Si u votua në Berlin të Gjermanisë?

Si në çdo Ambasadë dhe Konsullatë, edhe në atë të Berlimit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka marrë shumicën e votave, përcjell albinfo.ch.

Rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga kjo përfaqësi diplomatike, shpërfaqin se LVV në Berlin ka fituar 475 vota, apo 80.78 për qind.

Në kryeqytetin gjerman, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e dyta me 52 vota. Apo 8.84 për qind.

E treta në Berlin ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 40 vota, apo 6.80 për qind, ndërkohë, koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nismën ka marr 2.72 për qind apo 16 vota.

Mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, mund të kalojnë vetëm këmbësorët dhe rastet emergjente

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, si dhe Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, kanë njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë.

Për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve. 

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

“Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar udhëtimin drejt Greqisë, të zgjedhin alternativa të tjera dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i boksierit të vrarë para disa muajsh, Besar Nimani, Berati është dorëzuar në autoritet gjermane pasi u shpall në kërkim pas të shtënave jashtë gjykatës së Bielifeld, para disa ditësh, përcjell albinfo.ch.

Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld, i dyshuari Berat Nimani është dorëzuar të enjten mbrëma, ka njoftuar policia.

Ai është vëllai i boksierit Besar Nimani, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2024. Avokati i tij e kishte njoftuar tashmë hapin e dorëzimit.

Gazeta “Bild” ishte e para që raportoi. Sipas raportimeve, i kërkuari u shfaq në selinë e policisë në Bielefeld në mbrëmjen e vonë të së enjtes i shoqëruar nga avokati i tij.

Ai do të dalë para gjykatësit sot (e premte). Akuzat janë të rënda: Ai po hetohet për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rënda trupore.

Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld të mërkurën, policia e kërkoi publikisht duke përdorur një foto.

Ndryshe, rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan, disa të plagosur rëndë, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar.

Raportet se njëri prej tyre ka vdekur janë të pavërteta. Policia konfirmoi të enjten në mbrëmje se gjendja e të gjithë të lënduarve ishte stabile.

Ende është e paqartë arsyeja e saktë e të shtënave: autori i dyshuar mund të ketë vepruar për hakmarrje. Sipas raportimeve, ai dyshohet se ka qëlluar familjarët e personit të dyshuar për vrasjen e vëllait të tij.

Dy të dyshuar janë liruar

Dy të dyshuar u arrestuan përkohësisht të mërkurën, por tani janë sërish të lirë. Dyshimi nuk është vërtetuar, tha policia të enjten në mëngjes. Ndërkohë, Gjykata Rajonale e Bielefeldit ka anuluar seancën e caktuar për të premten në gjykimin e vrasjes në vazhdim.

Vdiq fotoreporteri Alban Bujari, dokumentuesi i luftës dhe i paqes

Mësohet se fotoreporteri i mirënjohur, Alban Bujari ka vdekur. Bujari ishte një ndër fotoreporterët më të shquar të Kosovës dhe ndër të parët që ka dokumentuar periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-99.

Alban Bujari ishte pjesë e ekipit të KOHËS që kur nisi karrierën e tij në të përditshmen “Koha Ditore” në vitin 1997.

Ai ishte pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellë zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve të ‘90-ta. Në veçanti luftën mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe krizën humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe, puna e Bujarit u botua në mediat më prestigjoze ndërkombëtare, si “Time”, “Sunday Time”, “The Independent”, “The Guardian”, “El Pais”, “Fokus”, “Suddeutche”, “Zeitung”, “Kyoto News”, e plot të tjera.

Ndër fotografitë më të dalluara janë ato që dokumentojnë masakrimin e familjes Jashari në Prekaz më 1998, masakrën e Reçakut më 1999 dhe masakrën e shqiptarëve në Rogovë më 1999. Përveç këtyre, ato pasqyrojnë edhe transformimin e UÇK-së në TMK dhe më pas në FSK-në profesionale, me synim anëtarësimin në NATO.

Alban Bujari gjithashtu ka punuar edhe për agjencinë evropiane të shtypit EPA, përgjegjës për mbulimin e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

Varrimi do të mbahet sot, 28 shkurt, në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nga ora 14:45.

Nis numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës

Ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, përcjell albinfo.ch. 

