Bota
Cili ishte destinacioni i preferuar nga turistët më 2023
Ndër të gjitha vendet e BE-së, Greqia po vuan presionin më të lartë nga turizmi, me gjashtë nga dhjetë vende në listën e vendeve më të mbipopulluara
Mallorca ishte destinacioni i preferuar nga turistët e huaj në vitin 2023, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Eurostat që konsiderojnë numrin e netëve që turistët kalojnë në vend.
Ishulli Balearik spanjoll kryeson listën e destinacioneve të BE-së me mbi 47 milionë net.
Vendi i dytë dhe i tretë mund të gjenden sërish në Spanjë, si Tenerife dhe Barcelona, e ndjekur nga Venecia, Parisi dhe Roma, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Ishujt Kanarie, një arkipelag spanjoll në Oqeanin Atlantik, përballë bregdetit maroken, është zona gjeografike më e njohur, me tre destinacione në 20 më të mirat Tenerife, Gran Canaria dhe Lanzarote, dhe gjithsej 83.2 milionë net të kaluara.
Por edhe Ishujt Kanarie janë një nga zonat që përballet me presionin më të lartë nga turizmi në krahasim me numrin e banorëve.
Ndër të gjitha vendet e BE-së, Greqia po vuan presionin më të lartë nga turizmi, me gjashtë nga dhjetë vende në listën e vendeve më të mbipopulluara.
Parisi kryeson për sa i përket presionit për kilometër katror, i ndjekur nga Athina, Kopenhaga dhe Munihu.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












