Lajme
Çmimet e ushqimeve: Zvicra, në vendin e parë në Evropë
Ushqimet janë më të shtrenjtat në Zvicër (163%), më të lirat në Maqedoninë e Veriut (61%)
Shqipëria, më e varfra e Evropës për të ardhurat, është vendi që ka çmimet më të larta në rajon për disa kategori, si “ushqime e pije joalkoolike”, dhe sidomos për veshje e pajisje elektronike, duke u krahasuar me mesataren evropiane.
Ndërsa kanë më pak të ardhura se të gjithë (31% e mesatares europiane), familjet shqiptare përballen dhe me çmime të larta të ushqimeve, çka i bën ata edhe më të varfër.
Eurostat ka publikuar të dhënat e krahasueshme mbi nivelin e Indeksit të Çmimit të konsumit për mallrat dhe shërbimet, i cili mat diferencat në çmime mes vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë dhe rajonin.
Në përgjithësi, në Shqipëri, çmimet janë sa 57% e mesatares së BE-së (nga 54% në 2018-n), më të lartat në rajon, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi. Më e lira është Maqedonia Veriore, sa 50% e mesatares së BE-së dhe më pas Bosnja, me 55% (të dhënat për Kosovën mungojnë), raporton Monitor.
Për disa kategori, Shqipëria është më e shtrenjta. Për ushqime dhe pije joalkoolike, çmimet janë sa 82% e mesatares evropiane, ndërsa Mali i Zi, me të ardhura më të larta e ka 79%, Serbia (78%), Bosnjë-Hercegovina (76%), ndërsa më të lira, ushqimet janë në Maqedoninë e Veriut (61%). Maqedonia e Veriut është vendi ku ushqimi kushton më lirë se në çdo vend tjetër të Evropës, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria mban rekord dhe për peshën e lartë të shpenzimeve për ushqime, ku familjet harxhojnë mesatarisht 44% të totalit për të përmbushur nevojat për t’u ushqyer (mesatarja e BE-së është 12%)
Më të shtrenjtat në rajon janë dhe veshjet, që janë pothuajse të barabarta me mesataren evropiane (97%). Në Mal të Zi janë sa 88%, Serbi (94%), Maqedoninë e Veriut (76%). Veshjet më të lira në Evropë i gjeni në Turqi (45%) dhe më të shtrenjtat në Danimarkë, sa 132% e mesatares evropiane.
Mbi mesataren evropiane janë çmimet e pajisjeve elektronike (103%), ku më e shtrenjtë se ne është vetëm Serbia (113%).
Shqipëria dhe Maqedonia kanë restorantet më të lira në Evropë, mesatarisht 46 dhe 45%, ndërsa më i shtrenjti është Mali i Zi (57%).
Për çmimet totale, vendi më i lirë në Evropë është Turqia, me 47% të mesatares evropiane dhe më i shtrenjti Zvicra (162%). Ushqimet janë më të shtrenjtat në Zvicër (163%), më të lirat në Maqedoninë e Veriut (61%). Pajisjet elektronike janë më të lirat në Poloni (91%) dhe më të shtrenjta në Islandë (131%). Për restorantet kryeson Islanda (176%), ndërsa më të lirat i ka Maqedonia e më pas Shqipëria.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











