Kosova
Çmimi i vajit aktualisht në Kosovë është më i larti në botë
“Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç ‘fryhen”, tha Kurti
Pas panikut të qytetarëve, kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit prej 3.49 euro për një litër është artificial dhe i paarsyeshëm.
Ai tha se çmimi identik i vajit në dyqanet anembanë Kosovës nuk është i rastësishëm.
“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishme por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai.
Kurti deklaroi se nuk ka asnjë arsye që të rritet kështu çmimi i vajit.
“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë”, tha ai.
Më tutje, kryeministri tha se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
“Aktualisht çmimi i vajit në Republikën e Kosovës është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren. Këto çmime të fryra duhet të ç ‘fryhen”, tha ai.
Ai tha se çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial.
“Çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëz që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore e jo nga gjendja reale në Kosovë”, deklaroi Kurti.
https://kryeministri.rks-gov.net/kryeministri-kurti-gjate-vizites-ne-kompanine-floil-po-angazhohemi-qe-mos-te-kete-mungese-te-vajit-ne-vendin-tone/
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












