Bota
Cilët janë nxënësit më të mirë në botë
Ndërkohë që të ardhurat e familjeve të tyre ishin më të ulëta se sa mesatarja ndërkombëtare
Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi, e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e teksteve”. Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediat italiane se adoleshentët kinezë janë nxënësit më të mirë në botë!
Këtë e tregon një studim i OCSE, “Office of Child Support Enforcement”, i realizuar mbi nxënësit e moshave mesatare 15 vjeç anembanë globit.
Të dhënat përfundimtare të tij tregojnë se adoleshentët që vijnë nga katër rajone kineze: Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang, shënuan rezultatet më të larta në lëndët shkencore, sidomos në matematikë, transmeton TCH.
Ndërkohë që të ardhurat e familjeve të tyre ishin më të ulëta sesa mesatarja ndërkombëtare.
Gati një nxënës në 6 në Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang dhe 1 në 7 në Singapor ka marrë pikët maksimale në matematikë, përcjell albinfo.ch.
“Cilësia e shkollave të tyre sot, do të forcojë ekonominë e tyre nesër”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OCSE-së, Angel Gurria, i cili nuk e fshehu ndërkohë zhgënjimin që rezultatet më të larta nuk u arritën nga vendet, të cilat kanë investuar fort tek arsimi.
Një sinjal ky, thotë shtypi italian, tregon ndoshta se ka ardhur koha që sistemi shkollor të rishikohet.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












