”.

Praktikisht, të gjitha kompetencat që autoritetet e RS duan të “rikthejnë” në nivelin e entitetit, janë transferuar në nivelin shtetëror përmes votimit në të dyja dhomat e Parlamentit të Bosnjës, përfshirë edhe votat e përfaqësuesve të RS-së.

Sipas Kushtetutës së Bosnjës, Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje e Hercegovinës janë entitete që përbëjnë Bosnjë dhe Hercegovinën dhe nuk kanë statusin e një shteti. Po ashtu, sovraniteti dhe integriteti territorial, sipas Kushtetutës shtetërore, janë të rezervuara vetëm për shtetin e Bosnjës dhe jo për entitetet.

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve

Ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi u zhvillua në prani të vëzhguesve të akredituar. 

35 prej këtyre vendvotimeve ishin në Komunën e Vushtrrisë, ndërsa 15 në komunat e tjera.

Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, do të nisë rinumërimi i 1.631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë. Këto fletëvotime janë të shpërndara në 177 kuti votimi dhe do të rinumërohen në bazë të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

KQZ-ja ka konfirmuar se edhe ky proces do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të akredituar, duke siguruar transparencë dhe respektim të procedurave zgjedhore.

Mbrëmje e madhe boksi në Austri, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël

Një mbrëmje e madhe e boksit do të zhvillohet të shtunën me 15 mars në Südstadt, shkruan albinfo.at.

Ky event garanton përsëri duele të jashtëzakonshme, me gjithsej 10 ndeshje të nivelit të lartë.

Erion Veseli, Lorent Murati, Mergim Asani dhe Patriot Behrami, do të debutojnë në boksin profesionist këtë mbrëmje dhe do të ngjiten në ring për ndeshje me 4 raunde dhe do të dëshmojnë nëse janë gati për sfida ndërkombëtare.

Ndërkohë, boksit profesionist për femra nuk do t’i mungojë përfaqësimi: Patricia Lager do të zhvillojë ndeshjen e saj të katërt si profesioniste kundër Fani Vilicic nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Të rinjtë premtues Yuris Sakunts, Kushtrim Tahitukaj dhe Ndrichim Emini do të përballen me kundërshtarë nga Sllovakia, Kroacia dhe Uganda në ndeshje me 6 raunde. Një tjetër moment i rëndësishëm i mbrëmjes është Kampionati i Austrisë në peshën e rëndë! Habib Vuqiterna dhe Ramiz Hadziaganovic do të luftojnë në një duel me 10 raunde, ku vetëm njëri do të dalë kampion i ri i Austrisë” ka thenë për albinfo.at, Shpetim Shala, organizator i këtij eventi.

Finalja e madhe e mbrëmjes: Bernardin „BJ“ Jakaj kundër Joel „El Torro“ McIntyre.

Në një përballje me 8 raunde, Jakaj do të ketë përballë ish-kampionin britanik të peshës gjysmë të rëndë. Një sfidë vendimtare për të ardhmen e tij në skenën e madhe të boksit. /Albinfo.at

 

Vjenë: Tedi Papavrami do të mbaj koncert më 30 mars

Violinisti profesionist me famë botërore Tedi Papavrami do të mbaj koncert në kryeqytetin e muzikës së Austrisë, shkruan albinfo.ch.

Tedi Papavrami dhe Maki Okada pritet të dhurojnë spektakel në Vjenë, pikërisht më datë 30 mars, duke filluar nga ora 16:00.

Për më shumë: https://38.agendaculturel.fr/concert/vienne/tedi-papavrami-et-maki-okada.html?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR2j1NGkRN7S0vROe5BWemIYuslHPHip_nYVAs92KeJbdvaji8LlrIS1uno_aem_hzZBuFcj7Xy0rGhNW7hHAQ

80 anëtarët e Filharmonisë së Kosovës do të performojnë sot në Bern

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Zvicër sot në kuadër të festimeve në shënim të 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Koncerti madhështor i Filharmonisë së Kosovës në Bern do të mbahet në sallën e madhe të Kultur Casino Bern, shkruan albinfo.ch.

