Lajme
Çmimi i arit shënon rekord të ‘zi’
Tregjet e aksioneve kanë përjetuar një javë të vështirë, mes shqetësimeve të investitorëve për ndikimin e tarifave amerikane në ekonomi. Pas rënieve të ndjeshme në Azi, ku Tokio humbi 4% dhe Hong Kongu 1.1%, edhe tregjet evropiane u përballën me sfida, me Milano dhe Frankfurt që shënuan humbje prej 1%, si dhe Parisin dhe Londrën me 0.9%. Ndërkohë, në Nju Jork, kontratat e së ardhmes Nasdaq po bien me 1%, ndërsa ato në S&P 500 me 0.6%.
Për shkak të pasigurisë së tregjeve, investitorët po i drejtohen aktiveve të sigurta si ari, i cili ka arritur nivele rekord me një rritje prej 1.6%, duke kapur vlerën e 3,125 dollarëve. Po ashtu, jeni japonez ka fituar 0.5% kundrejt dollarit, dhe obligacionet po tregojnë yield-e në rënie, pasi investitorët shpresojnë në politika më lehtësuese nga bankat qendrore, përcjell albinfo.ch.
Ndikim të konsiderueshëm ka pasur edhe tregu i naftës, që u rrit me 0.5%, duke arritur në 69.71 dollarë për fuçi (WTI), si pasojë e kërcënimeve të presidentit Trump për tarifa ndaj naftës së papërpunuar ruse, nëse nuk arrihet një armëpushim me Ukrainën.
Ndërkohë, ari vijon të shënojë rekorde të reja: çmimi i metalit të çmuar për dërgesë të menjëhershme (Gold Spot) ka arritur në 3,120.74 dollarë, me një rritje prej 1.15%, ndërsa ari për dorëzim në qershor (Comex) tregtohet me 3,152.40 dollarë, duke avancuar me 1.22%.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











