Shqipëria
Emigrimi pa kthim në rritje, qindra shqiptarë heqin dorë nga shtetësia çdo vit
Rritet numri i shqiptarëve që braktisin përfundimisht vendin
Shqiptarët nuk po largohen më vetëm përkohësisht nga vendi, por gjithnjë e më shpesh po zgjedhin emigrimin e përhershëm. Vetëm gjatë vitit të kaluar, rreth 900 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare për të përfituar pasaportën e një vendi të Bashkimit Europian apo të Australisë, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me vitin 2023, numri i personave që kanë marrë këtë vendim është rritur me 52 raste, ose 6.1 për qind, duke reflektuar një prirje të vazhdueshme në rritje të emigrimit pa kthim.
Sipas juristit Rafael Todhe, i cili ushtron profesionin në Gjermani, heqja dorë nga shtetësia shqiptare lidhet kryesisht me kufizimet ligjore që shumë shtete vendosin ndaj dyshtetësisë. Ai shpjegon se shumica e vendeve pritëse kërkojnë heqjen dorë nga shtetësia e mëparshme si kusht për marrjen e nënshtetësisë së re.
“Procesi i marrjes së shtetësisë është i gjatë dhe kompleks. Përparësi u jepet personave të kualifikuar dhe procedura mund të zgjasë deri në 7–8 vjet”, thekson Todhe.
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se gjatë dekadës së fundit, mbi 6 mijë e 600 shqiptarë kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare. Shumë prej vendeve ku shqiptarët emigrojnë më së shumti, si Gjermania, Austria, Holanda dhe Spanja, nuk e lejojnë dyshtetësinë.
Ndërkohë, studiuesja e emigracionit Eldisa Cirogu vëren se arsyet që shtyjnë qytetarët drejt këtij vendimi janë kryesisht ekonomike dhe sociale. Sipas saj, tre faktorët kryesorë janë një punë më e mirë, arsim cilësor dhe shërbime shëndetësore më të avancuara.
“Marrja e shtetësisë së një vendi europian u ofron lëvizje të lirë dhe mundësi më të mëdha për të ndërtuar jetën në vende të ndryshme”, shprehet Cirogu.
Fenomeni prek veçanërisht të rinjtë. Sipas INSTAT, rreth 52 për qind e emigrantëve shqiptarë i përkasin grup-moshës 15–35 vjeç, çka përbën një sfidë serioze për zhvillimin e vendit.
“Përveç ndikimit ekonomik, Shqipëria po humb forcën aktive të punës dhe po përballet me një tkurrje demografike dhe plakje të shpejtë të popullsisë”, paralajmëron studiuesja.
Sipas të dhënave të EUROSTAT, përmasat e emigrimit janë edhe më të mëdha: në dy dekadat e fundit, mbi 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë përfituar shtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian, duke konfirmuar thellimin e fenomenit të emigrimit afatgjatë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