Thuhet se 80 anëtarët e Filharmonisë do të sjellin emocion sot në Bern.

https://www.facebook.com/share/p/1BewGH6pSr/?mibextid=wwXIfr

 

Pasaporta zvicerane ndër më të fuqishmet për vitin 2025

Në botën gjithnjë në zhvillim të udhëtimeve globale, Indeksi i Pasaportave Henley ka zbuluar edhe një herë renditjen e tij gjithëpërfshirëse të pasaportave më të fuqishme në botë, transmeton albinfo.ch.

Kjo renditje prestigjioze, e përpiluar nga Henley & Partners, mat fuqinë e pasaportave bazuar në numrin e destinacioneve pa viza ose me viza në mbërritje të aksesueshme për mbajtësit e tyre. Përditësimi më i fundit për vitin 2025 ka zbuluar disa ndryshime befasuese, duke përfshirë që të dy vendet janë ngjitur lart dhe të tjerat kanë rënë në mënyrë dramatike.

Henley & Partners është e njohur për punën e saj në emigracionin global dhe Indeksi i tyre i pasaportave Henley konsiderohet si një nga burimet më të besueshme për vlerësimin e fuqisë së pasaportave në mbarë botën. Renditja bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), duke përfshirë 199 pasaporta nga vende dhe territore në mbarë botën.

Lista jo vetëm që zbulon pasaportat më të forta, por gjithashtu thekson ato më pak të fuqishme, duke treguar ndikimin e stabilitetit politik, prosperitetit ekonomik dhe marrëdhënieve diplomatike në lëvizshmërinë globale të një vendi.

Pas ndarjes së renditjes më të lartë me Japoninë për disa vite, Singapori ka rikthyer pozicionin e saj si pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2025. Mbajtësit e pasaportave të Singaporit gëzojnë akses në 195 destinacione mbresëlënëse pa vizë paraprake, duke e vendosur vendin në ballë të lirisë së udhëtimit ndërkombëtar.

1. Singapor (qasje në 195 destinacione)

2. Japoni (193)

3. Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Koreja e Jugut, Spanja (192)

4. Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda Norvegjia, Suedia (191)

5. Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, MB  (190)

6. Australi, Greqi (189)

8 .7. Kanada, Maltë, Poloni  (188)

9. Çekia, Hungari (187)

10. Estonia, SHBA (186)

11. Letonia, Lituani, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)

Në anën tjetër të spektrit, ka vende, pasaportat e të cilave ofrojnë liri minimale të udhëtimit. Afganistani mbetet në fund të Indeksit të Pasaportave Henley, me akses në vetëm 26 destinacione pa vizë, transmeton tutje albinfo.ch. Ky kontrast i fortë thekson pabarazinë në lëvizshmërinë globale, me mbajtësit e pasaportave në Afganistan të paaftë për të udhëtuar lirshëm në shumicën e pjesëve të botës.

1. Afghanistan (26)

2. Siria  (27)

3. Iraku  (31)

4. Yemen , Pakistan  (33)

5. Somalia  (35)

6. Nepal (39)

7. Bangladesh , Libya , Palestinian Territory  (40)

8. North Korea (41)

9. Eritrea (42)

10. Sudan  (43)

Mediat italiane: Pse mijëra pensionistë italianë po zgjedhin Shqipërinë për të jetuar

“Në Shqipëri me pension italian të pataksuar. Aty ku një shtëpi buzë detit kushton 300 euro në muaj dhe mund të dalësh për darkë me 15 euro”. Me këtë titull gazeta e njohur italiane “Corriere del Mezzogiorno” i ka kushtuar vëmendje numrit në rritje të pensionistëve italianë që zgjedhin vendin tonë për të jetuar. Atë që i ka joshur të moshuarit italianë të lënë vendin e tyre e shpjegon Carmine Ianpietro, 75 vjeç, president i shoqatës së pensionistëve italianë në Shqipëri.

