Autotech
Cili është smartphone më i shitur
Sipas të dhënave të Omdia, në tremujorin e parë të vitit 2020 janë shitur 19.5 milionë njësi
iPhone 11 është bërë smartphone më i shitur në botë, duke kapërcyer rezultatet e arritura një vit më parë nga iPhone XR, pavarësisht se pandemia e koronavirusit ka tkurrur tregun.
Sipas analistëve të Omdia, në tremujorin e parë të vitit, iPhone 11 është telefoni më i shitur në shkallë botërore, me 19,5 milionë njësi të dërguara.
Në të njëjtin tremujor një vit më parë, dërgesat e iPhone XR ishin 13,6 milionë njësi.
Në vend të dytë ndër smartphonet më të shitur në tre muajt e parë 2020 është Galaxy A51 i Samsung, me 6,8 milionë njësi, transmeton Monitor.
Pas tij, në vend të tretë, Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro të Xiaomi me përkatësisht 6,6 dhe 6,1 milionë smartphone, përcjell albinfo.ch.
Në vend të 5, iPhone XR (4,7 milionë) i cili ndiqet nga iPhone 11 Pro Max (4,2 milionë). Klasifikimi vijon me Galaxy A10s (3,9 milionë), iPhone 11 Pro (3,8 milionë), Galaxy S20 Plus 5G (3,5 milionë) dhe Galaxy A30s (3,4 milionë).
Sa u përket smartphoneve 5G, në krye të renditjes qëndron Galaxy S20 Plus 5G i Samsung. Pas tij, Mate 30 5G (2,9 milionë) i Huawei dhe Mate 30 Pro 5G (2,7 milionë); Galaxy S20 5G (2,4 milionë) dhe në vend të pestë, Galaxy S20 Ultra 5G (2,3 milionë).
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











