Shqipëria synon organizimin e Globe Soccer Awards

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards – Europe Edition në Tiranë.

“Jemi në një diskutim për të sjellë në Shqipëri edicionin evropian Globe, është një eveniment i jashtëzakonshëm, i cili mbahet në mënyrë të përvitshme.

Për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të jetë mbi ne. Do të ishte shumë mirë që çmimin futbollistit më të mirë të vitit, t’ia japim këtu në Tiranë”, është shprehur Rama.

Kujtojmë se Shqipëria ka qenë organizatore e një sërë ngjarjesh ndërkombëtare të sportit si finalja e Konferencë Ligës, Kampionati Evropian për U17, Giro d’Italia në çiklizëm dhe do të organizojë edhe Evropianin U21 në futboll.

Der Standard: 9 te vdekur në një shkollë në Graz

Një operacion policor në shkallë të gjerë ka qenë duke u zhvilluar në ndërtesën Borg në Dreierschützengasse në Graz që nga mëngjesi i së martës. Operacioni u nxit nga të shtënat me armë zjarri brenda ndërtesës. Ministria e Brendshme konfirmoi disa vdekje, transmeton albinfo.at.

Pak para mesditës, policia njoftoi se situata ishte siguruar dhe se nuk kishte më rrezik.

Deri më tani, janë konfirmuar nëntë vdekje dhe raportohet gjithashtu një numër dyshifror i lëndimeve, shrkuan Der Standard.

Besohet se edhe autori i krimit është midis të vdekurve. Sipas policisë, ai është student.

Grazi është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe është kryeqyteti i provincës jugore austriake të Styria-s.

Piktori shqiptar nga Austria hap ekspozitën e tij personale me titullin “Në shtëpi – Dahome”

Piktori i talentuar shqiptar, Haxhi Fejzullahi, i cili jeton qytetin austriak Voitsberg, ka hapur ekspozitën e tij personale me titullin “Në shtëpi  Dahome” në galerinë e komunës së Maria Lankowitz, përcjell albinfo.at.

Vlen të thekdohet se kjo ekspozitë përfshin 24 punime origjinale, të cilat pasqyrojnë thellësisht lidhjen e tij shpirtërore me vendin e origjinës dhe jetën në mërgim.

Ndërkohë në to shfaqen motive të jetës në vendlindje, përditshmëria në diasporë dhe elementë kulturorë që ndërthurin të kaluarën me të tashmen, duke krijuar një harmoni artistike me ngjyra dhe ndjeshmëri të veçantë.

Në hapje të ekspozitës, fotografi austriak Franz Taucher mbajti një fjalim për rëndësinë e veprës së Fejzullahut, duke theksuar mesazhin e fuqishëm që përcjell krijimtaria e tij dhe duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e gjerë të publikut. Ai vlerësoi lart artin e Fejzullahut si një urë lidhëse kulturore mes Austrisë dhe shqiptarëve të diasporës.

Po ashtu, kryetari i komunës së Maria Lankowitz, Kurt Rimer, falënderoi përzemërsisht artistin për prezantimin e këtyre vlerave të çmuara artistike shqiptaro-austriake, duke e cilësuar ekspozitën si një ngjarje të rëndësishme kulturore për komunitetin lokal.

Ekspozita “Në shtëpi  Dahome” u mirëprit me vlerësime të larta nga publiku dhe artdashësit, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe ndikimin e artit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Të shtëna armësh në një shkollë në Graz të Austrisë, raportohet për të vdekur

Raportohet se të paktën pesë persona u vranë nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën, sipas raportimeve të mediave lokale dhe botërore, përcjell albinfo.at.

Disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues, raportoi transmetuesi shtetëror ORF dhe Heute. https://www.heute.at/s/mindestens-ein-toter-amoklauf-an-grazer-schule-120113053

Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet.

Një operacion policor ishte duke u zhvilluar në rrugën Dreierschuetzengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme.

Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të bëjnë komente të mëtejshme.

Grazi është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe është kryeqyteti i provincës jugore austriake të Styria-s.

Festa e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nisi me zërin magjik të Ermonela Jahos

Ermonela Jaho frymën e operave botërore e solli në skenën e improvizuar të Prishtinës, transmeton albinfo.ch.