Janpietro prej më shumë se 10 vitesh ka vendosur që të stacionohet në Durrës bashkë me bashkëshorten e tij. Pas më shumë se 45 vitesh punë si mekanik në Puglia ai doli në pension, por vuri re se me paratë që merrte nuk mund të bënte një jetë për të qenë.

Kështu, në vitin 2015 ai për herë të parë, mori valixhet dhe kamperin e tij për një rrugëtim që po rezulton pa kthim drejt vendit të origjinës, duke u vendosur në Durrës.

“Këtu në Shqipëri jetohet shumë mirë me pensionin italian”, tregon Karmine, i cili shton se nuk ka ardhur këtu vetëm për pjesën e taksave dhe shpenzimeve, por edhe për qetësinë që ka gjetur dhe peizazhin e mrekullueshëm.

I moshuari italian tregon se ka marrë një shtëpi në buzë të detit për vetëm 300 euro në muaj dhe fton pensionistët e tjerë nga vendi i tij që ta konsiderojnë Shqipërinë si një vend për të kaluar kohë cilësore, ku nënvizon se “një ditë më parë kishte ngrënë darkë me miqtë e tij për vetëm 15 euro, gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës”.

“Arsyeja nuk është vetëm ekonomike pasi çeku i dërguar këtu mbetet bruto dhe nuk paguhen taksa, por edhe për shkak se ndihesh i sigurt. Nuk ka krime të vogla dhe në mbrëmje mund të ecësh i qetë pa frikë se mos ju grabitin”.

Iampetro thotë se numri i pensionistëve italianë në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë 3 viteve të fundit. “Para vitit 2021 ishim rreth 300. Sot, sipas të dhënave më të fundit nga regjistri i italianëve me banim jashtë vendit, në bazë të ligjit që u lejon shtetasve europianë që shpërngulen të jetojnë në Shqipëri për përjashtimin total nga taksat e pensioneve, kemi arritur në gati 3 mijë”.

Sipas tij, përjashtimi i pensionistëve nga taksat është arsyeja kryesore pse po vijnë kaq shumë pensionistë në Shqipëri.

“Në praktikë, nëse në Itali 1500 euro bruto bëhen 1150 neto, këtu 1500 euro mbeten të pastra. Dhe nuk vijnë vetëm ata me të ardhura të ulëta. Ka shumë pensionistë të pasur me mbi 50 mijë euro në vit”.

75-vjeçari tregon se edhe Shqipëria është prekur nga rritja e inflacionit, por megjithatë me çmimet në vend, pensionistët italianë mund të përballojnë një jetë më shumë se dinjitoze duke pasur edhe kujdes mjekësor.

 

 

 

 

Gjithçka që duhet të përditësoni kur ndryshoni adresën në Zvicër 

Lëvizja nga një shtëpi në tjetrën është mjaft e ndërlikuar, por në Zvicër ky proces kërkon gjithashtu disa hapa administrativë që mund të mos jenë të zakonshëm diku tjetër.

Sipas një botimi amerikan ‘Psychology Today’, lëvizja është ndër burimet “më të rënda” të stresit që një person mesatar mund të përjetojë gjatë jetës së tij. Dhe kjo është edhe pse lëvizja nga një vend në tjetrin në Shtetet e Bashkuara është mjaft e thjeshtë – njerëzit duhet vetëm të njoftojnë zyrën postare për adresën e tyre të re dhe kanë mbaruar.

Në Zvicër: ka shumë më tepër burokraci të përfshirë në këtë proces këtu. Fatmirësisht, zviceranët janë mirë të organizuar dhe efikas, kështu që në shumicën dërrmuese të rasteve, procesi administrativ shkon pa probleme.

Kë duhet të njoftoni për ndryshimin e adresës?

Ndryshe nga rasti në SHBA, nuk mund të paketoni gjërat tuaja dhe të lëvizni pa njoftuar autoritetet për vendndodhjen tuaj. Përkundrazi, në Zvicër është e detyrueshme. Një nga arsyet për këtë kërkesë është të mund t’ju gjejmë në rast nevoje, por ka edhe arsye të tjera – për shembull, për qëllime statistikore, në mënyrë që pushteti vendor të dijë se sa banorë ka në secilën prej komunave të tyre. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për llogaritjen e të ardhurave nga taksat, infrastrukturën shëndetësore, planet e emergjencës (si numri i vendeve në strehimoret komunale të dëmtimeve) dhe logjistikë të tjera.

Të jesh rebel dhe të mos regjistrohesh në komunën tënde (edhe nëse arrin të jesh i pazbuluar, gjë që është e dyshimtë në një vend të vogël dhe të mirëorganizuar si Zvicra), përfundimisht do të rezultojë mbrapsht.

Pasi ta dini adresën tuaj të re, duhet të ‘çregjistroheni’ nga adresa juaj aktuale, në vend që të largoheni si hajdut natën. Ju duhet të plotësoni një formular online në faqen e internetit të bashkisë tuaj aktuale (ose të shkoni atje personalisht), duke treguar datën e lëvizjes suaj zyrtare dhe adresën e re. Do të merrni një konfirmim për ndryshimin e adresës. Nuk ka rëndësi nëse lëvizni brenda të njëjtit qytet apo diku tjetër, ky është një hap i nevojshëm për këdo që ndryshon shtëpi.

Edhe kur largoheni përgjithmonë nga Zvicra, ju kërkohet të çregjistroheni. Ata që nuk e bëjnë këtë, mund të përballen me ndëshkime nëse kthehen në Zvicër në të ardhmen. Së dyti: Regjistrohuni në komunën e re Natyrisht, ju duhet të komunikoni mbërritjen (dhe adresën) në bashkinë tuaj të re. Kur vendoseni në një shtëpi të re, keni 14 ditë për të njoftuar mbërritjen tuaj në komunën tuaj të re të banimit, megjithëse në disa vende afati mund të jetë më i gjatë.

Në disa kantone, ju mund ta bëni këtë procedurë online, ndërsa në të tjera duhet të vini personalisht në zyrën e regjistrimit të banorëve tuaj lokalë (Einwohnerkontrolle / Contrôle des habitants/ Controllo abitanti). Pavarësisht nëse regjistroheni online ose personalisht, do t’ju nevojiten dokumentet e mëposhtme: Një pasaportë ose kartë identiteti për secilin anëtar të familjes, përveç një fotografie me madhësi pasaporte për të gjithë Dokumentet për statusin tuaj familjar — nëse jeni beqar, i martuar dhe me fëmijë. Leja juaj e punës ose e qëndrimit Kontrata juaj e qirasë ose dëshmia e pronësisë së shtëpisë Rregullat janë të njëjta pavarësisht se nga vini — domethënë nëse jeni zviceran, shtetas i BE-së ose EFTA (Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajni) ose nga një vend i tretë; megjithatë, dokumentacioni mbështetës mund të ndryshojë.

Pasi të regjistroheni dhe të paguani një tarifë — e cila ndryshon nga një kanton në tjetrin dhe varet nga lloji i lejes së punës/qëndrimit që keni — mund të kërkoni një dokument që vërteton qëndrimin (Wohnsitzbescheinigungen/ Attestation de domicile/certificati di residenza), të cilin mund t’ju duhet ta tregoni në disa situata për të vërtetuar adresën tuaj.

Disa kantone mund të kërkojnë dokumente të tjera ose shtesë, të cilat mund t’i gjeni para kohe në faqen e internetit të komunës ose kantonit tuaj. Kush tjetër duhet të dijë adresën tuaj të re? Duhet të njoftoni patjetër zyrën postare. Sapo të dini se kur do të mbërrini në shtëpinë tuaj të re, plotësoni një formular ‘Ndryshimi i adresës’ në faqen e internetit të Swiss Post. Në këtë mënyrë, e gjithë posta juaj do të dërgohet në adresën tuaj të re dhe gjithashtu do të përcillet nga ajo e vjetra.

