Lajme
Cili është qëllimi që disa kantone në Zvicër vendosin ndalimin e telefonave në shkolla?
Në fillim të vitit të ri shkollor, disa nxënës në Zvicër do të përballen me një rregull të re: ndalimin e përdorimit të pajisjeve personale si telefonat celularë, tabletat dhe madje edhe orët inteligjente në ambientet shkollore.
Kantonet Aargau dhe Nidwalden tashmë e kanë miratuar këtë ndalim, ndërsa Valais po e shqyrton një masë të ngjashme. Pajisjet duhet të ruhen ose të dorëzohen gjatë kohës së shkollës.
Përse ndalohet telefoni?
Qëllimi i ndalimit është rritja e përqendrimit dhe përmirësimi i komunikimit mes nxënësve. Por mendimet janë të ndara.
Sipas Stephan Huber, profesor në Universitetin Pedagogjik të Zug-ut, ndalimet i lehtësojnë gjërat: “Kur ka një ndalim kantonal, nuk ka më diskutime me nxënësit apo prindërit.”Megjithatë, ai shton se ndalimet nuk janë zgjidhje afatgjatë.
Edhe Dagmar Rösler, presidente e Shoqatës së Mësuesve në Zvicër (LCH), pajtohet se nevojiten rregulla të qarta, por ajo thekson se ndalimet e përgjithshme në nivel kantonal nuk janë qasja e duhur. Shumë shkolla tashmë kanë rregulla të brendshme për përdorimin e telefonave, transmeton albinfo.ch.
Pa rregulla të njëjta në të gjithë Zvicrën
Dallimet ndërmjet kantoneve nxjerrin në pah një sfidë të madhe: Ndërkohë që telefonat mund të shpërqendrojnë nxënësit dhe të ndikojnë negativisht në komunikim, një ndalim i plotë vetëm sa e shtyn përballjen me realitetin. Në jetën e përditshme, teknologjia është gjithnjë e më e pranishme, prandaj fëmijët duhet të mësojnë si ta përdorin atë me përgjegjësi.
“Nevojiten rregulla dhe një mision edukues, që nxënësit të kuptojnë potencialin varësues të mediave dhe të mësojnë përdorimin e tyre të shëndetshëm,” thekson Huber.
Fokus te edukimi mediatik, jo vetëm te ndalimi
Huber thotë se çështja nuk qëndron vetëm te pajisja, por te aplikacionet dhe algoritmet që krijojnë varësi dhe i fusin përdoruesit në “flluska” të mbyllura, të mbushura me lojëra dhe shpërqendrime.
Prindërit gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm: ata duhet të dinë kur dhe si të përdorin teknologjinë, dhe ta komunikojnë këtë me fëmijët e tyre në mënyrë të qartë dhe të dobishme.
Nxënësit vetë ndiejnë pasojat
Studime të fundit tregojnë se shumë nxënës vetë shprehen se teknologjia ndikon negativisht në ta, qoftë për shkak të përvojave të bullizmit online apo sepse nuk arrijnë të kufizojnë kohën që kalojnë para ekranit. Shumë prej tyre e ndiejnë mungesën e kontakteve të drejtpërdrejta gjatë pushimeve në shkollë.
Me ose pa ndalim kantonal, është e qartë: të rinjtë duhet të mësojnë si të menaxhojnë përdorimin e pajisjeve digjitale, njësoj siç mësojnë të lexojnë e të shkruajnë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










