Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por “ai nuk mund të anulohet”, thotë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Me këtë vlerësim pajtohet edhe politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, i cili thotë se mund të lindin probleme sa i përket formimit të Asociacionit, nëse “një draft-statut jokushtetues i dërgohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 21 mars se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Deklaratat e shpeshta për këtë temë, Osmani ka filluar t’i bëjë pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, më 17 mars.

Ajo ka thënë se ia ka shprehur Sorensenit kundërshtimet e saj për këtë draft-statut, i cili i është ofruar Kosovës dhe Serbisë në tetor të vitit 2023 nga të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Në atë kohë, BE-ja e ka përshkruar atë si një “model modern” për mbrojtjen e komuniteteve pakicë, ndërsa dokumenti është pranuar në parim si nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, ndërkohë, Kurti ka ndryshuar qëndrimin për këtë draft-statut dhe ka refuzuar ta dërgojë atë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës – veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndryshuar qëndrimi i tij për formimin e Asociacionit dhe nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër në horizont për komunitetin serb në Kosovë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

As Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a pajtohet me vlerësimin e presidentes Osmani se draft-statuti për formimin e Asociacionit është jokushtetues dhe a planifikon ajo ndonjë draft-statut të ri apo po kërkon zgjidhje alternative.

Lidhur me këtë temë, Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Osmani: Vërejtjet e mia për statutin janë substanciale

Osmani tha se vërejtjet e saj ndaj draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë të natyrës substanciale dhe se qëndrimin e saj ia ka përcjellë edhe të dërguarit të ri të BE-së për dialogun, Sorensen.

“Ato nuk janë vërejtje teknike. Një president vendi nuk bën vërejtje teknike. Pra, bën vërejtje substanciale për sa i përket mospërputhshmërisë me Kushtetutën e Kosovës dhe rrezikut që ai draft-statut mund të bartë për funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, tha Osmani për gazetarët më 21 mars.

Ajo shtoi se vërejtjet e saj janë mendim i saj personal dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund ta vlerësojë draft-statutin e ofruar nga BE-ja, apo ndonjë draft tjetër që mund të ofrohet nga institucionet e Kosovës – “kurdo që të vijë një moment i tillë”.

Profesori Hasani thotë se kjo deklaratë e presidentes së Kosovës është e vonuar dhe se ajo po e përdor atë për politikë të brendshme.

“Unë besoj që e bën për t’i hyrë në hatër pushtetit aktual. Mendon dhe shpreson se do të bëhet rizgjedhja e tij edhe për një mandat për presidente në vitin e ardhshëm. Ndërkohë, nëse dikush mendon se dialogu mund të ndryshojë në përmbajtje dhe se mund të anulohen apo zhvlerësohen ato që janë arritur në Bruksel, është naivi më i madh”, thotë Hasani.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikon një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Marrëveshja e parë për themelimin e tij është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërsa për parimet e tij është rënë dakord më 2015.

Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa nga këto parime nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, edhe pse ato do të mund të harmonizoheshin.

Hasani: Draft-statuti është zbatim i Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit

Hasani pajtohet me konstatimin se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Por, sipas tij, ky draft-statut “është derivat i Marrëveshjes Bazë për rrugën drejt normalizimit të raporteve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë marrëveshje, Kurti dhe Vuçiq kanë rënë dakord në shkurt të vitit 2023 në Bruksel, ndërsa në mars të po atij viti, në Ohër, janë pajtuar për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Hasani thotë se draft-statuti i Asociacionit përmban zbatimin e të dyja këtyre marrëveshjeve, të cilat, siç thotë ai, janë në funksion të një autonomie politiko-territoriale për serbët e Kosovës.

“Të gjitha këto janë në kundërshtim brutal me Kushtetutën e Kosovës. Por, draft-statuti [i Asociacionit] nuk mund të anulohet pa u anuluar dy marrëveshjet tjera [të Brukselit dhe Ohrit]. Kjo nuk mund të ndodhë”, thekson Hasani.

Ai shton se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi për zbatimin e saj nuk mund të anulohen, sepse janë bërë pjesë e rendit juridik evropian, që kushtëzon përparimin e Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Gogiq: Osmani nuk duhej t’i bënte publike vërejtjet e saj

Edhe politologu nga Beogradi, Gogiq, thotë se draft-statuti i BE-së për formimin e Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, ai thekson se deklaratat e presidentes Osmani mund të shihen nga dy këndvështrime: se ajo e refuzon draft-statutin, ose “i thekson me kohë problemet që mund të lindin”.

“Mbase këtu është e kontestueshme përse ajo doli publikisht. Ndoshta do të duhej t’u drejtohej atyre [BE-së], marrë parasysh se draft-statuti nuk është publikuar asnjëherë zyrtarisht. Por, nëse versioni që kemi parë në media është i saktë, unë ndaj vlerësimin e saj se nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se është befasi që ka ardhur nga BE-ja”, thotë Gogiq.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draft-statutin e përgatitur nga BE-ja, i cili specifikon se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të kërcënojë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

Theksohet gjithashtu se dokumenti do t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ky draft-statut, mes tjerash, parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga Serbia dhe “një kanal efikas të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

Pjesa e statutit që u referohet kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe saktëson se ky organ ka të drejtë të marrë vendime, të miratojë rregullore, udhëzime dhe deklarata.

