Kosova
CNN: Vuçiq akuzoi SHBA-në dhe glorifikoi terroristët
Kryeministri serb, pasi akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës së gënjyen mbi raportet e fundit që tregonin prezencë të shtuar ushtarake të forcave serbe pranë veriut të Kosovës, Aleksandër Vuçiq ndryshoi tërësisht qasje mbrëmjen e kësaj të hëne, duke thënë se ky raport i Washingtonit thjesht nuk ishte plotësisht i saktë, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për median amerikane CNN me gazetaren Christiane Amanpour, Presidenti i Serbisë deklaroi se Beogradi ka reduktuar me më shumë se 2/3 prezencën ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
“Ne i kemi vlerësuar gjithmonë raportet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe institucione të tjera amerikane. Problemi është se këto raporte nuk ishin plotësisht të sakta”.
Një vit më parë kishim 14 mijë trupa ushtarakë pranë kufirit me Kosovën, disa ditë më parë kjo shifër ishte 8400, ndërsa sot janë 4400 trupa ushtarësh”.
Megjithatë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller, nuk e konfirmoi largimin e trupave ushtarake serbe nga veriu i Kosovës në konferencën e tij të përditshme për shtyp këtë të hënë, ku tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova se diçka e tillë ka ndodhur.
Në intervistën e tij për CNN, Vuçiq u pyet se a u mor vendimi për të larguar ushtrinë pranë kufirit, si një përpjekje për të shmangur vëmendjen, pasi Milan Radojçiq pranoi përfshirjen e tij në sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës.
Ndërsa tha se Radojçiq do të përgjigjet përpara drejtësisë, Presidenti serb zgjodhi të shmangte pyetjen, duke thënë se ai do vetëm një prani të shtuar të KFOR-it në Veri.
Gazetarja e CNN zgjodhi t’i rikthehet një deklarate të Presidentit serb, i cili përgjatë muajit mars kishte thënë se nuk e firmosi Marreveshjen e Ohrit pasi kishte dhimbje në dorën e djathtë, pyetje të cilës Aleksandër Vuçiq zgjodhi sërish duke ironizuar Christiane Amanpour duke akuzuar Prishtinën.
“Unë e vlerësoj qasjen tuaj objektive dhe të paanshme. Ndoshta ju nuk e keni ndjekur atë që Bashkimi Europian tha pas përfundimit të takimit tonë të fundit. Serbia ishte plotësisht konstruktive, këtë e thanë edhe Josep Borrell dhe gjithashtu Miroslav Lajçak. Ne jemi të gatshem të negociojmë, por Bashkimi Europian e di se Kosova nuk është e gatshme të vazhdojë punën me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Pasi zgjodhi të fshihej pas perdes së Brukselit, gazetarja e CNN i rikujtoi Presidentit serb prioritetin e tij për anëtarësim të Beogradit në Bashkimin Europian, duke i thënë se mënyra e vetme për të arritur këtë gjë është tryeza e dialogut.
Kur u pyet për rolin e tij destabilizues në Bosnjë e Hercegovinë dhe faktin se ai bën deklarata të kundërta përballë kombit dhe përballë aleatëve ndërkombëtarë, Vuçiq u iritua dhe akuzoi gazetaren se po bën deklarata që nuk po dalin nga goja e tij.
“Pra, ju nuk e mbështesni Milorad Dodik dhe lëvizjet e tij destabilizuese. E po, në rregull, isha e lumtur ta degjoja këtë”.
“Mos vendosni në gojën time fjalë qënuk i kam thënë. Thjesht, po thosha se mbështes marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












