Lajme

Çmimet e vajit të ullirit po rriten në nivele rekord në supermarketet zvicerane

Vaji i ullirit po bëhet gjithnjë e më shumë një artikull luksi në kuzhinë. Shumë shitës me pakicë po rrisin sërish çmimin e vajit më të kërkuar të gatimit. Krahasuar me një vit më parë, klientët duhet të japin shtesë prej disa frangash për disa shishe, përcjell albinfo.ch.

Shumë familje zvicerane përdorin vaj ulliri për sallatë, mish, peshk ose makarona.

Fajin e kanë të korrat e dobëta, të cilat po ulin ofertën e vajit të ullirit dhe po ndikojnë në çmimet në supermarkete. Shitësit me pakicë duhet të blejnë vaj ulliri me çmime rekord.

Një shishe njëlitërshe me vaj ulliri të virgjër Prix Garantie në Coop tani kushton 8 franga. Në gusht, klientët paguanin ende 6,90 franga. Kjo është një shtesë prej 16 për qind, siç tregon hulumtimi i Blick.

Migros po rrit ndjeshëm edhe çmimet e produkteve individuale. Çmimi për një shishe 2 litra vaj ulliri ekstra të virgjër Monini Classico Delicato rritet nga 19.50 në 20.90 franga krahasuar me muajin gusht.

Për vajin ekstra të virgjër Alexis nga Greqia tani është 10.80 franga.