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është rikthyer pas 12 vitesh në Kosovë me një koncert gala mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli, shoqëruar nga Opera dhe Filharmonia e Kosovës, kjo mbrëmje e jashtëzakonshme arti, ishte dëshmi edhe e potencialit dhe seriozitetit me të cilin po zhvillohet Opera e Kosovës.

Sopranoja Jaho ka çelur edhe festimet për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës duke sjell emocione për qytetarët dhe artëdashësit në Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Koosvës, Albin Kurti shprehet se “sopranoja Ermonela Jaho nga Sheshi “Skënderbeu” na çoi drejt Italisë së Puccinit e Verdit, pa lëvizur asnjë hap  vetëm me zërin e saj të bukur. Me një mjeshtëri të rrallë, ajo solli dramën dhe emocionin e një opere botërore, duke ruajtur qetësinë dhe kontrollin me përplot hir e që lind vetëm nga përvoja dhe pjekuria artistike”.

“Emri i saj, që për ne tingëllon si “dëshirë”, u bë realitet i paharrueshëm për mijëra zemra që e dëgjuan. Në një bashkëpunim të rrallë mes Orkestrës së Operës së Kosovës dhe Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasserolli, mbrëmja solli një përzgjedhje nga veprat e mëdha të Puccinit dhe Verdit, duke shndërruar sheshin e kryeqytetit në skenë operistike. Kjo është fuqia e artit të vërtetë  të të çojë diku tjetër pa u larguar nga vendi yt. Dhe ky është niveli që ne si qeveri mbështesim me përkushtim, duke besuar se përmes këtyre përvojave e përjetimeve estetike kolektive të ndërtojmë institucionet kulturore që e meritojnë një vend të denjë në hartën artistike ndërkombëtare”, theksoi Kurti.

Para mbajtjes së koncertit, sopranoja Ermonela Jaho mbajti një konferencë për mediet, ku ndër të tjera theksoi se ndërtimi i shtëpisë së Operës në Kosovës është një domosdoshmëri për të kanalizuar kapacitetin e artistëve të rinj të Kosovës si dhe për të pasuruar shpirtin e popullit.

Artistja Jaho u shpreh se në Kosovë ka ardhur me një detyrim shpirtëror, moral dhe patriotik për t’i dhënë një shtysë ndërtimi të kësaj shtëpie operistike, e cila konsiderohet jetike për artistët dhe brezat e rinj. /Albinfo.ch

Presidenti Begaj vizitë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Policia e Kosovës, me këtë rast, bën të ditur se gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Andaj, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Vdes Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Bëhet e ditur se sot është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, përcjell albinfo.ch.

Dr. Bukoshi vdiq  pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.

Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Dua Lipa mund të jetë zgjedhja e radhës për Super Bowl 2026

Prej disa ditësh, rrjetet sociale po ‘ziejnë’ me thashetheme se Dua Lipa mund të jetë zgjedhja e radhës për Super Bowl 2026, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga NFL apo vetë artistja, fansat dhe mediat online janë futur tashmë në ‘modin e pritjes’, me plot emocion dhe diskutime.

Zërat nisën të përhapen nga disa faqe të njohura të shoubiz-it si Pop Tingz në X (ish-Twitter) dhe menjëherë pasuan me komente, teori dhe meme nga fansa në mbarë botën.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë thashetheme të tilla  zakonisht, emrat e mëdhenj të muzikës përfliten shumë kohë para se të bëhet ndonjë shpallje zyrtare nga NFL, e cila zakonisht ndodh pak muaj para finales.

Pse Dua Lipa është një zgjedhje ideale për Super Bowl-in?

Dua Lipa nuk është thjesht një yll popi  ajo është një ikonë globale me hite të mëdha si “Levitating”, “Don’t Start Now” e “One Kiss”.

Me performanca energjike dhe një stil unik që përzien elegancën me freskinë, ajo ka dëshmuar se mund të mbajë skenat më të mëdha të botës. Super Bowl-i është një nga ngjarjet më të ndjekura në planet, dhe për një artist si Dua Lipa, kjo do të ishte një platformë perfekte për të treguar gjithë potencialin që ka.

Spektakli do të zhvillohet më 8 shkurt 2026 në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni  një ambient modern dhe i denjë për një super shou.

Komentet në rrjet janë të ndryshme, por në përgjithësi, shumica janë entuziastë.