Ai, po ashtu, do të kishte autoritet të plotë në nivel lokal në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Asociacioni parashihet të ketë të drejtë të iniciojë ose të jetë palë edhe në proceset në gjykata, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nëse vendimet ose veprimet e ndonjë institucioni ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me statutin.

A mund të ndryshojë BE-ja qëndrimin e saj ndaj Asociacionit?

Hasani dhe Gogiq pajtohen se Bashkimi Evropian nuk do të ndryshojë qasjen e tij lidhur me formimin e Asociacionit apo marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Hasani nuk beson se Gjykata Kushtetuese mund “të rrëzojë ose anulojë” draft-statutin e BE-së për Asociacionin.

“Për rrjedhojë, draft-statuti mund të ndryshojë vetëm në pjesë të caktuara. Për mendimin tim, mund të pësojë vetëm ndryshime kozmetike”, thotë ai.

Ai, po ashtu, shpreh besimin se BE-ja nuk e ka ndryshuar qasjen lidhur me draft-statutin e Asociacionit, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

Gogiq, në anën tjetër, konsideron se BE-ja mund ta shohë vetë se draft-statuti nuk është “më i përshtatshmi” dhe mund të ofrojë një dokument të ri.

“Nuk mund të shtysh një statut që nuk mund të kalojë [vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese] dhe t’u japë edhe më shumë material atyre që e kundërshtojnë Asociacionin në Kosovë”, thotë Gogiq.

Në fund të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai, si kryeministër i vendit, nuk mund ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse Marrëveshja Bazë nuk është nënshkruar.

Kurti konsideron se nënshkrimi i Marrëveshjes do të ishte garanci se edhe Serbia do t’i përmbushte obligimet e saj ndaj Kosovës.

Kosova, aktualisht, është në proces të formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit ka fituar më së shumti vota.

Deklarata e plotë që u nënshkrua mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes

Para pak ditësh, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë arritur marrëveshje për aleancë ushtarake, e cila u nënshkrua nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve më 18 mars në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

Teksti i plotë, që përmban katër pika, u publikua për shkak të “interesit të madh publik”. Ka pasur reagime të shumta nga Serbia për këtë marrëveshje. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kjo është shkelje e marrëveshjes nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996. Por zyrtarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kanë mohuar se kjo marrëveshje është e natyrës armiqësore për fqinjët.

Në një postim në Facebook sot nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës thuhet se këto tri shtete synojnë riafirmimin për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore dhe në rajonin Adriatiko-Jonian.

Teksti i plotë i marrëveshjes për aleancë ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci:

1. Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse duke:

  • Eksploruar zhvillimin dhe blerjen e kapaciteteve mbrojtëse nëpërmjet zgjidhjeve të bashkëpunimit shumëkombësh për të rritur gatishmërinë e forcave tona ushtarake;

  • Identifikuar hapësira për bashkëpunimin industrial të mbrojtjes, duke nxitur aksesin në burime dhe zinxhirë furnizimi për të krijuar një industri konkurruese dhe të qëndrueshme të mbrojtjes;

  • Rritur përpjekjet për të investuar në teknologji dhe inovacione të reja për të përshpejtuar dhe siguruar një qasje të unifikuar ndaj transformimit të sigurisë dhe mbrojtjes.

2. Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve duke:

  • Ndarë ekspertizën dhe praktikat më të mira në rekrutimin, zhvillimin dhe mbajtjen e personelit të kualifikuar, duke përfshirë shkëmbimin e koncepteve të forcave rezerviste, për të rritur kapacitetet tona parandaluese dhe mbrojtëse;

  • Rritur mundësitë e edukimit dhe trajnimit individual dhe kolektiv përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake përkatëse, me qëllim që të ketë kuptueshmëri më të mirë nga ana strategjike të kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta;

  • Forcuar stërvitjet dypalëshe dhe/ose trepalëshe për të përmirësuar ndërveprueshmërinë, në përputhje me politikat e NATO-s dhe BE-së për trajnimet dhe stërvitjet, për t’u siguruar që forcat të jenë të përgatitura në mënyrë adekuate.

3. Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë duke:

  • Forcuar hapat e përbashkët për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve hibride, duke përfshirë kërcënimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale;

  • Shkëmbyer informacione dhe shërbime të inteligjencës për ndërgjegjësimin dhe koordinimin strategjik dhe operacional të situatës ndërmjet institucioneve të mbrojtjes për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive kundër sfidave që hasin vendet tona përkatëse;

  • Eksploruar opsione të reagimit që adresojnë një gamë të gjerë kërcënimesh të mundshme për infrastrukturën tonë kritike dhe rrjetet e komunikimit, dhe që mbështesin kohezionin dhe ndihmën e ndërsjellë.

4. Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik duke:

  • Përafruar politikat dhe pozicionet me institucionet dhe strukturat shumëpalëshe euroatlantike për sigurinë dhe mbrojtjen, për të çuar përpara interesat dhe objektivat tona kombëtare dhe të përbashkëta rajonale;

  • Treguar angazhim për bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë për integrimin e plotë të Kosovës në iniciativat rajonale për sigurinë dhe mbrojtjen;

  • Mbështetur perspektivën euroatlantike të Kosovës duke ofruar mbështetje për statusin e saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Kjo Deklaratë e Përbashkët është bërë në frymën e miqësisë, solidaritetit dhe besimit të ndërsjellë. Ajo pasqyron vizionet e përbashkëta strategjike të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës. Ajo nuk krijon asnjë detyrim të ri ligjor ndërkombëtar ose ndërqeveritar ndërmjet shteteve, as nuk ndikon në detyrimet ekzistuese me shtetet e tjera.