Ofruesit e shërbimeve

Duhet gjithashtu të njoftoni ofruesit më të rëndësishëm të shërbimeve, si mjekun tuaj, dentistin, terapistë të ndryshëm që shihni rregullisht, si dhe operatorët shëndetësorë, makinën dhe sigurimet e tjera për adresën tuaj të re.

Po në zyrën e taksave? Ju mund ta bëni këtë, por normalisht pasi të regjistroheni në komunën tuaj të vendbanimit, të gjitha autoritetet federale, kantonale dhe komunale, duke përfshirë taksat dhe pensionet, njoftohen automatikisht edhe për adresën tuaj të re.

Zviceranët tregojnë gatishmëri të lartë për të paguar për banesa të qëndrueshme 

Qiramarrësit zviceranë vlerësojnë banesat me izolim të mirë termik. Dhe kur bëhet fjalë për sistemet e ngrohjes, pompat e nxehtësisë janë shumë më të njohura se sa nafta dhe gazi.

Mesatarisht, qiramarrësit do të jenë të përgatitur të paguajnë rreth 4 CHF (4,50 dollarë) më shumë për metër katror në muaj për një banesë të izoluar shumë mirë sesa një apartament që është vetëm i izoluar mirë.

Të anketuarit me të ardhura familjare më pak se 4,500 CHF do të paguanin mesatarisht 3,30 CHF më shumë për metër katror për një banesë të tillë. Njerëzit me të ardhura mesatare (CHF4,501-9,000) kanë një gatishmëri të lartë për të paguar. Familjet e pasura me të ardhura mbi 9000 CHF madje do të paguanin një prim prej mbi 6 CHF për metër katror të hapësirës së jetesës.

Sistemet diellore gjithashtu të njohura Vullneti për të paguar është gjithashtu i dukshëm për sistemet e energjisë diellore. Rreth 56% e pjesëmarrësve në studim do të ishin të përgatitur të investonin në një instalim diellor në çatinë e banesës së tyre me qira.

Gatishmëria për të kontribuar financiarisht në ndërtim është më e larta në mesin e familjeve me të ardhura mbi 9,000 CHF (72%). Megjithatë, 46% e njerëzve me të ardhura mesatare dhe 54% e njerëzve me të ardhura të ulëta do të ishin gjithashtu të përgatitur për të paguar një kontribut për instalimin e një sistemi të energjisë diellore.

Projekti i parë i madh diellor sipas skemës “Solar Express” të qeverisë federale po ndërtohet pranë fshatit malor Sedrun në Zvicrën juglindore. Lexo më shumë: Fillon ndërtimi i parkut të parë diellor në shkallë të gjerë në Alpet zvicerane “Ashtu si me të gjitha studimet me preferenca të deklaruara, gjatë interpretimit të këtyre vlerave duhet theksuar se gatishmëria për të paguar e realizuar në treg ndikohet nga faktorë të tjerë”, shpjegon autori i studimit Rolf Wüstenhagen i pyetur nga agjencia e lajmeve AWP.

Ai përmend ofertën dhe kërkesën në tregun lokal të banesave dhe vendndodhjen e banesës si shembuj. Për studimin u anketuan mbi 1000 qiramarrës nga Zvicra. Sipas autorëve të studimit, rezultatet janë përfaqësuese.

Zvicra me çmimet më të larta për fitnes në Evropë

Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave (fitneseve) në disa qytete kryesore të Evropës.

Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet në vendin e 43-të mes 144 qyteteve në total, me një çmim mesatar prej 47.6 dollarësh për një abonim mujor.

