Kosova
Çmimet në Kosovë rriten para shtrenjtimit zyrtar të energjisë elektrike
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve në Prishtinë kanë nisur të rriten ndjeshëm, ndërsa paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike pritet të thellojnë edhe më tej këtë trend, shkruan KOHA, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, në disa furra të kryeqytetit, një bukë tashmë kushton 80 centë, ndërsa kafeja në shumicën e kafeneve është vështirë të gjendet nën çmimin prej 1 euro. Përfaqësues të bizneseve thonë se ky është vetëm fillimi i një vale të re shtrenjtimi.
Sipas Hysen Sogojevës, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, rritja e çmimeve është rezultat i drejtpërdrejtë i paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike. “Veç kanë filluar diku, kafja ka filluar të bëhet 1 euro e 30 centë, apo 1 euro e 40 deri në 1 e 50. Në momentin kur shtrenjtohet shërbimi, normal që klientela zvogëlohet,” tha Sogojeva, duke shtuar se bizneset, që sipas tij nuk kanë mbështetje nga shteti, po përballen me vështirësi edhe më të mëdha, transmeton albinfo.ch.
Nga kjo situatë më së shumti po goditen qytetarët. Viktor Sopi, një qytetar nga Prishtina, u ankua për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në të gjitha fushat. “Jo vetëm në furra dhe markete, po çdokund po i ngrenë çmimet. Punëtorët e shkretë po punojnë me paga të ulëta, ndërsa çmimet po rriten çdo ditë,” u shpreh ai, duke kritikuar mungesën e rritjes së të ardhurave për qytetarët.
Selatin Kaçaniku nga Shoqata “Konsumatori” vlerëson se çmimet janë rritur qysh në momentin kur është paralajmëruar shtrenjtimi i rrymës. “Në momentin kur qeveria dhe ZRrE-ja e kanë paralajmëruar ngritjen e çmimit të energjisë, është dashur të dalin edhe me masa parandaluese për frenimin e çmimeve,” theksoi ai.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) më 16 prill vendosi që nga 1 maji çmimi i energjisë elektrike të rritet mesatarisht për 16.1 për qind. Ky vendim nxiti protesta dhe reagime, mirëpo përfundimisht mbeti në fuqi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








