Lajme
Clinton pret Jahjagën, përsërit mbështetjen e SHBA-së për Kosovën
Clinton ka thënë se presidentja Jahjaga po e përfaqëson dhe prezanton në mënyrë të denjë Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përkrah Kosovës në çdo hap dhe po i japin krah në rrugën e saj përpara, ka thënë sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, gjatë një takimi me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në New York.
Clinton, ka theksuar se është bërë një punë e rëndësishme me BE-në për ofrimin e kandidaturës për Serbinë dhe në veçanti për hapjen e perspektivës evropiane për Kosovën.
Sipas kumtesës së lëshuar nga kabineti i presidentes Jahjaga, Clinton ka thënë se ndihma e SHBA-së për Kosovën do të jetë e vazhdueshme në të gjitha fushat. Ajo gjithashtu ka vlerësuar se presidentja Jahjaga po e përfaqëson dhe prezanton në mënyrë të denjë Kosovën.
Duke e falënderuar sekretaren Clinton, presidentja Jahjaga ka thënë se mbështetja që SHBA-ja vazhdon t’i jap Kosovës është e një rëndësie të posaçme që ndihmon të gjitha proceset në vend.
Jahjaga, ka theksuar se marrëveshjet e arritura me Brukselin do të ndihmojnë edhe Republikën e Kosovës dhe Republikën e Serbisë në rrugën e tyre përpara drejt integrimeve evropiane.
Ajo ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të insistojë më shumë në angazhimin e Serbisë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe në veçanti në shuarjen e strukturave të jashtëligjshme në tri komunat në veri të Kosovës.
Jahjaga dhe Clinton kanë biseduar edhe për një numër çështjesh të tjera, në veçanti për masat e gjithmbarshme në luftimin e korrupsionit dhe angazhimin më të madh të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, për arritjen e rezultateve më të mira në sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