Të dhënat tregojnë se Zvicra është shteti me çmimet më të larta për fitness-in, pasi katër vendet e para në renditje i zënë qytetet nga ky shtet, me në krye Cyrihun, ku një abonim mujor në palestër kushton 82.19 dollarë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Por, sa përqind e pagës shkon për abonimin mujor në palestër? Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, paga neto mesatare për një shqiptar ishte 62,773 lekë, ndërsa çmimi mesatar mujor i një abonimi në palestër shkon në 4,350 lekë. Kjo do të thotë se 7% e pagës së një shqiptari shkon vetëm për abonimin mujor në palestër, pa përfshirë shpenzime të tjera si veshjet apo aksesorët e nevojshëm për palestër.

Sa i përket Shqipërisë, rezulton se është shteti me çmimin më të lartë për palestrat në rajon. Kosova renditet në vendin e 141-të, me një abonim mujor prej 23.4 dollarësh.

Ndërkohë, Serbia ka përfaqësimin e tre qyteteve në listë dhe sërish ofron çmime më të ulëta se Shqipëria. Në Beograd, shuma mujore për një palestër kap vlerën e 36.79 dollarëve, duke u renditur në vendin e 103-të.

Nga ana tjetër, Mali i Zi renditet në vendin e 60-të, ku abonimi mujor kushton 42.85 dollarë. Ndërsa Sarajeva e Bosnje Hercegovinës ndodhet në vendin e 114-të, ku një muaj palestër paguhet 33.6 dollarë.

Ajo që bie në sy nga këto statistika është se çmimi i palestrës në Shqipëri është shumë më i lartë se në disa qytete të mëdha dhe të zhvilluara si: Parisi (36.8 dollarë), Madridi (44.8 dollarë), Manchesteri (41.6 dollarë), Brukseli (37.7 dollarë) dhe Hamburgu (47.2 dollarë).

Imazhi i të huajve në Zvicër është përkeqësuar 

Ndërmjet viteve 2022 dhe 2024, përqindja e popullsisë zvicerane që e konsideron ndikimin e të huajve në arsimin shkollor si negativ u rrit me shtatë pikë përqindjeje, shkroi të martën Enti Federal i Statistikave (FSO). Në fushën e sigurisë, përqindja e atyre që besojnë se të huajt i bëjnë rrugët në Zvicër të pasigurta u rrit me 6 pikë përqindjeje në pothuajse 30%.

Shqetësimet për keqpërdorimin e përfitimeve sociale po ashtu e ndan më shumë popullsinë. Në përgjithësi, megjithatë, popullata është e hapur për njerëzit nga jashtë që jetojnë në Zvicër dhe sheh efekte pozitive të pranisë së tyre në vend, sipas raportit.

Në fund të fundit, më shumë se 70% nuk mendojnë se të huajt krijojnë një ndjenjë pasigurie në rrugë, janë përgjegjës për rritjen e papunësisë apo se fëmijët e huaj pengojnë arsimimin e fëmijëve zviceranë.

Sipas sondazhit të Entit Federal të Statistikave, rreth 60% e popullsisë është në favor të dhënies së më shumë të drejtave për të huajt që jetojnë në Zvicër, veçanërisht në lidhje me bashkimin familjar. Megjithatë, vetëm gjysma e të anketuarve janë në favor të pjesëmarrjes politike të shtetasve të huaj në Zvicër. Midis 2022 dhe 2024, përqindja në favor të të drejtave të tilla për shtetasit e huaj ra me pothuajse pesë pikë përqindjeje.

Studimi tregon për rritjen e lindshmërisë gjatë kohës së pandemisë në Zvicër

Ka pasur një rritje të përkohshme të lindshmërisë në Zvicër në vitin 2021. Më shumë fëmijë kanë lindur në Zvicër se në çdo kohë që nga viti 1972. Në një studim të botuar të martën në revistën Studime të Popullsisë, studiuesit në UZH analizuan ndikimin e shkallës së lindjeve në Zvicër.

