Lajme
Çitaku në OKB: Ramush Haradinaj po persekutohet
“Zoti Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i Hagës. Kjo nuk është drejtësi, nuk është ndjekje penale, është persekutim, është përndjekje”, deklaroi Çitaku në KS të OKB-së
Mbajtja e ish-kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet e Francës në bazë të një fletarrestimi të Serbisë, ka qenë temë debati edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit në OKB. Ambasadorja e Kosovës, në Uashington Vlora Çitaku, tha se Haradinaj është i pafajshëm dhe po persekutohet padrejtësisht.
“Zoti Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i Hagës. Kjo nuk është drejtësi, nuk është ndjekje penale, është persekutim, është përndjekje”, deklaroi Çitaku gjatë fjalimit të saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së.
“Ky është një akt dëshpërues i Serbisë që të kthejë historinë mbrapa”, tha tutje ambasadorja në SHBA.
Ndërkaq, në diskutimin e tij, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq tha se Haradinaj po e kërcënon me luftë Serbinë.
I menjëhershëm ka qen reagimi i liderit të AAK-së dhe ish kryeministrir Ramush Haradinaj. Ai nga Franca ka thënë se Nikoliq është që po e kërcënon Kosovën me luftë e jo Ramush Haradinaj Serbinë. Sipas kreut të AAK-së, Tomisllav Nikoliqi, ka qenë ai që para pak kohe, ka deklaruar se është i gatshëm që bashkë me djemtë e tij, të shkojë në Kosovë për të luftuar.
“Ata le të rrinë në vendin e tyre e ta lënë Kosovën rahat e të mos i bien në qafë as asaj e as mua! Unë e kam mbrojtur vendin tim dhe gjithmonë do ta mbroj dhe këtë mund ta marrin “kërcënim me luftë” vetëm ata që janë të sëmurë si ky farë Nikoliqi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Nikoliq në fjalimin e tij e ka përmendur themelimin e ushtrisë së Kosovë. Sipas presidentit serb Nikoliq, kjo gjë do ta destabilizonte rajonin.
Nikoliq, ka folur po ashtu edhe për ndaljen e trenit serb nga ana e autoriteteve kosovare. Sipas tij, pala kosovare ka bërë shkelje të lirisë së lëvizjes në rastin e ndaljes së trenit. Ai ka thënë se pala kosovare nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në bisedimet e Brukselit.
“Ne e përshëndesim vazhdimin e dialogut. Ne jemi për vazhdojini e dialogut dhe jo për mbështetjen e dhunës dhe kërcënimit. Çfarëdo ndryshimi do të ishte kërcënim i rezultues 1244. Serbia ka bërë propozimet e veta gjatë dialogut, ato kanë qenë realiste. Por një gjë e tillë nuk është bërë nga pala tjetër e cila ka dështuar së zbatuari marrëveshjet. Serbia është e përkushtuar drejtë arritjes së paqes. Ndalimi i trenit nga pala kosovare është shkelje dhe paraqet shkelje të lirisë së lëvizjes”, ka thënë ai, citon Express.
Ndërkaq, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku me të nisur fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ambasadorit rus, Vitali Çurkin. Ndërsa ia ka numëruar presidentit serb, Tomisal Nikoliq, krimet e luftës të kryera në Kosovë, në veçanti ato në qytetin e Gjakovës.
“Të gjitha vuajtjet që janë bërë ndaj kosovarëve, vrasjet dhe tjera nuk na kanë penguar në ndjekjen e fatit tonë. Humaniteti është i aftë për realizimin e mrekullive. Koha ka ardhur që të ecim përpara. Duke dëgjuar rrëfime të vjetra me konsum të pajustifikuar”, tha ajo.
“Do ta përmendi çdo temë të ngritur në raport me përfaqësuesin special”, ka thënë Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Në vitin 1998 – 1999, janë vrarë 1665 civilë në qytetin e Gjakovës. 373 janë vrarë në më pak se një orë. Kurse kemi edhe tre mijë gra janë dhunuara, qindra janë të zhdukur, shtëpi, shkolla dhe vende fetare janë shkatërruar”, ka thënë Çitaku duke falënderuar shtetin e Bangladeshit që njohu pavarësinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