Austri: Rriten incidentet raciste, mbi 1.600 raste të regjistruara në 2024

Referuar një raporti, 61 për qind e incidenteve raciste kanë ndodhur në platforma digjitale, të ndjekura nga 13 për qind në hapësira publike, 11 për qind në ambiente argëtimi dhe shërbimi, dhe 8 për qind në institucione publike, përcjell albinfo.at.

Kjo statistikë e publikuar këtë të enjte tregoi se 1.647 raste ishin të regjistruara.

Raporti nga “ZARA – Guximi Civil & Puna Kundër Racizmit” zbuloi se interneti ishte mjedisi më i zakonshëm për sulme raciste.

Konkretisht, 61 për qind e incidenteve raciste kanë ndodhur në platforma digjitale, të ndjekura nga 13 për qind në hapësira publike, 11 për qind në ambiente argëtimi dhe shërbimi, dhe 8 për qind në institucione publike.

Nga rastet e raportuara, 79 për qind janë dorëzuar nga dëshmitarë, ndërsa 21 për qind kanë ardhur nga viktima.

Raporti sugjeron se kjo prirje mund të pasqyrojë mungesën e besimit në zbatimin e ligjit, me shumë njerëz që besojnë se raportimi i incidenteve raciste në polici nuk çon në veprime kuptimplota.

Racizmi në kujdesin shëndetësor, “rrezik kërcënues për jetën”

Duke paraqitur raportin, drejtoresha e ZARA-s, Rita Isiba, ka theksuar se gjetjet e këtij viti vendosën një fokus të veçantë te racizmi në kujdesin shëndetësor.

Ajo ka thënë se migrantët dhe njerëzit me prejardhje migrante shpesh përballen me diskriminim në institucionet mjekësore, me ankesat dhe dhimbjet e tyre të shpërfillura.

“Kur racizmi përcakton cilësinë e kujdesit mjekësor që merr një person, ai mund të përbëjë një rrezik kërcënues për jetën. Puna jonë tregon se viktimave u mungojnë mekanizmat efektivë të ankesës dhe masat mbrojtëse”, ka thënë Isiba.

Duke theksuar se rastet e dokumentuara zbulojnë një problem strukturor dhe jo incidente të izoluara, ajo ka bërë thirrje për veprim të vazhdueshëm nga politikëbërësit dhe ka nënvizuar rolin e shoqërisë civile në luftimin e racizmit.

Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare

Revista suedeze Allas rrëfen në një artikull të gjatë dhe të detajuar historinë e Astrid Lindberg, e cila la karrierën e saj në industrinë e reklamave në Suedi për të filluar një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Pasi vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 2016, ajo ra në dashuri me peizazhet e saj të paprekura dhe kulturën mikpritëse. Në vitin 2020, Lindberg filloi të ndërtonte “Camp Nivica”, një kamping të largët luksoz me tenda safari dhe kuzhinë.

Pavarësisht sfidave si dimrat e ashpër dhe dallimet kulturore, Astrid është integruar në komunitetin lokal dhe drejton me sukses kampin me një ekip të vogël. Ajo parashikon zgjerimin e përpjekjeve të turizmit të qëndrueshëm dhe forcimin e lidhjeve me vendasit, ndërkohë që vazhdon të ndajë bukurinë e fshehur të Shqipërisë me vizitorët.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu: https://www.allas.se/livsoden/astrid-lindberg-bytte-liv-och-flyttade-till-albanien/10698068?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0XLBXKzODyB1AuIqwfB-aqObNTkGMnYCtO9ford97eh7tHcHaQ81WIQrE_aem_cFOPaJBLkG8G9E8Hb5vr-A

Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja

Mësohet se Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë janë zhvendosur në objekte të reja, transmeton albinfo.at.

Vlen të theksohet se adresa e re e Ambasadës së Republikës së Kosovës është në Prinz Eugen Straße 8-10, 1040 Vjenë, ndërsa adresa e re e Shërbimit Konsullor është në Wohllebengasse 4/3, 1040 Vjenë.

Postimi i plotë i Ambasadës:

Të dashur bashkatdhetarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë do të zhvendosen në objekte të reja që nga fillimi i muajit prill!

Adresa e re e Ambasadës së Republikës së Kosovës:

Prinz Eugen Straße 8-10, 1040 Vjenë

Adresa e re e Shërbimit Konsullor:

Wohllebengasse 4/3, 1040 Vjenë

Nga data 01 deri më 04 prill 2025, Shërbimi Konsullor do të jetë i mbyllur për shërbime të rregullta dhe do të funksionojë vetëm për raste emergjente.

Nga data 07 prill 2025, të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen në objektin e ri në Wohllebengasse 4/3, 1040 Vjenë.

