Maqedonia
Çka dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni?
Një ngjarje e rëndë ka goditur Maqedoninë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njëjtë, i cili sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd, shkruan albinfo.ch.
Viktima e parë, Pançe Zhezhovski, 74-vjeçar nga Velesi, i paraqitur si i humbur nga 24 nëntori, është vrarë për shkak të një konflikti të mëhershëm me Palevskin, të dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Viktimës së parë, pas vrasjes i është marrë vetura dhe me veturën e tij është kryer edhe kidnapimi i vajzës së mitur, që tashmë është vrarë, përmbledh Telegrafi Maqedoni.
Viktima e dytë është Vanja Gjorçevska, 14-vjeçare nga Shkupi, e paraqitur si e humbur nga 27 nëntori, e cila është vrarë dy orë më vonë pasi është kidnapuar. Qëllimi i kidnapimit ka qenë kushtëzimi i nënës së vajzës për të marrë para nga ajo. Sipas prokurorit Gavril Bubevski, në këtë rast është përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandri, i cili ka dhënë informacione për vendet ku ka lëvizur vajza dhe kur ka qenë e vetme. Sipas policisë dhe prokurorisë, kidnapuesit nuk kanë arritur të kushtëzojnë nënën për para, pasi vrasjen e vajzës e kanë kryer vetëm dy orë pasi e kanë realizuar rrëmbimin.
Për këtë vrasje dyshohen pesë persona. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim, teksa prokuroria ka kërkuar paraburgim edhe për personin e tretë, Bore Videvski, nga Velesi. Personi i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska, është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës.
Personi i arratisur është Lupço Palevski, i cili sipas institucioneve, gjendet në Beograd, ku ka ikur së bashku me avokatin e tij.
“Më kërkoi ta dërgoj në Beograd pasi nuk ka veturë dhe nuk ka mundur të gjejë noter për t’i përkthyer dokumentet e një veture tjetër që të udhëtojë jashtë shtetit. Unë nuk kam lidhje me këtë. Unë vetëm e di se më kërkoi të shkoj në Beograd, për disa kontrolle të caktuara me termin. I thashë se do ta dërgoj atje, pasi nuk kam ditur asgjë në lidhje me vrasjet”, ka thënë Stojkov.
Ndërkaq, mbetet enigmë roli i babait të Vanja Gjorçevska, Aleksandrit, i cili tashmë është marrë në pyetje për të kuptuar rolin e tij në krim.
Sipas ministrit Spasovski, Vanja ka qenë e lidhur dhe pastaj është vrarë dhe policia e ka gjetur të varrosur në periferi të Shkupit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