Shumë fansa mendojnë se nëse Dua Lipa merr këtë rol, do të sjellë një atmosferë elektrizuese dhe një performancë që do të mbahet mend gjatë. Të tjerë, më skeptikë, e shohin atë si një zgjedhje më “e sigurt” ose nuk e konsiderojnë mjaftueshëm “epike” për një skenë si ajo e Super Bowl-it.

Për pak ditë, katër kosovarë diplomuan në akademitë prestigjioze ushtarake në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për katër kosovarë që kanë diplomuar në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, majori Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar në akademitë e kolegjet prestigjioze në SHBA. Osmani ka postuar foto të tyre. 

“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik. Mirënjohje të përhershme për SHBA-në  aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

Në Suedi mblidhet komuniteti akademik shqiptar

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Suedi u zhvillua një takim i ngrohtë me pjesëtarë të komunitetit akademik shqiptar, studentë, studiues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, transmeton albinfo.ch.

Takimi u hap me një interpretim të bukur të këngës shqiptare “Moj e bukura Arbëri”, të kënduar nga e reja e talentuar Marina Lleshi, duke sjellë emocione dhe ndjesi të veçanta për të gjithë të pranishmit.

Më pas, pjesëmarrësit u përshëndetën nga Ambasadorja e Shqipërisë në Suedi, Albana Dautllari, e cila falënderoi të ftuarit për praninë dhe për rolin e rëndësishëm që luajnë në përfaqësimin dhe afirmimin e dijes dhe identitetit shqiptar në vendet nordike. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të rrjeteve akademike dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes profesionistëve shqiptarë në rajon.

Ky aktivitet u shndërrua në një platformë të vlefshme për bashkëbisedim, rrjetëzim dhe shkëmbim idesh mbi sfidat dhe mundësitë në fushën akademike.

Gjatë takimit u prezantuan gjithashtu mundësitë për zhvillimin e praktikave profesionale pranë Ambasadës, duke i inkurajuar të rinjtë të angazhohen më afër me diplomacinë dhe përfaqësimin e Shqipërisë jashtë vendit.

Ky ishte vetëm një hap drejt një rrjeti më të fortë dhe më aktiv të komunitetit tonë akademik në vendet nordike.

I pranishëm ishte edhe deputeti suedez me origjinë shqiptare, Arber Gashi. /albinfo.ch

Shqiptari që fitoi 18 çmime për rezultatet akademike në matematikë

Quhet Davis Joseph, studiues në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit McGill në Kanada dhe drejtor kërkimor në FLOGEN Technologies Inc., transmeton albinfo.ch.

Ai ka marrë 18 çmime dhe mirënjohje për rezultatet akademike në matematikë, shkenca natyrore dhe shoqërore, si dhe për kontributin në komunitet nga institucione të njohura arsimore në Montreal të Kanadasë.

Gjithashtu, ai ka arritur të ndryshojë rrjedhën e trajtimit të sëmundjeve neuro-degjenerative. Shkencëtari i ri dhe premtues, Davis Joseph, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Semenza” për Inxhinieri Qelizore në Mjekësi për zbulimin e tij shkencor që lidhet me shërimin e sëmundjeve si Alzheimer-i, Parkinson-i dhe sëmundje të tjera të ngjashme.

Ky çmim i dorëzua personalisht nga Prof. Dr. Gregg L. Semenza, fitues i Çmimit Nobel për Medicinë në vitin 2019, gjatë samitit ndërkombëtar “Sustainability through Science and Technology Summit 2024 (SIPS 2024)”, të mbajtur në Kretë, Greqi./albinfo.ch

Vendet në këmbë në avion? Linjat ajrore evropiane synojnë t’i sjellin deri në 2026

Linjat ajrore me kosto të ulët në Evropë janë duke shqyrtuar futjen e një forme të re udhëtimi  vendet në këmbë, të njohura si Skyrider 2.0, deri në vitin 2026.

Këto ulëse inovative janë të dizajnuara për të reduktuar kostot dhe për të rritur numrin e pasagjerëve në fluturimet e shkurtra. Sediljet janë të vendosura në një kënd prej 45 gradësh, me pasagjerët të mbështetur në një strukturë të ngjashme me jastëk biçiklete dhe të pajisur me rripa sigurie si ata të parashutistëve.

Çfarë përfitimesh sjell ky ndryshim?

