Lajme
Clinton e Ashton duan Ballkan të qetë
Hillary Clinton garantoi lidershipin kosovar se kufijtë e Kosovës janë të garantuar dhe se bisedimet me Beogradin në asnjë mënyrë nuk prekin sovranitetin.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, kanë hequr çdo dilemë se Kosova mund të ndahet. Ato kanë përsëritur qëndrimin e Uashingtonit dhe Brukselit, se Kosova është një dhe e pandarë, ndërsa kanë inkurajuar palët për vazhdim të dialogut.Clinton e Ashton kanë qëndruar të mërkurën paradite në Prishtinë, ndërsa kanë takuar përfaqësuesit e institucioneve kosovare, presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Qëndrimi i dy përfaqësuesve është se bisedimet me Serbinë duhet të vazhdojnë, ndërsa implementim i marrëveshjeve të viti 2011, është prioritet. Sekretarja Clinton tha se dialogu me Beogradin nuk do të prek sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. “Do të jem shumë e qartë, jo vetëm këtu në Prishtinë, por për të gjithë ata që na dëgjojnë e shikojnë në rajon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. pra SHBA-të nuk do të pranohen të diskutohen çështjet që prekin në kufijtë dhe territorin e Kosovës”, tha ajo.Kosova, tregim suksesi Shefja e diplomacisë amerikane foli fjalë të mira për Kosovën, si tregim suksesi në botë, ndërsa tha se përveç si politikë e jashtme, Kosova përben edhe lidhje shpirtërore me të dhe familjen e saj.
“Nuk jam e sigurt nëse ndonjë popull ka bërë aq shumë progres në një periudhë kaq të shkurtë si Kosova”, tha Clinton.
Dialogu, siç tha ajo, në vazhdim, është esencial për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë, ndërsa përshëndeti takimin e kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologun serb, Ivica Daçiq.
“Personalisht përshëndes kryeministrin Thaçi, që ka marrë guximin politik për takimin me kryeministrin Daçiq në Bruksel. Ky ka qenë një veprim i guximshëm”, ka thënë Clinton, sipas të cilës, SHBA-të janë në anën e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara edhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka theksuar Clinton, duke mbështetur rrugën integruese të Kosovës për në BE dhe NATO.
A ardhmja e Ballkanit është në BEEdhe baronesha Catherine Ashton e garantoi lidershipin në Prishtinës se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit është integrimi në Bashkimin Evropian, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e Brukselit, për vazhdim të dialogut.
”Duam t’iu bëjmë thirrje që ky dialog është për përmirësimin e kushteve të jetesës në mënyrë që qytetarët që jetojnë në veri ta ndiejnë vetën se janë pjesë e komunitetit dhe shoqërisë”, tha ajo. Dialogu, sipas Ashton, nuk është i lehtë për asnjërin palë, as Kosovës e as Serbisë, por është i domosdoshëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy anëve.
Edhe përfaqësuesit e institucioneve kosovare e kanë mbështetur dialogun si formë demokratike për zgjidhjen e problemeve dhe afrimin e palëve në rrugën integruese.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe do të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore si një prej parakushteve për anëtarësim në BE. “E kam mirëpritur takimin ndërmjet kryeministrave si një hap i rëndësishëm për normalizimin e raporteve të të dyja vendeve”, tha Jahjaga.
Presidentja tha se Republika e Kosovës ka dëshmuar kurajën e saj politike dhe vullnetin për t’u angazhuar në një dialog të mirëfilltë, ashtu siç është dëshmuar edhe gjatë dialogut në Bruksel dhe përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Ajo tha se ky vullnet nuk është dëshmuar nga Republika e Serbisë dhe theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë të angazhohet më fuqishëm në garantimin e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura.
I gatshëm për takime të tjera Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi i siguroi dy diplomatet, sekretaren Clinton dhe baroneshën Ashton, se Kosova do të vazhdojë rrugën e reformave dhe përkushtimin integrues, ndërsa përmendi praninë e strukturave ilegale të financuara nga Serbia, si sfidë dhe pengesë në zhvillimin e vendit.
“Unë e sigurova Baroneshën Ashton dhe Sekretaren Clinton që institucionet e Kosovës do të përmbushin të gjitha kriteret në mënyrë që të realizojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, vizionin dhe qëllimin tonë, për t’u integruar si shtet i Kosovës sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Thaçi.
Ai tha se janë pajtuar me sekretaren Clinton dhe baroneshën Ashton që procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për evropianizimin e rajonit.
“Kosova është e vendosur për këtë proces, por të jemi të qartë, ora e historisë nuk do të kthehet prapa”, tha kryeministri kosovar, duke pranuar vazhdimin e dialogut me Serbinë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë









