Lajme
Çmimi i picës në Itali, gjithnjë e më i ‘kripur’
Çmimi i picës “rritet” gjithnjë e më shumë në Itali, sipas Qendrës së Trajnimit dhe Kërkimit mbi Konsumin (CRC), e cila kreu një anketë mbi çmimet e produkteve ushqimore “Made in Italy”, të njohura dhe të vlerësuara në të gjithë botën, shkruan ilmessaggero.it, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit, kostoja është rritur me 18.3% në gjashtë vitet e fundit, duke arritur sot në një mesatare prej 12.14 eurosh për person. Margherita mbetet pica më e shitur.
Duke analizuar të dhënat e Istat-it, sot pica më e shtrenjtë në Itali është ajo që shërbehet në Reggio Emilia, ku kostoja mesatare në një piceri (e cila përfshin një picë dhe një pije, përveç tarifës së mbulimit dhe shërbimit, nëse ka) është 17.58 euro.
Siena vjen në vendin e dytë, me një mesatare prej 17.24 eurosh për të njëjtën pije.
Në vendin e tretë është Macerata, me një mesatare prej 16.25 eurosh. Ndërsa qyteti me picën më të lirë nuk është Napoli, siç mund të mendohet, por Livorno, me një kosto mesatare prej 8.75 eurosh për vakt, i paraprirë nga Reggio Calabria (9.15 euro).
Listës së picave të lira i pasojnë qytetet e Pescarës (9.37 euro) dhe Catanzaros (9.96 euro), me një shpenzim më pak se 10 euro për picë e pije.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











