Kosova
Çmimet në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta
Inflacioni arrin në rreth 13 për qind
Bëhet e ditur se çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë pësuar rritje të madhe gjatë vitit 2022, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave, çmimet për produktet bazë ushqimore nga shtatori i vitit të kaluar janë rritur me gati 13 për qind.
Çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga shtatori i vitit të kaluar janë rritur në rreth 13 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave.
ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2022, ka rënë për 0.2 për qind.
Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, shtator 2022”, kjo është karakterizuar me rënien e konsumit të karburanteve, shërbimeve për transport dhe energjia elektrike, pra me një ndikim të përbashkët prej minus 0.6 për qind në IHÇK.
Ndërsa, për këtë muaj ka pasur ngritje të çmimeve të lëndëve djegëse prej 9.2 për qind, mobile e orendi me 2.5 për qind, perime me 2 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtje shtëpiake me 1.5 për qind, bukë dhe drithëra me 0.7 për qind dhe mish me 0.6 për qind, me një ndikim të përbashkët në IHÇK prej 0.4 për qind.
Pra, IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 12.7 për qind në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri e pelet me 60.2 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 49.7 për qind, bukë dhe drithëra me 33.5 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 25.8 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 24.7 për qind, gaz me 23.9 për qind, mish me 22.3 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë e ëmbëlsira me 21.1 për qind, kafe, çaj e kakao me 17.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë e ushqim për fëmijë me 16.7 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 16.2 për qind, shërbime për transport me 15.7 për qind, shërbime hoteliere me 14.2 për qind, mirëmbajtje e rregullim i vendbanimit me 13.3 për qind, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht me 10.9 për qind, kujdes personal me 8.3 për qind dhe gjëra e pajisje të tjera rekreative, kopshte e manare me 7.3 për qind”, vijon raporti.
“Mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 6.7 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal me 6.4 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 6.2 për qind, pajisje shtëpiake me 5.9 për qind, blerje e automjeteve me 5.5 për qind, duhan me 5.4 për qind, pije alkoolike me 5.2 për qind, produkte farmaceutike me 4.9 për qind, qelqurina, takëme e mjete të kuzhinës me 4.4 për qind, pra me një ndikim të përbashkët prej 13 për qind në IHÇK”, përfundon ASK.
Derisa rënie e çmimeve vërehet pemë me 6.8 për qind, perimet me 1.9 për qind dhe energjia elektrike me 1.4 për qind, me një ndikim prej minus 0.3 për qind në IHÇK.
Ngritja enorme e çmimeve të produkteve ushqimore ndër vite, sa ishte çmimi i tyre para disa viteve dhe sa është tash:
Disa prej produkteve ushqimore të cilat kanë pësuar ngritje gjatë tre vjetëve të fundit, 2020, 2021 dhe 2022, janë këto, çmimet e të cilave janë publikuar nga ASK-ja.
Oriz 1 kg në vitin 2020 ka qenë 1.42euro, në vitin 2022, 1.44 euro dhe në vitin 2022 është ngritur në 1.46 euro
Miell gruri 1 kg në vitin 2020 0.52cent, në vitin 2021, 0.78 centë dhe në vitin 2022, 0.79 centë.
Bukë e bardhë 500 gr, në vitin 2020, 0.36cent, në vitin 2021, 0.46 centë dhe në vitin 2022 0.46 centë.
Mish gjedhi pa eshtra 1 kg në vitin 2020, 6.65 euro, në vitin 2021, 7.96 euro dhe në vitin 2022, 8.20 euro.
Mish viçi 1 kg, në vitin 2020, 7.45 euro, në vitin 2021, 8.90 euro dhe në vitin 2022 8.94 euro.
Mish pule 1 kg, në vitin 2020 2.64euro, në vitin 2021, 3.71euro dhe në vitin 2022, 3.78 euro.
Qumësht (Tetrapak) 1 lit, në vitin 2020, 0.91cent, në vitin 2021, 1.08 euro, dhe në vitin 2022, 1.09 euro.
Jogurt 1 lit, në vitin 2020. 0.89cent, në vitin 2021, 1.04 euro, dhe në vitin 2022, 1.06 euro.
Vezë 30 copë, në vitin 2020, 1.92euro, në vitin 2021, 3.25euro dhe në vitin 2022, 2.78euro.
Vaj ushqimor luledielli 1 lit, në vitin 2020, 1.56 euro, në vitin 2021, 2.78euro, dhe në vitin 2022, 2.80 euro.
Sheqer 1 kg, në vitin 2020, 0.70cent, në vitin 2021, 0.98cent, dhe në vitin 2022, 1.03euro.
Kafe e bluar 1 kg, në vitin 2020, 9.44 euro, në vitin 2021, 11.34 euro, dhe në vitin 2022, 11.61 euro.
Çaj 1 kg, në vitin 2020, 7.77 euro, në vitin 2021, 8.39 euro dhe në vitin 2022, 8.44 euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