Ndërkaq, po vazhdon numërimi i atyre nga votimi në përfaqësi diplomatike. 

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar të premten rezultatet nga numërimi i 93.02 për qind të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 40 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 80.75 për qind të votave. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ka marrë 7.48 për qind të votave, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 7.45 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.93 për qind të votave, ndërsa Koalicioni për Familjen 0.76 për qind.

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër: URIMI PËR FILLIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Në vijim urimi i plotë:

Të nderuar vëllezër e motra!

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër informon besimtarët se me perëndimin e diellit të premten, më 28 shkurt 2025, nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Dita e shtunë, 01 mars 2025, shënon fillimin e agjërimit për Ramazanin e këtij viti.

Muaji i Ramazanit është një muaj i rëndësishëm për besimtarët muslimanë në mbarë botën. Gjatë këtij muaji, agjërohet nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përmbajtur nga ushqimi, pija dhe nga veprimet negative si shenjë ibadeti dhe përkushtimi ndaj Krijuesit të gjithësisë.

Po ashtu, Ramazani është një mundësi e veçantë për të shprehur mirësinë, për të pastruar zemrat tona dhe për të përmirësuar vetveten, si individë dhe si bashkësi. Në këtë muaj të shenjtë, ne përjetojmë një bashkim të veçantë, që na lidh me njëri-tjetrin dhe me Zotin.

Lutemi që Zoti të na dhurojë paqe dhe siguri, të pranojë agjërimin dhe lutjet tona dhe të na falë mëkatet. Lutemi që njerëzimi të përfitojë nga mësimet që na sjell ky muaj i shenjtë dhe që të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur një botë më të mirë dhe më paqesore.

Në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, i uroj çdo besimtari e besimtareje dhe çdo qytetari e qytetareje të Zvicrës një Ramazan të bekuar, plot paqe, dashuri dhe begati.

Për hajr muaji i bekuar i Ramazanit!

Me respekt,

Mehas Alija

Kryetar i KMSHZ-së

Numërohen mbi 93% të votave të diapsorës, opozita me përqindje tejet të vogël

Tashmë janë procesuar 93.02% e votave të diasporës nga votimet në Konsullata dhe Ambasada, shkruan albinfo.ch.

Referuar rezultatit të fundit që është publikuar nga KQZ-ja sot në mëngjes, LVV-ja prin me  10 mijë e 898 vota apo 80.75 %.

PDK dhe LDK kanë një rezultat të ngjashëm mirëpo e dyta është PDK-ja me 7.48 % dhe e treta LDK-ja me 7.45 %.

Pra PDK ka vetëm 4 vota më shumë se LDK-ja.

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të LVV-së në Ambasada e Konsullata

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka vazhduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kur janë numëru 67.44 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatik del se Albin Kurti, kandidat për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 4883 vota.

Pas tij 4280 vota nga diaspora që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike ka marrë Glauk Konjufca.

Në vendin e tretë është Hekuran Murati me 2629 vota, pastaj Albulena Haxhiu me 2567, Xhelal Sveçla me 2548, Faton Peci me 2530, Donika Gërvalla me 2484, Mimoza Kusari me 1848, Avni Dehari me 1639 dhe Arben Vitia me 1355 vota.

Në Oslo, Lëvizja Vetëvendosje mori 91.17% të votave

Të dhënat e fundit janë ato të enjten më 27 shkurt, në orën 18:56, sipas së cilave, janë procesuar 67.44 për qind e vendvotimeve.

Sipas rezultateve që janë publikuar deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka marrë 81.97 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 7.5 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 6.14 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 1.5 për qind të votave.

Në Olso diaspora votoj kështu

LVV- 91.17% (351 vota)

PDK-3.90% (15 vota)

LDK- 3.12% (12 vota)

Vota e diasporës: Këto janë rezultatet në Vjenë

Sipas rezultateve që janë publikuar deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka marrë 81.97 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 7.5 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 6.14 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 1.5 për qind të votave, shkruan albinfo.at.

Ndërkohë, në Ambasadën e Kosovës në Vjenë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 580 vota.