  • Uljen e çmimeve të biletave: deri në vetëm 1-5 euro.

  • Reduktim i peshës së ulëseve (pothuajse gjysma e ulëseve standarde), gjë që ndihmon në kursimin e karburantit.

  • Rritje e kapacitetit të pasagjerëve me rreth 20% për çdo fluturim.

Sfida dhe shqetësime

Megjithëse koncepti premton udhëtime më të lira, çështjet e sigurisë dhe rehatisë mbeten të hapura  veçanërisht në rastet emergjente. Deri më tani, autoritetet rregullatore nuk e kanë miratuar këtë dizajn, duke e shtyrë zbatimin.

Nëse pengesat kalohen dhe siguria garantohet, Skyrider 2.0 mund të ndryshojë mënyrën se si udhëtojmë në distanca të shkurtra, veçanërisht për ata që kërkojnë fluturime të lira pa luksin e ulëseve tradicionale.

Sa është pensioni në Gjermani pas 45 vitesh pune?

Një person që ka punuar 45 vjet me kohë të plotë dhe ka paguar kontribute të rregullta në sistemin pensional gjerman, nga 1 korriku 2025 mund të marrë rreth 1,621 euro neto në muaj. Vlera e një pike pensioni do të rritet në 40.79 euro, duke çuar pensionin bruto në 1,835.55 euro për ata me të gjitha vitet e punës të mbuluara.

Megjithatë, në realitet shumica e pensionistëve marrin më pak. Meshkujt përfitojnë mesatarisht 1,348 euro, ndërsa gratë vetëm 908 euro në muaj, për shkak të punës së pjesshme, ndërprerjeve në karrierë dhe kujdesit për fëmijët.

Ekspertët vlerësojnë se për të jetuar me dinjitet në Gjermani duhen të ardhura mujore midis 1,464 dhe 2,100 euro, varësisht nga rajoni. Si rezultat, një në shtatë të moshuar ndodhet nën kufirin e varfërisë, pavarësisht viteve të tëra të punës dhe kontributeve.

 

 

Zbulohen depozita të mëdha ari 

Rezervat më të mëdha të arit në Tokë nuk ndodhen në depo të njohura si Fort Knox, por thellë, nën më shumë se 3 000 kilometra shkëmb, në vetë bërthamën metalike të planetit tonë.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Göttingen në Gjermani ka zbuluar izotope të rralla të ruteniumit (Ru-100), një metal i çmuar, në lavat e Ishujve Havai. Prania e këtyre izotopeve tregon se materiali buron nga bërthama e Tokës. Ky zbulim është botuar në revistën prestigjioze Nature, përcjell albinfo.ch.

Sipas Dr. Nils Mesling, këto të dhëna tregojnë se bërthama nuk është plotësisht e izoluar nga manteli dhe se metale të çmuara, përfshirë arin, po rrjedhin nga thellësitë drejt sipërfaqes përmes proceseve vullkanike.

Profesor Matthias Willbold shton se ky zbulim ndryshon mënyrën se si e kuptojmë dinamikën e brendshme të Tokës dhe origjinën e burimeve të çmuara që përdorim sot, përfshirë edhe ato të rëndësishme për teknologjitë e energjisë së rinovueshme.

Këto gjetje hedhin dritë mbi një dimension të ri të shkencës gjeologjike: bërthama e Tokës është më aktive dhe më e rëndësishme për jetën në sipërfaqe sesa mendohej më parë.

Flija shqiptare drejt njohjes zyrtare: Një trashëgimi që kërkon mbrojtje

Flija është një ushqim tradicional shqiptar. Ajo përgatitet me shtresa të buta dhe piqet me prush.

Kryeministri Edi Rama ka nisur procesin për regjistrimin e flisë si një Specialitet Tradicional i Garantuar (STG). Ky status i siguron mbrojtje recetës origjinale në nivel ndërkombëtar.

Ky hap ka për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e flisë nga ndryshimet dhe deformimet. Regjistrimi i flisë si STG është një hap drejt njohjes së saj si pjesë e trashëgimisë kulinare shqiptare.

 

Kur e mbulon sigurimi shëndetësor i Zvicrës operacionin e reduktimit të gjoksit?