Për çdo pyetje rreth shërbimeve konsullore, ju lutemi na kontaktoni përmes emailit: [email protected]

Stokholm: Në kuadër të muajit të Frankofonisë, shfaqet filmi i regjisorit shqiptar “A Short Trip”

Bëhet e ditur se Ambasada e Shqipërisë në Suedi, në bashkëpunim me Institutin Francez në Suedi, në kuadër të muajit të Frankofonisë, sjellin në Stokholm filmin e mirënjohur të regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, “A Short Trip”, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky film ishte fitues në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në Festivalin e Venecias 2023.

Filmi paraqet historinë e Klodit dhe Mirës, një çift i ri shqiptar në emigracion dhe sfidat e tyre.

Për të gjithë të interesuarit për ta parë filmin në kinema Zita Folkets Bio, biletat mund ti gjeni këtu: https://bio.se/bokning/cinemaId/2124/sessionId/17782

Aeroporti Heathrow planifikon rikthimin e plotë të shtunën

Aeroporti Heathrow, një nga më të ngarkuarit në botë, u detyrua të mbyllej plotësisht pas një zjarri në një nënstacion elektrik që shkaktoi ndërprerje të energjisë. National Grid arriti të rivendosë energjinë në mënyrë të përkohshme, ndërsa aeroporti njoftoi se po rifillonte disa fluturime dhe shpreson të kthehet në shërbim të plotë të shtunën, shkruan DW.

Pavarësisht rikuperimit të pjesshëm, ndikimi i mbylljes pritet të zgjasë disa ditë, pasi linjat ajrore duhet të riplanifikojnë fluturimet dhe të ripozicionojnë avionët dhe ekuipazhet. Aeroporti u ka bërë thirrje pasagjerëve të mos shkojnë aty pa udhëzime nga linjat ajrore.

Autoritetet britanike po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërsa nuk ka indikacione për ndonjë veprim kriminal. Ndërkohë, zyrtarët dhe ekspertët e aviacionit kanë kritikuar mungesën e një alternative energjie për një infrastrukturë kaq kritike. Sipas të dhënave, më shumë se 1,350 fluturime u prekën nga ndërprerja, duke shkaktuar kaos për pasagjerët, përcjell albinfo.ch.

Gjermani: Si do shpenzohet huaja prej një trilionë eurosh?

Gjermania ka miratuar një paketë huash prej 1 trilion eurosh, e cila do të shpenzohet në dymbëdhjetë vitet e ardhshme për mbrojtjen, infrastrukturën dhe mbrojtjen e klimës. Nga kjo shumë, 500 miliardë euro do të përdoren për projekte klimatike, ndërsa pjesa tjetër do të destinohet për modernizimin e Bundeswehr-it dhe infrastrukturës kombëtare, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe rinovimin e sistemit hekurudhor.

Eksperiencat e mëparshme me projektet e mëdha ndërtimore në Gjermani, si Aeroporti i Berlinit, salla e koncerteve Elbphilharmonie në Hamburg dhe stacioni hekurudhor Shtutgart 21, ngjallin shqetësime mbi menaxhimin e këtij investimi gjigant. Procedurat e ndërlikuara të miratimit, gabimet e planifikimit dhe mungesa e materialeve shpesh i kanë kthyer projektet e mëdha në katastrofa financiare, shkruan DW.

Qeveria e ardhshme e mundshme e CDU/CSU dhe SPD ka miratuar ndryshime kushtetuese që mundësojnë këto shpenzime të paprecedenta. Shoqata Gjermane e Tatimpaguesve (BdSt) e ka quajtur këtë vendim një gabim, duke theksuar se problemi kryesor nuk është mungesa e financimeve, por burokracia e tepruar dhe strukturat joefikase. Ekonomistja Veronika Grimm ka paralajmëruar se paratë mund të mos shpenzohen shpejt, për shkak të vonesave në miratime dhe planifikim.

Industria e ndërtimit në Gjermani ka hasur vështirësi në vitet e fundit, me rënie të konsiderueshme të porosive. Shumë kompani janë ankuar për procedurat e gjata të miratimit, ndërsa instituti ifo ka vlerësuar se burokracia i kushton ekonomisë gjermane deri në 146 miliardë euro në vit. Një shqetësim shtesë është edhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Një studim i Fondacionit Bertelsmann sugjeron se Gjermania do të ketë nevojë për rreth 288,000 punëtorë të huaj çdo vit deri në vitin 2040.

Për modernizimin e Bundeswehr-it, armatimi dhe pajisjet ushtarake do të blihen me shpejtësi të lartë, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për kompani si Rheinmetall dhe Airbus. Ndërkohë, Deutsche Bahn ka nisur projektin më të madh të rinovimit në historinë e saj, me plane për të investuar 290 miliardë euro deri në vitin 2034. Po ashtu, Ministria Federale e Transportit vlerëson se 140 miliardë euro do të nevojiten vetëm për të mirëmbajtur rrugët kryesore të vendit, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa Gjermania miraton këto investime të jashtëzakonshme, borxhi publik ka arritur në 1.7 trilion euro. Pagesat e interesit janë aktualisht 34 miliardë euro në vit, por sipas Zyrës Federale të Auditimit, shpenzimet do të rriten me 37 miliardë euro në vit pas vitit 2035. Kjo ka ngritur shqetësime mbi qëndrueshmërinë financiare të vendit në afatgjatë.