Pas VV-së është PDK-ja me 64 vota, LDK ka siguruar 62 ndërsa AAK ka siguruar 14. /Albinfo.at

Rezultatet e partive politike nga votimet në Ambasadën e Kosovës në Paris dhe Romë

Rezultatet e partive politike nga votimet në Ambasadën e Kosovës në Paris, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 81.25% (182 vota), PDK-ja 20 vota, LDK-ja 17 vota, AAK-Nisma zero vota, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa në Ambasadën e Kosovës në Romë, Lëvizja Vetëvendosje mori 88.06% të votave, apo 59 vota, LDK-ja dhe PDK-ja me nga 2 vota dhe AAK-NISMA 1 votë.

Arrestohet në Angli 56-vjeçari shqiptar, kultivoi kanabis

Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Ilir Muçmata, u dënua me 12 muaj heqje lirie. Oficerët gjetën 100 bimë, pajisje për rritje dhe peshore, ndërsa i dyshuari u arrestua në vendngjarje.

“Ky është një shembull tjetër i mirë i punës që po bëjmë në komunitetin tonë për të pastruar rrugët nga droga ilegale.

Dhe për të mbrojtur njerëzit nga dëmi dhe krimi që vjen me aktivitetin e paligjshëm të drogës”, u shpreh një zyrtar i gjykatës.

Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit

British Antarctic Survey (BAS) ka publikuar disa oferta pune për të punuar në stacione të ndryshme kërkimore shkencore në Antarktidë. Këto pozita janë të parat që shpall ky institucione dhe do të lëshohen oferta të reja në një periudhë prej tre muajsh.

BAS kërkon një gamë të gjerë profesionistësh, nga shkencëtarë, teknicienë, inxhinierë, marangozë, kuzhinierë e elektricistë, deri te biologë detarë, inxhinierë elektrikë dhe konsulentë për shëndetin dhe sigurinë. Aplikimi është i hapur për të gjithë, shkruan A2 CNN.

Sipas ofertave të para, kontratat kanë një periudhë nga 6 deri në 18 muaj dhe janë të karakterit fleksibël. Paga më e ulët fillon nga 35.000 euro në vit. Po ashtu, të gjithë shpenzimet e ushqimit dhe strehimit janë të mbuluara për të gjithë punonjësit, pavarësisht nga detyra e tyre. BAS do të sigurojë akomodim, ushqim, udhëtime, veshje të specializuara dhe mjete, si dhe periudhë trajnimi për punonjësit.

Antarktida është një nga destinacionet më unike në botë. Me një popullsi që arrin deri në 5,000 persona gjatë verës dhe 1,000 gjatë dimrit, ajo është e banuar kryesisht nga punonjës të sektorëve të ndryshëm. Ndërkohë, duhet theksuar se Antarktida ka një klimë ekstremisht të ftohtë, me mungesë të dritës diellore gjatë dimrit dhe temperatura shumë të ulëta që mund të ndikojnë në aspektet fizike dhe psikologjike të punonjësve.

A do të jenë votat e diasporës përcaktuese në krijimin e institucioneve në Kosovë?

Teksa ka filluar numërimi i votave të diasporës, analistët në Kosovë mendojnë se këto vota mund të jenë përcaktuese në krijimin e institucioneve.

Bujar Dugolli, tha për RTK se votat nga diaspora edhe më parë kanë qenë kështu.

“Ndonëse nuk janë numëruar shumica e kutive të votave, trendi është duke shkuar në drejtim të krijimit të një shumice absolute për LVV, që mundëson shtimin e numrit të deputetëve”, tha Dugolli, derisa shtoi se mund të ketë ndryshime në mandatet e deputetëve

Ai u shpreh kritik ndaj KQZ-së në ngadalësimin e numërimit të votave.

Edhe Dorajet Imeri tha se trendi momental është i jashtëzakonshëm për LVV, sipas tij, përqindja e madhe e votave të numëruara deri më tani nga diaspora arrin mbi 80%. “Besoj se ky trend do të vijojë edhe më tej”, u shpreh Imeri, derisa për partitë tjera ai tha se nga numërimi i deritanishëm nga votat e diasporës nuk do të mund të marrin asnjë kandidat për deputetë, ndërsa shtoi se në bazë trendit të tanishëm, LVV do t’i marrë 3 mandate për deputetë.

Ndërsa Flamur Hyseni tha se fushata me diasporën ka filluar shumë më herët, veçmas në qytete ku shqiptarët gravitojnë më së shumti. Ai theksoi se nëse vazhdon edhe më tutje në këtë trend, atëherë, votuesi në diasporë po e përsëritë votën që ka dhënë 4 vjet më parë.

