Lajme
Çka pas rënies së qeverisë së Abazoviqit
Tri opsionet për Malin e Zi pas rënies së qeverisë së Abazoviqit
“Të përballemi sa më shpejt me gjykimin e qytetarëve”, tha Dritan Abazoviq, kryeministër në mandatin teknik, pak para se deputetët e Kuvendit të Malit të Zi të votonin mosbesimin ndaj qeverisë që ai drejton.
Ndonëse mbrëmë u përmendën edhe koalicione të mundshme, marrëveshje dhe data të mundshme zgjedhjesh, aktualisht është e pasigurt nëse do të formohet një shumicë e re parlamentare që do të nxjerrë një qeveri të re apo nëse Mali i Zi do të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Ka qenë ‘stuhi’ mbrëmë në Parlamentin malazez gjatë diskutimit për votën e mosbesimit për Qeverinë e Abazoviqit. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanoviq, së bashku me partnerët e saj të koalicionit, Partinë Socialdemokrate, Partinë Liberale, Socialdemokratët dhe Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve, paraqitën në Parlament një iniciativë për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë së 43-të malazeze vetëm pak ditë pasi kryeministri nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun Porfiri të Kishës Ortodokse Serbe (KPS).
Pas më shumë se 12 orë diskutimesh, gjatë të cilave u shkëmbyen edhe fyerje, 50 deputetë votuan për rënien e qeverisë së Abazoviqit. Për rrëzimin e qeverisë, përveç atyre që parashtruan iniciativën e përmendur, votuan edhe deputetët e Malit të Zi Demokratik të udhëhequr nga Aleksa Beçiq dhe deputeti i “Prava Crna Gora”, Marko Milaçiq, raporton nova.
Gjatë debatit Abazoviq përmendi shumicën e re parlamentare, por u dëgjuan edhe deklarata për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