Përderisa investimi synon të rigjallërojë ekonominë dhe të përforcojë infrastrukturën, mbetet për t’u parë se si do të menaxhohet ky fond gjigant dhe cilat do të jenë efektet e tij reale në zhvillimin ekonomik të Gjermanisë, shkruan DW.

Vdekjet e emigrantëve arrijnë rekord në vitin 2024

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi se në vitin 2024, të paktën 8,938 emigrantë humbën jetën në udhëtimet e tyre, duke e bërë këtë vitin më vdekjeprurës që nga fillimi i statistikave në vitin 2014. Kjo shifër është rritur me gati 200 viktima krahasuar me vitin 2023 dhe është dyfishuar që nga viti 2020.

Azia pati numrin më të lartë të vdekjeve, me 2,778 viktima, e ndjekur nga Mesdheu me 2,452 dhe Afrika me 2,242. Në Amerikë, shifrat paraprake tregojnë të paktën 1,233 vdekje, duke përfshirë një rekord prej 174 vdekjesh në xhunglën Darien mes Kolumbisë dhe Panamasë, transmeton albinfo.ch.

IOM thekson se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë për shkak të mungesës së të dhënave zyrtare. shkruan DW. Organizata gjithashtu paralajmëron për dhunën, zhvatjen nga bandat dhe kushtet çnjerëzore në kampet e ndalimit të emigrantëve, veçanërisht në Libi.

Që nga viti 2014, mbi 74,000 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur, me një rritje të vazhdueshme të numrit të viktimave në pesë vitet e fundit,

Shqipëria mposhtet nga Anglia, Gjimshiti thotë se patën gabime

Shqipëria është mposhtur 2-0 nga Anglia të premten në ndeshjen për kualifikueset e Botërorit.

Pas ndeshjes, kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti, ka pranuar se kombëtarja kishte gabime.

“Nuk ishim të frikësuar. Në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë, jo vetëm ndaj nesh. 1:0 ishte në rregull. Me hyrjen e Brojës kishim disa raste, por na mungoi pasimi i fundit. Më pas pësuam edhe golin e dytë dhe përfundoi ndeshja. Anglia ka lojtarë që mund ta dërgojnë topin prapa shpinës dhe është e vështirë të ndalen me shpejtësinë që kanë. Kemi gabuar pak që jemi kthyer shumë prapa”, ka thënë kapiteni.

Myles Lewis-Skelly realizoi për 1:0 në minutën e 20-të dhe Harry Kane shënoi golin e dytë për anglezët në minutën e 77-të.

Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva

Partnerët socialë në Zvicër kanë mbështetur paketën e mbrojtjes së pagave të miratuar nga Këshilli Federal, por me disa shqetësime. Sindikatat, përfshirë Federatën Zvicerane të Sindikatave (SGB) dhe Unia, e shohin këtë si një hap të rëndësishëm për të mbrojtur punëtorët nga praktikat e padrejta të pagave nga kompanitë e huaja. Megjithatë, ata paralajmërojnë se marrëveshja me BE-në mund të rrezikojë standardet e mbrojtjes së punonjësve, përcjell albinfo.ch.

Shoqata e Punëdhënësve dhe Federata Zvicerane e Tregtisë mbështesin kompromisin, por shprehin rezerva për disa masa, si mbrojtja nga largimi nga puna për përfaqësuesit e punonjësve. Nga ana tjetër, Swissmem, shoqata e industrisë së teknologjisë, e konsideron paketën si një zgjidhje të ekuilibruar.

Partitë politike kanë reaguar ndryshe. PS dhe të Gjelbërit e mirëpresin vendimin dhe e shohin si hap kyç për marrëdhëniet me BE-në, duke paralajmëruar kundër çdo dobësimi të tij në Parlament. Qendra vlerëson kompromisin si një element vendimtar për pranimin e marrëveshjes së re me BE-në. FDP mbetet e rezervuar, duke pritur përfundimin e negociatave me BE-në, ndërsa SVP refuzon marrëveshjet dhe nuk ka komentuar për kompromisin,shkruan SRF.

Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit

Këshilli Federal zviceran ka refuzuar iniciativën “Jo Zvicër me 10 milionë” të propozuar nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), duke argumentuar se ajo rrezikon prosperitetin dhe sigurinë e vendit. Ministri i Drejtësisë, Beat Jans, deklaroi se kjo nismë mund të izolojë Zvicrën ndërkombëtarisht dhe të ndërpresë marrëveshjet dypalëshe me BE-në, të cilat sigurojnë akses në tregun evropian, shkruan RTS.

Qeveria theksoi se emigracioni është i domosdoshëm për ekonominë, veçanërisht në sektorë si shëndetësia, bujqësia dhe turizmi. Gjithashtu, paralajmëroi se ndalimi i tij mund të shkaktojë mungesë të fuqisë punëtore dhe të dëmtojë sistemin shëndetësor.

Këshilli Federal ka planifikuar masa për të menaxhuar më mirë imigracionin, për të përshpejtuar procedurat e azilit dhe për të kontrolluar statusin e pranimeve të përkohshme, duke ruajtur një balancë mes nevojave ekonomike dhe angazhimeve ndërkombëtare të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut

Këshilltari Kombëtar i Gjenevës, Daniel Sormanni, ka paraqitur një mocion që kërkon që të burgosurit me të ardhura të larta të mbulojnë vetë shpenzimet e qëndrimit në burg. Aktualisht, shteti shpenzon nga 300 deri në 400 franga zvicerane në ditë për çdo të burgosur, duke e çuar koston mujore mbi 10,000 franga, shkruan 20minuten.

