Kosova
Çka përfiton Kosova nga Plani evropian?
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, theksoi se me planin evropian Kosova përfiton shumë gjëra, përcjell albinfo.ch.
“Marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën. Aty janë një varg gjërash që ne mendojmë se janë në interes të Kosovës. Referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit, mbrojtja e pakicave kombëtare”, është shprehur Hovenier.
“Pajtimi për të zhvilluar fqinjësi të mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimi për njohjen e dokumenteve dhe simboleve kombëtare, përfshirë pasaportat, targat, vulat doganore, diplomat, respektimi i pavarësisë, e drejta e vetëvendosjes, mosmarrëveshjet do të zgjidhen përmes rrugëve paqësore pa përdorimin e forcës”, shtoi ai.
Ambasadori i SHBA-së tha se dëshiron të vërë në pah edhe paketën financiare që do ta përfitojnë Kosova dhe Serbia për zhvillimin e përbashkët ekonomik.
Hovenier tha po ashtu se qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