Veçanërisht në vitin e parë të pandemisë në 2020, gjatë dhe menjëherë pas masave të mbylljes, u regjistruan më shumë lindje, siç shpjegohet nga UZH në një njoftim për shtyp mbi studimin.

Si rezultat, u regjistruan deri në 13% më shumë lindje sesa pritej. Sipas studimit, rritja e natalitetit ishte veçanërisht e theksuar tek gratë zvicerane mbi moshën 30 vjeç. Ky ishte veçanërisht rasti për ata që tashmë kishin fëmijë.

Koha në shtëpi dhe ekuilibri punë-jetë

Sipas studiuesve, arsyet e sakta për këtë bum afatshkurtër nuk janë ende të qarta. Megjithatë, ka shumë për të sugjeruar se koha në shtëpi dhe një ekuilibër më i mirë i punës dhe jetës gjatë pandemisë çuan në shtatzëni të hershme.

Sipas UZH, vetëm Franca tregoi një prirje të ngjashme në një krahasim ndërkombëtar. Gjermania, Austria dhe Italia, nga ana tjetër, nuk kanë shënuar rritje kaq të theksuar të lindjeve sa Zvicra. Megjithatë, pas kësaj rritjeje të përkohshme, trendi negativ i mëparshëm i natalitetit në Zvicër u intensifikua sërish nga shkurti i vitit 2022.

Kur mund të formohet Qeveria e re e Kosovës

Me vota që nuk i mundësojnë qeverisjen e vetme, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit këmbëngul se do ta formojë ajo Qeverinë e re të Kosovës.

Se me kë, nuk është ende e qartë. Partitë aktualisht në opozitë mbeten kategorikisht kundër bashkëpunimit me partinë aktualisht në pushtet, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.

“Me Vetëvendosjen nuk shohim pika takimi”, përsëriti kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për Televizionin Klan Kosova, më 10 mars.

“Nuk duam dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta [VV-në]. Ky ka qenë qëndrimi ynë paraelektoral dhe mbetet i njëjtë”, tha kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, po më 10 mars.

LDK-ja, sipas tij, do ta konsideronte si opsion koalicionin me partitë tjera, vetëm nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit dhe do të arrihej marrëveshje për postin e presidentit – mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Qeveria e re e Kosovës duhet të formohet nga partitë opozitare. “Ne angazhohemi që opozita ta formojë qeverinë e re”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ahmet Isufi, anëtar i Kryesisë së AAK-së.

“Kosova duhet t’i kthehet trendit të zhvillimit të brendshëm dhe riparimit të marrëdhënieve me jashtë”, shton ai.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e tij ka garuar në koalicion me partinë Nisma të Fatmir Limajt.

Limaj është i vetmi nga opozita, i cili ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen apo me partitë tjera opozitare.

Pavarësisht kësaj, Isufi këmbëngul se partia e tij nuk ka ndonjë “mospërputhje të madhe” me Nismën e Limajt. “Kemi kontakte normale. Presim certifikimin e rezultateve, në mënyrë që pastaj të bashkëpunojmë për një qeveri që do t’i përmblidhte partitë opozitare”, thotë Isufi. Se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve nuk është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmendur më herët mesin e marsit.

Ndërkohë ka pasur edhe kërkesa për përsëritjen e votimit përmes postës, por ato janë refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ashtu siç qëndrojnë rezultatet tash për tash, asnjëra parti nuk ka vota të mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8, Lista Serbe 9, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë 1 dhe komunitetet joserbe 10.

E, për formimin e Qeverisë duhen së paku 61 deputetë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thotë se, tash për tash, nuk mund të thuhet se kush mund ta formojë qeverinë – Vetëvendosje apo partitë opozitare. “Është e vështirë, por përgjegjësia kryesore bie mbi fituesin e zgjedhjeve. I tërë procesi, barra e procesit për formimin e qeverisë i bie Lëvizjes Vetëvendosje – qoftë vetëm, qoftë me kompromise programore, në raport me subjektet tjera”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në rast se Lëvizja Vetëvendosje dështon, atëherë përgjegjësia u kalon partive opozitare. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij planifikon ta formojë qeverinë me ndihmën e votave të komuniteteve pakicë joserbe.