Reduktimi i gjoksit mbulohet nga sigurimi shëndetësor vetëm nëse ekziston një dëmtim i provuar shëndetësor, si p.sh. dhimbje kronike shpine shkaktuar nga madhësia e gjoksit. Për të përfituar nga rimbursimi, pacientja duhet të ketë peshë normale trupore dhe gjatë operacionit të hiqen të paktën 500 gramë ind për secilën anë, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, kompanitë e sigurimit interpretojnë kriteret shumë rreptë, dhe vetëm 50-60% e kërkesave për reduktim të gjoksit aprovohen për rimbursim. Kjo ka çuar në shumë ankesa nga pacientët dhe mjekët. Në disa spitale, operacionet kryhen vetëm në rast se sigurimi mbulon shpenzimet, ndërsa në klinika të tjera rimbursimet refuzohen edhe kur plotësohen kriteret.

Kosova fiton ndaj Komoreve, Rrahmani shënon tre gola

Kombëtarja e Kosovës fitoi 4-2 ndaj Komoreve në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Komoret kaluan të parat në avantazh në minutën e 12-të me golin e Said Bakarit.

Por Kosova reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 19-të me golin e Albion Rrahmanit. Ai ishte edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 59 dhe 78, duke kompletuar het-trikun, transmeton albinfo.ch.

Komoret arritën të shënojnë sërish në minutën e 85-të për 3-2, por në minutën e 91-të Fisnik Asllani shënoi golin e katërt për Kosovën dhe vulosi fitoren 4-2.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Kosovën këtë muaj, pas fitores ndaj Armenisë.

Kurti hapi ‘Javën e Krenarisë’: Askush s’duhet të ketë turp për atë që është

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025, një ngjarje që shënon përkushtimin e vendit ndaj barazisë dhe përfshirjes pa dallime. Në një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse, Kurti e cilësoi këtë javë si simbol të gjallërisë, kurajos dhe zërit të komunitetit LGBTQ+ në Kosovë.

“Askush nuk duhet të ndjejë turp për atë që është,” tha Kurti, duke theksuar se ndjenjat e turpit nuk kanë vend në një shoqëri që synon drejtësi dhe dinjitet për të gjithë. “Java e Krenarisë është më shumë se një ngjarje, është një manifestim i vlerave që duam të ndërtojmë si shoqëri: përfshirje, respekt dhe barazi.”

Në këtë hapje, përveç qytetarëve dhe aktivistëve, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Aivo Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, u shpreh se të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ janë të drejta njerëzore, dhe jo privilegje. “Kosova po ecën në rrugën e duhur. Parada e Krenarisë që zhvillohet çdo vit në paqe është dëshmi e një normalizimi të nevojshëm dhe të mirëpritur,” deklaroi ai, përcjell albinfo.ch.

Mbështetje e fuqishme erdhi edhe nga ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, i cili rikujtoi sfidat e përditshme që përjeton komuniteti LGBTIQ+ në botë. Ai solli në vëmendje faktin tronditës se mbi 350 persona nga ky komunitet janë vrarë gjatë vitit të fundit, duke kërkuar më shumë mbrojtje institucionale dhe solidaritet ndërkombëtar.

“Është thelbësore që secili të ketë të drejtën të jetojë i lirë, pa frikë dhe pa diskriminim,” përfundoi ai, duke kujtuar fjalët e ish-kryeministrit suedez Stefan Löfven.

Kosova në epërsi ndaj Komoreve, rezultati 2-1

Kombëtarja e Kosovës është në avantazh ndaj Ishujve Komore në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pavarësisht se Komoret shënuan të parët në minutën e 12-të me golin e Said Bakari, Kosova arriti të përmbysë rezultatin. Albion Rrahmani barazoi ndeshjen, ndërsa më pas “Dardanët” kaluan në epërsi me një gol të dytë.

Aktualisht, rezultati është 2-1 për Kosovën, e cila po dominon me lojë dhe raste të shumta.

 

Kaos në linjat hekurudhore: Deutsche Bahn modernizon trenat, por pasagjerët paralajmërojnë për mbingarkesë

Deutsche Bahn ka nisur modernizimin e flotës së trenave për udhëtime në distanca të gjata, duke zëvendësuar gradualisht trenat e vjetër me modele të reja si ICE 4 dhe ICE 3 Neo. Qëllimi i projektit është rritja e besueshmërisë dhe përmirësimi i shërbimit, me një flotë më të re që, deri në vitin 2030, pritet të ketë një moshë mesatare prej 12 vitesh.

