Lajme
Çmimet për mallrat dhe shërbimet e konsumit: Zvicra, më e shtrenjta në Evropë
Sipas të dhënave Shqipëria renditet mes 10 vendeve të fundit, por është vendi i parë në rajon me çmimet më të shtrenjta

Në Shqipëri, gjatë vitit 2021, çmimet për konsumin final janë sa 60.9% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Evropian.
Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i fundit i “Agjencisë Evropiane të Statistikave” mbi nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit.
“Scan Intel” i ka analizuar çmimet duke marrë në konsideratë nivelin e secilit grup. Nga të dhënat e përpunuara bie në sy se për grupin “Komunikim”, çmimet në Shqipëri janë sa 112.4% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Evropian. Shifrat tregojnë se në nivel rajoni për grupin “Komunikim”, Shqipëria është vendi më i shtrenjtë. Nga ana tjetër, sipas EUROSTAT, çmimet për grupin “Veshje dhe Këpucë” janë sa 87.8% e çmimeve në Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.ch.
Në Shqipëri veshjet dhe këpucët janë më të shtrenjtat pas komunikimit, krahasuar me mesataren evropiane. Sa i përket ushqimeve, çmimet në Shqipëri për vitin 2021 janë sa 82.6% e çmimeve në Evropë.
Ndërkohë që qytetarët shpesh herë kanë ankesa për çmimet e larta të restoranteve, hoteleve dhe kafeneve, të dhënat tregojnë se në vendin tonë çmimet për grupin “Hotele, kafene dhe restorante” janë sa 46.1% e çmimeve në Evropë, pra më pak se gjysma e mesatares në BE. Por cilat janë mallrat dhe shërbimet më të lira në vendin tonë krahasuar me çmimet në vendet e Evropës? Shifrat tregojnë se çmimet për edukim në vendin tonë janë sa 19.5% e çmimeve në Evropë. Edhe krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria shihet të jetë me e lirë në çmime sa i përket arsimit. Po ashtu çmimet për shëndetin janë sa 34.4% e mesatares së çmimeve në BE. Krahasuar me rajonin, sa i përket shëndetit, çmimet më të ulta i ka Maqedonia e Veriut sa 32.4% dhe pas saj renditet Shqipëria. Në vendin tonë çmimet për mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje janë sa 86.7% e çmimeve në Bashkimin Evropian, ato për transportin janë sa 77.1%, ndërsa për pije alkoolike dhe duhan janë sa 70.8% e çmimeve në BE. Nga ana tjetër, për grupin “Argëtim dhe kulturë” çmimet janë sa 59.5% e atyre në BE, ndërsa për grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” janë sa 41.9% e çmimeve në BE.
“Scan Intel” ka analizuar gjithashtu pozicionin e Shqipërisë sa i përket nivelit të çmimeve për konsumin final krahasuar me vendet e Evropës. Sipas të dhënave Shqipëria renditet mes 10 vendeve të fundit, por është vendi i parë në rajon me çmimet më të shtrenjta. Maqedonia e Veriut është me e lira në rajon me nivel të çmimeve në tërësi sa 51.5% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Evropian. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Serbia me 59.9% secila. Në vend të parafundit është Bosnje Hercegovina me nivel çmimesh sa 55.8% e atyre në BE. Në vitin 2021, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit paraqiten më të larta në Zvicër, Islandë, Norvegji dhe Danimarkë, ndërsa më të ulta në vende si Turqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri