Lajme

Çitaku kërkon nga Thaçi riformatim të Qeverisë

Atë që nuk e ka bërë kryeministri Hashim Thaçi, e kërkojnë ministrat e kabinetit të tij. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku i ka rekomanduar kryeministrit Thaçi që të fillojë riformamtimin e Qeverisë.

Sipas Çitakut, Raporti i Progresit duhet të shërbejë si bazë e riformatimit të Qeverisë.

“I kam rekomanduar kryeministrit dhe kryeministri e ka pranuar që raporti i progresit të shërbejë si udhërrëfyes i punës së qeverisë, por edhe për formatizim”, ka thënë ajo për KTV-në.(lexoshqip.com)