Megjithatë, Shoqata e Pasagjerëve Pro Bahn ka ngritur shqetësime për ngarkesa të mëdha në disa linja, pasi trenat e vjetër po tërhiqen nga qarkullimi më shpejt sesa po zëvendësohen. Linja të rëndësishme si Hamburg-Vjenë dhe Leipzig-Dresden mund të përballen me më pak trena dhe ulje të kapacitetit, transmeton albinfo.ch.

Gjithashtu, dorëzimi i trenave të rinj ICE L nga prodhuesi spanjoll Talgo ka pësuar vonesa, duke ndikuar negativisht në planifikimin afatshkurtër të DB-së. Ndërkohë, më shumë se një e treta e trenave në distanca të gjata vijojnë të jenë me vonesa, pavarësisht trenave të rinj dhe mirëmbajtjes së përmirësuar.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e vendeve do të ndihet sidomos në oraret e pikut, duke e bërë udhëtimin më të vështirë për pasagjerët.

Fermerët zviceranë të shqetësuar nga konkurrenca e djathit amerikan

Fermerët dhe prodhuesit zviceranë të djathit kanë shprehur shqetësim të madh ndaj mundësisë së një marrëveshjeje tregtare me Shtetet e Bashkuara, që do të parashikonte heqjen e tarifave doganore mbi importin e djathit. Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, megjithëse një propozim i tillë është shqyrtuar nga autoritetet federale, ai nuk është më në tryezën e negociatave.

Departamenti Federal i Ekonomisë, Arsimit dhe Kërkimit ka konfirmuar se liberalizimi i tregtisë së djathit me SHBA nuk është aktualisht në axhendën zyrtare, në përpjekje për të qetësuar reagimet brenda sektorit bujqësor.

Pavarësisht kësaj, përfaqësues të industrisë vendase paralajmërojnë për rreziqe konkrete. Kevin Vonlanthen, drejtor i kompanisë Fromages Gruyère SA, deklaroi se producentët nuk janë përfshirë në diskutimet dhe shprehu frikën se djathi amerikan, me kosto më të ulëta prodhimi, mund të përbëjë një kërcënim për tregun zviceran.

“Ka djathë cilësor edhe në SHBA. Një rritje e importeve nga atje mund të dobësojë seriozisht prodhimin vendas,” tha Vonlanthen.

Zvicra është një nga prodhuesit më të njohur të djathit në Evropë, me emra të mbrojtur si Gruyère AOP, dhe çdo ndryshim në politikat tregtare ngjall reagime të forta në sektorin bujqësor.

Swiss anulon 1,400 fluturime, por jo për shkak të vaksinimit të pilotëve

Kompania ajrore Swiss ka konfirmuar anulimin e rreth 1,400 fluturimeve gjatë periudhës prill-tetor 2025, por mohon kategorikisht se kjo ka lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.

Zëdhënësja e kompanisë, Meike Fuhlrott, deklaron se nuk ka asnjë provë që e lidh mungesën e pilotëve me efektet anësore të vaksinave. Po ashtu, Swiss nuk ka zbatuar ndonjë politikë ndalimi për pilotët e vaksinuar apo të pavaksinuar që nga heqja e detyrimit për vaksinim në prill 2023, transmeton albinfo.ch.

Sipas sindikatës së pilotëve Aeropers, shkaku kryesor është mungesa strukturore e personelit. Gjatë pandemisë u reduktuan ndjeshëm trajnimet për pilotët, dhe përgatitja e një piloti të linjave të gjata kërkon 2-3 vite. Përveç kësaj, ndikojnë edhe faktorë si daljet në pension, retrajnime të brendshme dhe mungesat afatgjata për arsye shëndetësore apo familjare.

Një tjetër arsye është marrëveshja e re kolektive, e cila përmirëson kushtet e punës dhe rrit nevojën për më shumë staf për të mbuluar të njëjtin numër fluturimesh.

Ky fenomen nuk është unik për Zvicrën  e gjithë industria ajrore globale po përballet me mungesë të pilotëve. Sipas IATA, deri në vitin 2044 do të nevojiten deri në 600,000 pilotë të rinj për të përballuar rritjen e pritur të trafikut ajror.