Propozimi i Sormannit parashikon që individët me të ardhura vjetore mbi 150,000 franga të paguajnë për akomodimin dhe shërbimet mjekësore gjatë dënimit ose me këste pas lirimit. Ai argumenton se nuk është e drejtë që personat e pasur të financohen plotësisht nga shteti, ndërkohë që qytetarët e ndershëm mbajnë barrën e taksave.

Mocioni synon të lehtësojë barrën e taksapaguesve dhe të promovojë përgjegjësinë personale të të dënuarve. Këshilli Federal do të vlerësojë fizibilitetin e kësaj mase dhe pritet të japë një përgjigje gjatë seancës verore në qershor, përcjell albinfo.ch.

Përfundon pjesa e parë, Anglia në epërsi ndaj Shqipërisë

Me golin e debutuesit Lewis-Skelly, Anglia është në epërsi ndaj Shqipërisë që nga minuta e 20-të e ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026.

Anglia ka dominuar në shumicën e kohës në pjesën e parë. Ndërkohë, vetëm në minutën e 27-të, Shqipëria pati një rast ku u godit shtylla, përcjell albinfo.ch.

Në këtë ndeshje, shënuesi i golit për Anglinë ka marrë një rekord interesant. “Me 18 vjet e 176 ditë, Lewis-Skelly është lojtari më i ri në histori që ka shënuar gol në debutimin për Anglinë”, shkruan BBC.

Mjekësia ligjore konstaton se viktimat në Koçan vdiqën nga asfiksia

Drejtori i Mjekësisë Ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov, në një konferencë për media të premten, ka njoftuar se të gjitha viktimat nga zjarri që shpërtheu në klubin e natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, e cila u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri.

Ai bëri të ditur se ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat.

“Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov.

Stankov ka treguar edhe për metodat e përdorura për identifikimin e viktimave. Tha se janë përdorur dy metoda për të identifikuar viktimat: përmes ADN-së dhe analizimit të shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, ai tha se ishte e pamundur të analizonin shenjat e gishtërinjve të katër viktimave, prandaj ato u identifikuan përmes ADN-së.

“Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”, tha Stankov.

Autoritetet thanë se raportet e të gjitha autopsive të kryera do të kompletohen gjatë këtij muaji, por analizat toksikologjike mund të marrin më shumë kohë.

“Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç; 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje, pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi”, tha Stankov.

Të paktën 155 njerëz janë lënduar në këtë incident, transmeton albinfo.ch.

Thaçi do kalojë natën në Kosovë, të shtunën në EULEX takon vëllezërit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten do të qëndrojë në Kosovë në vizitën dyditore të lejuar nga Dhomat e Specializuara.

Pas vizitës te varri i të atit dhe në shtëpinë në Burojë, ku takoi nënën dhe bashkëshorten, ai natën do ta kalojë në selinë e misionit të EULEX-it.

Ndërkohë, të shtunën do të takohet me vëllezërit dhe djalin e tij.

Hashim Thaçit iu mundësua leja e përkohshme pesë ditë pas vdekjes së të atit. Gjykata Speciale nuk i dha leje të përkohshme humanitare për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit më 28 mars, transmeton albinfo.ch

Formacionet e ndeshjes Angli – Shqipëri

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Anglisë, e cila luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Wembley”. Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Gjimshiti, Ajeti, Balliu dhe Aliji. Mesfusha formohet nga Laçi, Asllani dhe Ramadani, ndërsa sulmi drejtohet nga Uzuni, Bajrami dhe Asani.

Për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Shqipërisë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar formacionin startues me portier Jordan Pickford, mbrojtës Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly, pastaj Rice dhe Jones, Foden, Bellingham, Rashford dhe Kane në sulm, transmeton albinfo.ch.

Pse rinovimet e pistave të Deutsche Bahn do të shkaktojnë përçarje të mëdha në Austri?

Programi kryesor i rinovimit të pistave të Deutsche Bahn do të shkaktojë devijime, anulime dhe kohë më të gjata udhëtimesh në të gjithë Austrinë nga viti 2026. Ja çfarë duhet të presësh saktësisht.

Nga viti 2026, udhëtarët dhe operatorët e mallrave në Austri do të përballen me ndërprerje të konsiderueshme për shkak të programit më të madh të rinovimit të pistave të Deutsche Bahn. Sipas zyrtarëve të ÖBB, të cituar nga Die Presse, efektet do të përfshijnë devijime të gjera, kohë të zgjatura udhëtimi dhe ndryshime të orarit të shërbimeve të pasagjerëve dhe mallrave.

Drejtori i Përgjithshëm i ÖBB, Andreas Matthä, theksoi seriozitetin e sfidave të ardhshme gjatë një deklarate për shtyp të premten në Linz.

Ai tha se transporti i pasagjerëve dhe i mallrave do të preken në mënyrë të barabartë, duke parashikuar “dy deri në tre vite sfiduese” përpara. Kreu i ÖBB shtoi se durimi i pasagjerëve do të “shtrihej pak më tej”, transmeton albinfo.at.

Pse janë të nevojshme këto rinovime të mëdha?