“Në njëfarë mënyre po e konfirmon mbështetjen. Nëse edhe më tutje vazhdon me këtë trend, atëherë ata po dëshmojnë rol vendimtar, sepse t’i shtosh edhe 2 apo tri mandate një partie që ka 47 mandate, mundëson krijimin e një qeverie me minoritete”, tha Hyseni.

Kurse Besa Luzha tha se nëse arrihet 80 përqindëshi i numërimit të përgjithshëm të votave nga diaspora, LVV do të arrijë të fitojë 5 mandate, që mundëson krijimin e institucioneve shtetërore nga LVV.

Vatikani njofton se Papa po shkon drejt shërimi

Vatikani ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, duke shprehur se problemi i një veshke ditë më parë, fatmirësisht është zhdukur.

Gjithashtu, ata theksojnë pavarësisht përmirësimit të lehtë, ai duhet të mbetet akoma nën kujdesin e mjekëve.

Papa Françesku, 88 vjeçar ndodhet në spitalin e Gemellit të Romës që prej datës 14 shkurt ku po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik.

Një CT në kraharor e kryer mbrëmjen e së martës tregoi progresionin normal të pneumonisë, teksa po trajtohet dhe analizat e gjakut konfirmuan përmirësimin e gjendjes.

Besimtarët katolikë u mblodhën për t’u lutur për shëndetin e Papa Françeskut në këmbët e Bazilikës së Shën Pjetrit për të tretën natë rresht.

Shqipëri: Hodhën në treg 21 tonelata mandarina me pesticide që i refuzoi Kroacia, burg për tre të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit e dyshuar se hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara të kthyer nga Kroacia.

Seanca e caktimit të mases së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura.

Në fund gjykata e Beratit caktoj të vlefshëm arrestimet dhe dha për të tre të arrestuarit masën e arrestit në burg.

Gjyqtari i çështjes ishte Ilirjan Hysa ndërsa prokurore ishte Malvina Pellumbi.

Gjatë seancës avokatet mbrojtjës i quajtën të ndaluarit viktima të luftës tregtare të konkurrencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve vendas. Madje avokati mbrojtës i Arben Dylit hodhi dyshime në vërtetësinë e analizave të shtetit kroat.

Ndërsa në fjalën e tij përpara trupit gjykues eksportuesi Arben Dyli u shpreh se nuk e dinte që duhej njoftuar AKU pasi iu kthye produkti mandarinës.

Ai njoftoj fermerët një nga Goriçani dhe tjetri nga Saranda për të marrë mbrapsh mallin.

Fermeri i arrestuar Eltn Tafa u shreh se i është bërë padrejtësi nga AKU pasi i ka treguar që mandarinat ishin prishur, kalbur, ndaj i hodha në landfilldin e Dimalit.

Si u bënë mineralet e Ukrainës ‘joshëse’ për presidentin Trump?

Pasuria minerale e Ukrainës pas tre vitesh agresioni rus, është bërë papritmas një prioritet kryesor në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës. Si ndodhi kjo?

Mineralet e rëndësishme

Ukraina është e bollshme në minerale dhe xehe të rëndësishme për industrinë globale. Vlerësohet se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë ndodhen në atë vend. Midis tyre janë rreth 19 milionë tonë rezerva grafiti, të cilat, sipas Agjencisë Gjeologjike Shtetërore të Ukrainës, e bëjnë Ukrainën “në mesin e pesë vendeve kryesore” për sa i përket rezervave të këtij minerali të vlefshëm.

Grafiti është çelësi për prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Për më tepër, Ukraina ka një të tretën e të gjitha depozitave evropiane të litiumit, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për prodhimin e baterive moderne. Përpara pushtimit rus, Ukraina mbante 7% të prodhimit global të titanit, një metal i lehtë i përdorur në ndërtimin e gjithçkaje, nga aeroplanët tek termocentralet.

Ukraina ka gjithashtu rezerva të konsiderueshme të metaleve të rralla të tokës – një grup prej 17 elementësh të përdorur në prodhimin e armëve, turbinave me erë, elektronikës dhe produkteve të tjera thelbësore për teknologjinë moderne. Një pjesë e këtyre depozitave minerale u mor nga Rusia. Sipas ministres ukrainase të ekonomisë, Yulia Sviridenko, burimet me vlerë rreth 350 miliardë dollarë ndodhen aktualisht në territoret e pushtuara.

