Lajme
Cili është bilanci i Trump pas një viti në pushtet?
Donald Trump u betua si President i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2025, për herë të dytë. Brenda vetëm një viti, ai ka nxjerrë një numër të madh vendimesh dhe urdhrash ekzekutivë, me pasoja jo vetëm për SHBA-në, por edhe për mbarë botën. Në këtë episod të Point J, historiania Maya Kandel na ndihmon t’i analizojmë këto zhvillime.
Donald Trump ka nënshkruar 221 urdhra ekzekutivë brenda një viti, 142 prej tyre gjatë 100 ditëve të para të presidencës. Masat kryesore përfshijnë rritjen drastike të tarifave, dëbime masive të shtetasve të huaj dhe përdorimin e ushtrisë për të ruajtur rendin në territorin amerikan.
Sipas Maya Kandel, elementi më tronditës është “sulmi i Presidentit Trump ndaj të gjitha mekanizmave të kontrollit dhe balancës, thelbësorë për funksionimin e një demokracie”. Ajo thekson veçanërisht instrumentalizimin e sistemit të drejtësisë për ndjekjen penale të kundërshtarëve politikë, si edhe sulmet ndaj lirisë së shprehjes, e cila konsiderohet e shenjtë në Shtetet e Bashkuara.
“Shohim një anë shkatërruese të kësaj presidencë dhe shumë pak vizion, përveç një përhapjeje të korrupsionit në nivele absolutisht marramendëse.”
Maya Kandel, historiane dhe specialiste e Shteteve të Bashkuara
Në arenën ndërkombëtare, Donald Trump po “shkatërron rendin botëror ekzistues”, sipas studiueses së lidhur me Universitetin Sorbonne Nouvelle Paris 3. Ajo vëren “një përdorim gjithnjë e më të pakufizuar të forcës ushtarake” dhe rikthimin e një “politike imperialiste”, veçanërisht në Amerikën Latine.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











