Lajme
Çka votohet sot në Basel e Gjenevë?

Në qytetin e Baselit votuesit do të vendosin mbi uljen e taksave, që do të lehtësojë punën për të gjithë taksapaguesit.
Kjo është interesante, sepse në vend që të kërkohen më shumë taksa, udhëheqësia e kantoneve thotë që banorëve duhet t’u rimbursohen 88 milionë frang të taksave që kanë paguar.
Aresyeja është se arkat e qytetit nuk janë të mbushura, por të stërmbushura.
“Kemi pasur vite të jashtëzakonshme dhe qeveria dëshiron t’u kthejë paratë qytetarëve”, ka thënë drejtori i Financave në Basel, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Në dekadën e fundit Baseli ka pasur tepricë më shumë se 300 milionë frang. 88 milionët e taksapaguesve do të ndihmonte të gjithë banorët e kantonit, pa marrë parasysh të ardhurat. Sa u përket taksave për familjet, ulja e të ardhurave dhe taksat e të pasurve do të implementohen.
Për shembull, në të ardhmen, familjet që jetojnë në Basel do t’u lejohet të zbresin 8,600 frang në taksat për fëmijët, 700 frang më shumë se aktualisht. Po ashtu, prindërve do t’u zbriten 25,000 franga për vit për kujdesin e fëmijëve. Taksa për të ardhurat e ulëta do të bie nga 21.75% në 21%, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Për këtë mbahet referendum më 12 mars. Por kjo nuk është aq e thjeshtë. Të majtët kanë një propozim tjetër, ata kundërshtojnë uljen e taksave për të pasurit, duke thënë që kjo ulje nuk duhet t’i ndihmojë ata. Propozimi i tyre është që ulja të mos i përfshijë të pasurit dhe rimbursim prej 45 milionë, jo 88 milionë.
Gjeneva
Aktualisht, aksionerët më të mëdhenj në kanton tatohen vetëm pjesërisht rreth 60 dhe 70%, për dividentën e tyre. Por, një aleancë e quajtur Together to Left (Ansemble à Gauche), që përbëhet nga të Gjelbërit, socialistët dhe sindikatat, ka nisur një iniciativë që nëse miratohet në votime të dielën, do të vendosë një normë taksimi prej 100 për qind.
Autoritetet kantonale, nga ana tjetër, thonë se miratimi i këtij propozimi do ta bënte Gjenevën më pak tërheqëse për bizneset dhe shumë mund të zgjedhin të largohen nga kantoni, duke shtuar se aktualisht taksohet mjaftueshëm dividenta. “Në Gjenevë, 1600 tatimpagues marrin 1 miliard franga nga dividentët në vit, që do të thotë mesatarisht 50,000 franga të ardhura mujore për tatimpagues”, shkruan the local.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?