Kosova
Çka parasheh aneksi i zbatimit të planit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi?
Bashkimi Evropian ka publikuar aneksin e zbatimit të planit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky aneks bëhet shtojcë integrale e marrëveshjes dhe palët angazhohen për t’i respektuar marrëveshjen dhe aneksin.
Marrëveshja dhe aneksi po ashtu bëhen kyç për integrimin e palëve. “Menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, lehtësuesja, BE-ja, do të nisë procesin për të amandamentuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim po ashtu do të reflektojë obligimet e reja të Kosovës që burojnë nga Marrëveshja dhe Aneksi”, thuhet në aneks, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash, palët u pajtuan të trajtojnë me urgjencë Deklaratën për Personat e Zhdukur dhe implementimin e nenit 7 për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë. “Për ta implementuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese”, thuhet në aneks, përcjell albinfo.ch.
Brenda 30 ditësh do të themelohet Komiteti i përbashkët i Monitorimit që do të mbikëqyrë zbatimin e aneksit dhe për nenin 9, të përfitimeve financiare, thuhet se brenda 150 ditësh mbahet një konferencë donatorësh, por që mjetet nuk do të disbursohen pa u zbatuar aneksi.
Palët po ashtu janë pajtuar të implementojnë aneksin pa u ndikuar nga njëra-tjetra e pa e penguar njëra-tjetrën. Në rast se nuk e bëjnë zbatimin e neneve, atëherë ndikohen proceset e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