Matthä shpjegoi se rinovimi i planifikuar i Gjermanisë i pikave, binarëve dhe linjave ajrore ishte “pa alternativë”. Ai ilustroi gjallërisht shtrirjen e ndërprerjeve aktuale: “Vitin e kaluar, asnjë tren austriak i mallrave nuk udhëtoi sipas planit atje ku ishte menduar.” Ai gjithashtu vuri në dukje se “50 për qind e vonesave të trenave vendase ishin për shkak të vendeve të tjera.”

Cilat rrugë do të preken dhe kur?

Ndërprerja do të fillojë në vitin 2026 me dy mbyllje të mëdha. Në gjysmën e parë të vitit 2026, linja hekurudhore Regensburg-Nürnberg do të mbyllet. Më pas, do të ndjekë rruga Passau-Obertraubling, e cila do të mbyllet në gjysmën e dytë të 2026-ës.

Situata do të vazhdojë të përkeqësohet edhe në vitet e ardhshme.

Sipas informacionit aktual të ÖBB, rruga Deutsches Eck do të mbyllet në gjysmën e parë të 2027-ës, e ndjekur nga mbyllja e lidhjes Rosenheim-München në gjysmën e parë të 2028-ës.

Këto ndryshime do të shkaktojnë në mënyrë të pashmangshme “ndryshime të orarit dhe anulime të trenave midis Linzit dhe Selzthalit, si dhe Shën Valentinit dhe Steyr”, shkruan The Local.

Udhëtimi i pasagjerëve do të pësojë gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme.

Konkretisht, në gjysmën e dytë të 2026-ës, Matthä tha qartë: “Linjat ICE Vjenë–Regensburg/Nürnberg do të anulohen.” Asnjë tren pasagjerësh nuk do të udhëtojë për në Gjermani nëpërmjet Passaut gjatë kësaj periudhe; në vend të kësaj, ata do të ridrejtohen nëpërmjet Mynihut.

Në vitin 2027, kur linja Deutsches Eck mbyllet, trenat në distanca të gjata nga Vjena në Mynih do të devijohen përmes Passaut, që do të thotë “deri në 45 minuta më shumë kohë udhëtimi”, tha Matthä. Ndërkohë, trenat nga Vjena në Bregenz dhe Cyrih do të ridrejtohen përmes Bischofshofenit, duke i shtuar “90 minuta më shumë” udhëtimit.

Ndryshimet specifike në shërbimet e trenave për vitin 2028 janë ende në koordinim.

Trafiku rrugor ka gjasa të rritet

Mbylljet do të prekin më shumë sesa vetëm hekurudhat. Matthä shpjegoi se, për shkak se vetëm “80 për qind e kapaciteteve aktuale mund të sigurohen”, më shumë transport mallrash do të lëvizin në mënyrë të pashmangshme në rrugë.

Ministri i Infrastrukturës, Günther Steinkellner (FPÖ), paralajmëroi se autostrada me dy korsi Innkreis (A8), drejt Passaut, mund të bëhet veçanërisht e mbingarkuar. Për të lehtësuar barrën e trafikut rrugor, ai sugjeroi hapjen e përkohshme të “korsisë së emergjencës si korsi e përkohshme”.

Ndërsa afrohen rinovimet, ÖBB dhe drejtuesit e industrisë vazhdojnë t’i nxisin pasagjerët dhe bizneset të përgatiten për ndërprerje të konsiderueshme.

Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave

Qeveria zvicerane ka miratuar një paketë masash për të mbrojtur pagat zvicerane, nëse marrëveshjet e reja të negociuara me Bashkimin Evropian (BE) hyjnë në fuqi. Katërmbëdhjetë masa do të përfshihen në një draft konsultimi për paketën e përgjithshme me BE-në; partnerët socialë dhe kantonet kanë rënë dakord për 13 nga këto masa.

Masat për të cilat janë rënë dakord nga partnerët socialë dhe kantonet në shkurt janë finalizuar me sukses, u tha gazetarëve të premten, ministri i Ekonomisë Guy Parmelin. Partnerët socialë tani kanë rënë dakord për masa të mëtejshme bazuar në propozimet e qeverisë, transmeton albinfo.ch.

Sigurimi i kontratave kolektive

Sipas Parmelin, këto masa mbrojnë ekzistencën e marrëveshjeve kolektive që tani janë shpallur përgjithësisht të detyrueshme me anë të rregullimeve të të ashtuquajturave kuorume.

Gjithashtu, mbrojtja ligjore për kompanitë vendase që do t’i nënshtrohen një marrëveshjeje kolektive përgjithësisht të detyrueshme duhet të përmirësohet, përcjell swissinfo.

Bazuar në diskutimet që Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) ka zhvilluar me partnerët socialë dhe kantonet që nga dhjetori i vitit 2022, si dhe një rekomandim nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Këshilli Federal ka vendosur gjithashtu të propozojë mbrojtje të përmirësuar kundër largimit nga puna, veçanërisht për përfaqësuesit e zgjedhur të punonjësve.

Parandaloni hedhjen e pagave përmes shpenzimeve

Qeveria thekson se 14 masat synojnë veçanërisht zonat ku nivelet e mbrojtjes së pagave duhet të mbrohen më mirë. Ato kanë për qëllim kryesisht kompanitë që dërgojnë punëtorë në Zvicër nga shtetet e BE-së.