Përfaqësuesit e këtyre të fundit kanë thënë se, parimisht, do të mbështesnin cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re, por edhe 10 mandatet e tyre parlamentare janë të pamjaftueshme për Vetëvendosjen që të arrijë numrin prej 61 deputetësh.

Në këtë situatë të paqartë, e ardhmja e Qeverisë së re të Kosovës duket se do të varet nga kompromiset politike në ditët apo javët në vijim.

Për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja nuk ka ndonjë afat ligjor.

Por, 30 ditë pas certifikimit të tyre, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Konstituimi përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Kjo praktikë edhe mund të zgjasë – në vitin 2014 janë dashur rreth gjashtë muaj.

Zvicra eksporton më pak mallra ushtarake se në vitin 2023

Zvicra eksportoi edhe një herë më pak pajisje ushtarake në vitin 2024. Në total, pajisje ushtarake me vlerë 664.7 milionë franga zvicerane u eksportuan në 60 vende bazuar në autorizimet e SECO.

Kjo paraqet një rënie prej pesë për qind në krahasim me vitin 2023, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (Seco).

Pesë vendet blerëse kryesore të pajisjeve ushtarake zvicerane në vitin 2024 ishin Gjermania me dërgesa prej 203.8 milionë franga, e ndjekur nga SHBA-ja me 76.1 milionë, Italia me 50.6 milionë, Suedia me 42.0 milionë franga dhe Rumania me 42.0 milionë franga. 10 shtetet më të mira pranuese të materialit luftarak në 2024: Gjermania 203.8 milionë franga, SHBA 76.1 milionë franga, Italia 50.6 milionë franga, Suedia 42 milionë franga ,Rumania 38.5  milionë franga, Franca 35.7 milionë franga,  Danimarka 26.1 milionë franga, Holanda 23.8 milionë franga dhe Britania e Madhe 23 milionë franga.

Në ndryshim nga mallrat ushtarake, eksportet totale të mallrave nga Zvicra u rritën me katër për qind vitin e kaluar, njoftoi më tej Seco.

Një defekt në IT ndërpreu përkohësisht trafikun ajror në Gjenevë 

Një defekt kompjuterik me një shkak të panjohur paralizoi pjesërisht operacionet në aeroportin e Gjenevës për dy orë.

Vetëm fluturimet që ishin rrugës për në Aeroportin e Gjenevës mund të përpunoheshin gjatë kësaj kohe. Nisjet u anuluan. Ndërprerja u zgjidh dhe trafiku rifilloi rreth orës 14:30, tha zëdhënësi i Aeroportit të Gjenevës, Ignace Jeannerat.

Sipas gjetjeve fillestare, dështimi i kompjuterit nuk është shkaktuar nga një sulm kibernetik. “Gjithçka tregon se ishte një dështim teknik”, vazhdoi zëdhënësi.

Sistemi telematik ishte i fikur, ekranet ishin të zeza, kontrollimi ishte i pamundur dhe renditja e bagazheve ishte ndërprerë. Sistemi i kontrollit të trafikut ajror Skyguide nuk u prek nga ndërprerja.

Kriza e çmimit të vezëve, amerikanët marrin pula me qera

Për shkak të rritjes së çmimit të vezëve në Shtetet e Bashkuara, disa biznese po ofrojnë një zgjidhje unike – dhënien me qira të pulave.

Rent a Chicken në Goffstown, New Hampshire, ofron pula, ushqim dhe mbështetje për një periudhë prej gjashtë muajsh, duke i lejuar klientët të mbledhin vezë të freskëta në shtëpi, për një kosto prej rreth 600 dollarë.

Dy pula mund të bëjnë një duzinë vezë në javë.