Rusia kontrollon një pjesë të madhe të burimeve të Ukrainës

Harta tregon zonat në Ukrainë të pasura me minerale kryesore. E verdha tregon depozitat e titanit dhe zirkonit, vjollca tregon grafitin, jeshile tregon metale të rralla të tokës dhe blu tregon litium. Këto minerale janë të rëndësishme për teknologjitë e reja, industrinë, elektronikën, bateritë dhe në industrinë e hapësirës ajrore dhe automobilave.

Rusia kontrollon territoret në pjesët lindore të Ukrainës, si dhe Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014. Këto territore përmbajnë depozita të mëdha minerale, të cilat në rrethanat e reja kanë rëndësi strategjike për Rusinë, në radhë të parë në aspektin e negociatave.

Gjithashtu, kur shikohen përqindjet në sasitë e lëndëve të para, duke përfshirë qymyrin dhe hekurin, ato janë më të mëdhatë në pjesët lindore të Ukrainës, të cilat janë kryesisht të pushtuara nga ushtria ruse.

Pse SHBA dëshiron minerale?

Sipas një vlerësimi të vitit 2022 nga konsulenca kanadeze e rrezikut gjeopolitik SecDev, Rusia pushtoi 63% të minierave të qymyrit të Ukrainës dhe gjysmën e rezervave të saj të manganit, ceziumit, tantalit dhe metaleve të rralla të tokës.

Mineralet kritike janë themeli i ekonomisë së shekullit të 21-të. Ato janë thelbësore për burimet e rinovueshme të energjisë, industrinë ushtarake dhe infrastrukturën industriale, dhe luajnë një rol gjithnjë e më strategjik në gjeopolitikë dhe ekonominë globale. Megjithatë, lind pyetja nëse 5 për qind e rezervave botërore të mineraleve të vlefshme në Ukrainë është me të vërtetë diçka që mund të ndryshojë dhe të ndikojë ndjeshëm në garën gjeopolitike në teknologjitë e reja.

Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara duan të sigurojnë akses në burimet minerale të Ukrainës dhe të paktën të zvogëlojnë pjesërisht varësinë e saj nga Kina, e cila kontrollon një të tretën e rezervave botërore të metaleve të rralla të tokës. Në dhjetor, Kina ndaloi eksportin e disa metaleve të rralla të tokës në SHBA dhe kishte kufizuar tashmë eksportet e lëndëve të para kryesore vitin e kaluar.

Fiksimi i Trump për mbledhjen e ndihmave nga Ukraina

Me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai e ka vënë çështjen e mineraleve të Ukrainës në qendër të fokusit publik. Trump flet për dorëzimin e pasurisë minerale të Ukrainës në SHBA, kryesisht nga këndvështrimi i kompensimit dhe një lloj grumbullimi i ndihmës amerikane për Ukrainën, për të cilën ai pretendon se i ka kaluar 350 miliardë dollarë, megjithëse shifra aktuale është rreth 100 miliardë dollarë.

Megjithëse burimet minerale janë të rëndësishme për Amerikën, kjo lëvizje pasqyron qasjen “transakcionaliste” të Trump ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare, në të cilat ai nuk është i interesuar për aleancat tradicionale, por vetëm për përfitimet ekonomike të marrëveshjeve të tilla.

Këtë e pranoi edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili i ofroi Trumpit kontroll mbi burimet minerale të Ukrainës, duke përfshirë zonat në lindje të vendit të pushtuara aktualisht nga ushtria ruse.

Franca gjithashtu dëshiron mineralet e Ukrainës

Putin tha se marrëveshja e mundshme SHBA-Ukrainë për mineralet e rralla nuk është shqetësim për Moskën dhe se Rusia “pa dyshim ka shumë më shumë burime të këtij lloji sesa Ukraina”.

Evropa gjithashtu pa një mundësi për një marrëveshje për mineralet, kështu që Franca po i ofron një marrëveshje Ukrainës. Ata thonë se kjo do të ndihmojë në forcimin e industrisë ushtarake franceze.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur shumë më pozitivisht për një marrëveshje të mundshme mineralesh me Evropën sesa me SHBA-në, pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë deklaruar pa mëdyshje se do të garantojnë sigurinë e Ukrainës përmes forcave paqeruajtëse evropiane pas një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi.

