“Pranimi i fakteve dhe zbulimi i së vërtetës për të kaluarën, janë një parakusht për pajtim kuptimplotë dhe afatgjatë”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e ambasadës.
E Hamiti e ka veçuar këtë reagim të zviceranëve ndaj ambasadave të tjera.
“Ambasada e Zvicrës i dënon pa ekuivoke deklaratat e Presidentit serb Vuçiq, me të cilat e mohonte masakrën e Reçakut. Të tjerët i kanë dënuar plogësht, sa me thanë”, ka thënë ai.
“Dënim i qartë dhe i pastër i deklaratave skandaloze të bëra nga presidenti i Serbisë. Zvicra i tregon gjërat siç janë”, ka thënë Çitaku. /Express/