Lajme
Çmimi i pijeve po rritet në Zvicër
Një tjetër produkt i përdorur zakonisht po bëhet më i shtrenjtë: pijet joalkoolike.
“Çmimi i PET [shishes] po rritet dukshëm, dhe bashkë me të, edhe ai i ujit mineral e pijet joalkoolike”, sipas një raporti në 20 Minuten, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ekziston rreziku i rritjes së mëtejshme të çmimeve.
Për shembull, çmimet për litër ujë mineral tani janë 5 deri në 10 centë më të larta, në varësi të shitësit me pakicë.
Nga katër shitësit kryesorë që anketoi gazeta – Migros, Coop, Aldi dhe Lidl – vetëm Coop nuk e ka rritur ende çmimin e pijeve, megjithëse zëdhënësi i saj pranoi se kompania “aktualisht nuk mund të përjashtojë rregullimet e çmimeve”, për shkak të kostos më të lartë të produkteve të papërpunuara, materialeve, mungesës së materialit ambalazhues dhe rritjes së kostove të transportit dhe energjisë.
Pijet i janë bashkuar një liste në rritje të produkteve të tjera të përditshme, çmimet e të cilave janë rritur për shkak të inflacionit dhe luftës në Ukrainë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