Çfarë thotë marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet?

Trump e ka vendosur marrëveshjen e mineraleve me Ukrainën në kontekstin e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Zelensky, nga ana tjetër, po këmbëngul në garancitë e sigurisë amerikane për të parandaluar agresionin e ri rus në të ardhmen.

Sipas mediave amerikane, Zelensky madje i bërtiti të dërguarit amerikan gjatë negociatave për mineralet, por më vonë tha se Ukraina nuk e kundërshtoi marrëveshjen.

Zelensky njoftoi nesër një vizitë te Trump në Uashington dhe qeveria dhe parlamenti ukrainas kanë miratuar nënshkrimin e marrëveshjes, por tani për tani duket se jo të gjitha detajet janë finalizuar.

Garancitë e sigurisë për Ukrainën

Sipas informacioneve të fundit nga Financial Times, Ukraina do të paguajë 50% të të ardhurave nga shfrytëzimi i ardhshëm i burimeve të saj natyrore në një fond të përbashkët. Ky fond do të jetë në pronësi të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, dhe fondet do të përdoren për të rindërtuar Ukrainën dhe për të stimuluar zhvillimin e saj ekonomik.

Edhe pse marrëveshja nuk përfshin garanci specifike të sigurisë së SHBA-së për Ukrainën, ajo thotë se SHBA mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garancitë e nevojshme të sigurisë për të vendosur paqen e qëndrueshme. Gjithashtu, marrëveshja nuk specifikon nëse SHBA do të vazhdojë të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë, dhe Trump ka folur vazhdimisht se si Evropa duhet të mbrojë vetë Ukrainën. Në rrethana të tilla ekziston rreziku që marrëveshja të dështojë, por në atë rast Ukraina do të jetë nën presion edhe më të madh nga Trump, gjë që do të ketë ndikim negativ në marrëveshjen e paqes me Rusinë. Kështu, Moska mund t’i ofrojë Trumpit burime mbi territoret e pushtuara ukrainase në këmbim të okupimit të vazhdueshëm, që do të ishte skenari më i keq për Ukrainën.

 

 

Procesohen rreth 70% e votave në përfaqësitë diplomatike, VV prin me rezultat 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes platformës elektronike të rezultateve zgjedhore ka përditësuar të dhënat e votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Deri më tani janë procesuar 70 për qind e rezultateve nga 43 përfaqësi diplomatike.

Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me 81,97 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 7,5 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 6,14 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 1,5 për qind të votave.

Ndërkohë KQZ po vazhdon numërimin e votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.

 

Betohet Arianit Besiri, kryetari i parë shqiptar i një bashkie në Gjermani

Arianit Besiri është bërë lajm muaj më parë kue ka arritur të zgjedhet kryetari i parë shqiptar i një bashkie në Gjermani. Të mërkurën ai dha betimin si kryetar i bashkisë Morbach derisa më 1 zyrtarisht fillon edhe detyrën.

Besiri fitoi zgjedhjet në nëntor të vitit të kaluar teksa atëkohë tha se do të punojë për një të ardhme të mirë.

“Një erë e freskët fryn nëpër EG Morbach. Së bashku do të krijojmë të ardhmen. Faleminderit për mbështetjen. Të fortë së bashku”, ka shkruar ai.

 

 

 

 

Zvicër: Hetimi zbulon të meta shqetësuese në sigurinë e trenave të mallrave

Kur një tren mallrash doli nga shinat në tunelin e bazës Gotthard më 10 gusht 2023, asgjë nuk funksionoi dhe gjithçka u bllokua: tubi i tunelit mbeti i mbyllur për më shumë se një vit, me një kosto të vlerësuar prej rreth 150 milionë franga. Aksidenti është shkaktuar nga thyerja e rrotës në një vagon.

Hulumtimi i kryer nga programi SRF “Rundschau” tregon se ky nuk ishte rastësi. Problemi qëndron në sistemin e frenimit të përdorur në shumicën dërrmuese të vagonëve të mallrave.

