Shumë figura politike nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë shkuar për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcjrll albinfo.ch.
Prezent ishin ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nën shoqërim të zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi dhe ish-eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes.
Në këtë ditë përpos ditëlindjes së komandatiti legjendar, Adem Jasharit, festohet edhe 113 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit si dhe dalja e parë publike e UÇK-së në skenë.
Po ashtu edhe nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës kanë bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kjo pasi në këtë 28 Nëntor, komandanti legjendar Adem Jashari feston ditëlindjen e 70-të.
Në këtë ditë festohet edhe 113 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit si dhe dalja e parë publike e UÇK-së në skenë.
Gjithashtu edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me ekipin e tij mëngjesin e kësaj të enjten kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, e për çka thotë se nëntori është muaji i shenjtë për të gjithë shqiptarët.
“Nëntori është muaji i shenjtë për të gjithë ne shqiptarët.
Në muajin e Pavarësisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, dhe daljes publike të UÇK-së, ishim në Prekaz bashkë për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të heronjve dhe dëshmorëve të gjithë bijave dhe bijve të kombit që u bënë themeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai thotë se “Sot, më shumë se kurrë, vizita jonë ka edhe një mesazh zotimi dhe betimi që ne jemi vazhdimësia e të qenurit garant dhe mbrojtës të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ne, bashkë me partnerët tanë, e kemi fituar luftën dhe bashkë me ta do ta bëjmë Kosovën euroatlantike dhe të zhvilluar! Lavdi heronjve dhe dëshmorëve! Zoti e Bekofte Kosovën dhe popullin e saj”.








