Lajme
Cili është qyteti më i ftohtë në Evropë?
Në veri të Suedisë temperaturat kanë rënë në nivel rekord, në minus 43,8 gradë celsius.
Kjo është temperatura më e ultë ekstreme që është regjistruar në Suedi nga fillimi i matjes zyrtare në vitin 1944.
Veriu i Skandinavisë këto ditë është goditur nga një valë e të ftohtit ekstrem. Skandinavia dhe një pjesë e Evropës këtë javë po ballafaqohen me temperatura shumë të ulëta, e parashikuesit thonë se do të ketë reshje në tërë kontinentin e Evropës.
Në mëngjes në skandinavi temperaturat kanë rënën në minus 40 gradë celsius, ndërkaq meteorologu Scot Duncan thotë se sot në qytetin suedez Najmak, që gjendet 402 metra në lartësi mbidetare, ka regjistruar temperaturën prej minus 43,8 gradë.
Sipas të dhënave të tij, kjo është temperatura më e ulët e ajrit që është regjistruar në Suedi që nga viti 1986, e temperaturat ekstreme në këtë vend regjistrohen nga viti 1944.
Sipas mediave të atjeshme, temperatura më e ulët që deri më tani është regjistruar në Suedi ishte minus 41,8 gradë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