Një “problem sistemik”

Programi “Rundschau” ka marrë draftin konfidencial të raportit përfundimtar të Shërbimit Zviceran të Hetimit të Sigurisë (SESE). Aty thuhet: “Parja e diskut të rrotës nuk është për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së boshteve të vagonit 466-2 (…) Ky është një problem sistemik.” Hetimi zbuloi se të gjitha rrotat e mjetit të aksidentit “tregonin të njëjtat karakteristika çarje” – megjithëse disa prej tyre ishin dukshëm më të reja. Këto çarje të lodhjes shkaktohen nga “mbingarkesa termike”. Në terma konkretë: rrota duhet të jetë mbinxehur në një moment, transmeton albinfo.ch.

Kjo ndodh, për shembull, kur frenat nuk janë lëshuar plotësisht. Kjo mbinxehje çoi në çarje që u përhapën ngadalë – derisa rrota u thye.

Paralajmërojnë ekspertët e njohur

Katër ekspertë të hekurudhave folën për programin “Rundschau” për të paralajmëruar publikun. Për shkak se rreziku i thyerjes së rrotave prek pothuajse të gjitha makinat e mallrave për tre arsye: Shumica e makinave të mallrave frenohen ende nga frenat e këpucëve. Këpucët shtypin timonin dhe mund ta shkaktojnë atë të nxehet në rrethana të caktuara. Sot, trenat e mallrave nuk udhëtojnë më me 60 apo 80 km/h, por me 100 km/h. Kjo do të thotë se ata duhet të frenojnë shumë më fort.

Mbushjet e frenave dikur ishin prej gize, e cila e shpërndante nxehtësinë më mirë. Sot ato janë bërë nga materiale të përbëra që e shpërndajnë më pak nxehtësinë. Sipas ekspertëve të hekurudhave, rregulloret e mirëmbajtjes nuk janë përshtatur asnjëherë. Për shembull, deri më tani, një vagon mallrash duhet të vihet në shërbim vetëm çdo tetë vjet ose çdo 660,000 kilometra. Për krahasim, një makinë duhet të ketë kaluar tashmë dy kontrolle teknike brenda të njëjtës periudhë kohore.

Pas aksidentit në tunelin Gotthard, ekspertët e hekurudhave janë bërë më të kujdesshëm për sigurinë e treneve mallrash. Sipas Ruedi Beutler, ish-kreu i flotës SBB, një problem i tillë mund të ketë pasoja fatale, duke shkaktuar dhjetëra vdekje në raste aksidentesh në tunel ose stacione me trafik të dendur. Raporti konfidencial i hetimit zviceran ka nxjerrë në pah nevojën për një ndryshim të plotë të perspektivës, duke rekomanduar kontrollin e detajuar të të gjitha llojeve të rrotave me blloqe frenash të përbërë. Ky kontroll duhet të zbatohet për shumicën e vagonëve të mallrave, me përjashtim të atyre që janë të pajisur me frena me disk, si makinat moderne të pasagjerëve.

Përveç kësaj, mirëmbajtja duhet të rimendohet plotësisht: “SESE rekomandon përshtatjen e kritereve të udhëzimeve të mirëmbajtjes për boshtet e frenuara me blloqe frenash të përbëra në lidhje me intervalin dhe metodologjinë.” Një autoritet mbikëqyrës i pafuqishëm Raporti konfidencial jep edhe shifra të tjera: Një task forcë evropiane zbuloi 77 raste të çara pas aksidentit në tunelin Gotthard. Në 10 raste është thyer rrota. Autoriteti mbikëqyrës evropian lëshoi vetëm një rekomandim jodetyrues për disa lloje të rrotave që tashmë ishin shumë të konsumuara. Zyra Federale e Transportit thekson se asgjë nuk mund të zëvendësojë zgjidhjet efektive evropiane.

Zëdhënësi Andreas Windlinger thekson se “realiteti është se ne jemi të integruar në një sistem që nuk mund ta ndryshojmë vetë”. Katër ekspertët e hekurudhave kanë bërë thirrje që të zhvillohen detektorë akustikë për të mundësuar identifikimin e çarjeve të vazhdueshme në kufi dhe për të siguruar që trenat e rrezikshëm të ndalojnë menjëherë. Kjo do të mundësonte një përgjigje më të shpejtë dhe efikase për të parandaluar aksidentet dhe për të përmirësuar sigurinë në hekurudha.