Lajme
Çmimet problematike të barnave në Kosovë
Çmimi i ilaçeve që gjenden barnatore, nuk qëndron asnjëherë i njëjtë. Problem i madh po konsiderohet të jenë edhe çmimet e barnave.
Kjo vjen si rezultat i shitësve të barnatoreve.
Produktet farmaceutike janë mjaft të nevojshme për qytetarët, mirëpo për qytetarët e Kosovës çmimet janë të papërballueshme.
Çmimet po vendosen varësisht nga dëshira e shitësit për përfitime personale.
Kjo dukuri u përmend edhe gjatë seancës së djeshme (29 korrik 2022), në Kuvendin e Kosovës.
Jo të gjithë deputetët e miratuan Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe produkteve medicinale.
Andaj Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi këtë projektligj.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin ata të cilët nuk e përkrahën idenë e partisë opozitare më të madhe në kuvend- PDK, për rregullimin e këtyre çmimeve.
Sipas memorandumit, Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro barna spitalore më shtrenjtë këtë vit, e që kjo shifër i ka detyruar të paguajnë qytetarët deri në 10 milionë euro më shumë.
Sipas VV-së, këtë ligj është duke e hartuar Ministria e Shëndetësisë.
Për rregullimin e çmimeve do të merren: Komisioni për Çmime të Produkteve Medicinale, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Oda e Farmacistëve, Fondi i Sigurimeve dhe anëtarë vëzhgues nga shoqëria civile.
Në vitin 2019 janë përditësuar rregullimet e çmimeve, e që nga ajo kohë nuk ka pasur rishikim të kësaj dukurie.
Më 26 korrik. Ministria e Shëndetësisë e ka paguar rreth 280 për qind më shtrenjtë produktin paracetamol 1 gr për injeksion, në krahasim me vlerën në tregun me pakicë.
Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, për shkak të çmimeve më të larta në treg, i ka ndërprerë me shumicë kontratash për furnizime.
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











