Kosova
Çollaku: Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador në Vjenë, jo i ligjshëm
“Zhgënjyes dekretimi i Fate Velaj si ambasador i Shqipërisë në Vjenë"
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me dekretimin e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Ai e ka quajtur zhgënjyes emërimin e Fate Velajt si ambasador të Shqipërisë në Vjenë, pasi, sipas tij, ky emërim vjen në shkelje të konventës së Vjenës.
Çollaku shkruan se arsyeja pse Velaj nuk duhet të emërohet ambasador është sepse ai është shtetas austriak, ndërsa e ka quajtur dekretimin nga ana e presidentit një “qokë politike” ndaj Ramës.
“Zhgënjyes dekretimi i Fate Velaj si ambasador i Shqipërisë në Vjenë”.
Emërimi i z. Fate Velaj vjen në shkelje të Konventës së Vjenës, nenit 8 të saj.
Zoti Velaj është shtetas austriak dhe Konventa e Vjenës e ndalon dekretimin e një ambasadori ne te njëjtin vend ku është shtetas.
Propozimin e z. Velaj si qoke politike nga shërbimet ndaj Ramës e kuptoj, çfarë në mënyrë zhgënjyese më çudit është konfirmimi i Presidentit të Republikës me këtë shkelje flagrante të konventave ndërkombëtare në emërimin e një ambasadori”, shkruan Çollaku.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