Sipas Këshillit Federal, në masën që ato aplikohen edhe për kompanitë zvicerane, ato nuk krijojnë ndonjë barrë të re të rëndësishme për kompanitë vendase dhe nuk kufizojnë tregun fleksibël të punës.

Lidhur me rregulloret e shpenzimeve, Zvicra synon të ndryshojë Aktin e Punëtorëve të Postuar, siç shpjegoi kreu i SECO, Helene Budliger Artieda.

Kjo do të zbatohet në rast se rregullat në vendin e origjinës nuk mbulojnë kostot aktuale të qëndrimit në Zvicër.

“Kjo duhet të kompensohet në bazë të kostove aktuale në Zvicër,” tha Budliger Artieda, duke shprehur bindjen e saj se kjo do të parandalojë hedhjen e pagave përmes shpenzimeve.

Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet

Akullnajat në Alpet zvicerane po shkrihen. Këtu janë pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme me rastin e Ditës Botërore të Akullnajave.

Që kur janë shkrirë akullnajat?
Akullnajat në Alpet zvicerane filluan të tërhiqen rreth 170 vjet më parë. Megjithatë, fillimisht ky ishte një proces i ngadaltë. Vitet e humbjeve u alternuan me periudha disa dekadash në të cilat reshjet e borës dhe shkrirja ishin të balancuara. Që atëherë, shkrirja është përshpejtuar ndjeshëm.

Sa akullnaja janë zhdukur?
Që nga viti 1850, një sipërfaqe prej përafërsisht 1000 kilometra katrorë në Zvicër është bërë pa akull. Kjo përafërsisht korrespondon me zonën e kantonit të Urit. Në total, rreth 1000 akullnaja janë zhdukur. Sa shpejt tërhiqet gjuha e akullnajës varet gjithashtu nga madhësia e saj. Akullnajat e vogla reagojnë shpejt ndaj luhatjeve vjetore të motit, ndërsa akullnajat më të mëdha janë më të fuqishme.

Sa akullnaja kanë mbetur?
Sipas inventarit më të fundit të akullnajave, ka 1400 akullnaja në të gjithë Zvicrën. Shumica prej tyre janë të vogla dhe disa janë edhe pa emër. Ka rreth 130 akullnaja me një gjatësi prej më shumë se dy kilometra. Akullnaja më e madhe në Zvicër është akullnaja Aletsch, me një sipërfaqe prej përafërsisht 80 kilometra katrorë. Kështu, ajo mbulon një zonë pothuajse aq të madhe sa Liqeni i Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Ku janë akullnajat në Zvicër?
Akullnajat janë të përhapura në njëmbëdhjetë kantone zvicerane. Valais ka pjesën më të madhe të sipërfaqes dhe vëllimit të akullnajave, e ndjekur nga kantonet e Bernës, Graubünden dhe Uri. Akullnaja ka gjithashtu në kantonet Glarus, Obwalden, Vaud, Ticino, St. Gallen, Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden. Megjithatë, vëllimi i akullit në tre kantonet e fundit është shumë i vogël.

Sa është shkrirë vitet e fundit?
Që nga viti 2000, vëllimi i akullit të akullnajave zvicerane është shkrirë me 38 për qind. Në vitin 2000, vëllimi i akullit i të gjitha akullnajave zvicerane ishte 74.9 kilometra kub; në vitin 2024 ishte 46.5 kilometra kub. Vëllimi i mbetur i akullit është afërsisht i barabartë me vëllimin e liqenit Biel, dhe vëllimi i akullit të shkrirë është rreth dyfishi i liqenit Neuchâtel.

Cili vit pati më shumë shkrirje?
Akullnajat humbën vëllimin më të madh të akullit në vitin 2022. Plot 5.9 për qind e masës së akullnajave u shkri në verën e atij viti. Viti 2023 zuri vendin e dytë me një rënie prej 4.4 për qind.

Vëllimi i akullit të akullnajave zvicerane
Vëllimi i akullit ishte 76.5 kilometra kub në vitin 2000. Në vitin 2021, ai ishte 52.5 kilometra kub.

Cila është situata në mbarë botën?
Akullnajat në mbarë botën kanë humbur më shumë masë në tre vitet e fundit se kurrë më parë në një periudhë trevjeçare që nga fillimi i matjeve në vitet 1970. Kombet e Bashkuara e kanë shpallur vitin 2025 si Vitin e Akullnajave dhe për herë të parë e kanë caktuar 21 Marsin si “Ditën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Akullnajave”, për të theksuar pasojat e shkrirjes së akullit. Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) në Gjenevë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë dhe Shkencë (UNESCO) në Paris organizojnë aktivitete gjatë gjithë vitit, shkruan SRF.

A mund të shpëtohen akoma akullnajat?
Pjesërisht. Sipas studiuesve, rreth një e katërta e akullnajave të Zvicrës ende mund të shpëtohen. Megjithatë, kjo do të ishte e mundur vetëm me veprime të rëndësishme klimatike. Kjo do të kërkonte një reduktim të emetimeve globale të gazeve serrë në zero neto. Meqenëse akullnajat reagojnë me vonesë ndaj ndryshimeve klimatike, një rënie në vëllimin e akullit me një të tretën do të pritej brenda 25 viteve – edhe nëse temperaturat do të mbeten të qëndrueshme tani e tutje.