Kosova
Cili është roli i Njësisë Speciale Intervenuese – FIT

Kujtojmë se Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, është themeluar në vitin 2007, ndërkaq kryen operacione të sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballen njësitet e tjera të Policisë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky njësit angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë.
Ky njësit ka marrë pjesë në operacione të shumta, që nga themelimi.
Operacioni i fundit i tyre ishte ai në Banjskë të komunës së Zveçanit, pas sulmit terrorist nga një grup serbësh.
Pjesëtarët e FIT-it ishin thirrur që të merrnin nën kontroll zonën për shkak të përgatitjeve të tyre superiore.
Një tjetër operacion i FIT-it kohët e fundit është edhe ai i arrestimeve dhe kontrolleve në veri, pas sulmit në Banjskë.
Ai që bëri bujë më të madhe ishte arrestimi i Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune”.
Njësiti FIT kishte marrë pjesë edhe në arrestimin e ish-shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në vitin 2018, kur atij i ishte ndaluar hyrja në Kosovë, e që nuk e kishte përfillur.
Njësia Speciale Intervenuese shihet shumë pak në publik, gjersa edhe në daljet e rralla publike shihen të maskuar.
Ndryshe, protesta e sotme e këtij njësiti para Qeverisë së Kosovës erdhi pasi, siç thanë, për vite të tëra janë të pakënaqur me kushtet.
Ata kërkuan që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.
Javën e kaluar Qeveria e Kosovës kishte propozuar shtesat për pagesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Sipas propozimit qeveritar, shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 për njësitë operative K9 dhe Njësia për eksplozivët dhe deminim, shkruan telegrafi.
Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.
Ekipet reaguese dhe patrullat që njeherit përbejnë numrin me të madh të Policisë do të marrin ka 60 euro shtesë, kurse policëve që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do t’u ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?