CH-Ballkani
Cili kryeministër e ka pagën më të ulët në rajon?
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, marrin pagat më të larta në rajon, ndërkohë kryeministri me pagën më të ulët në rajon rezulton të jetë Ana Bërnabiq, ka publikuar Banka Botërore.
Përsa u përket pagave më të larta në rajon vendet e para i mbajnë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh, ndërsa ndiqet nga ai i Shqipërisë, me 1700 euro.
Shqipëria dhe Kosova ndërkaq, siç transmeton oranews, renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesit e qeverisë rezultojnë me një pagesë pesëfish më të lartë, shkruan koha.net , përcjell albinfo.ch.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka pagën më të ulët në rajon, duke marrë vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili paguhet 1.130 euro.
Por vlen të theksohet se paga mesatare e malazezëve rezulton më e larta në rajon dhe është 751 euro, duke lënë pas Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën apo Maqedoninë.
Ndër të tjera, dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova, renditen të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











