Jeta në Zvicër

Cilësia e jetës: Zvicra në vendin e gjashtë

Derisa vendi i parë mbahet nga Kanadaja, në atë të dytë është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Australia, Zvicra, Finlanda, Holanda, Zelanda e Re dhe Gjermania

Sipas raportit “Vendet më të mira për të jetuar 2018”, realizuar nga Universiteti i Pensilvanisë dhe “Y & R BAV Group”, ku llogaritet cilësia e jetesës, Zvicra është në vendin e gjashtë.

Në vendin e parë të kësaj renditjeve, për vitin e tretë radhazi është Kanadaja, përcjell albinfo.ch.

Ky raport është bërë në bazë të mbi 21,000 të anketuarve që u është kërkuar të vlerësojnë 80 vende duke i renditur ato sipas 65 atributeve. Midis tyre ishin ndikimi ekonomik, fuqia, shtetësia dhe cilësia e jetës, të cilat ndihmuan kolektivisht për të përcaktuar suksesin e secilit vend.

Për të përcaktuar se cilat vende janë perceptuar si vendet me cilësinë më të mirë të jetës, hulumtuesit matën këto nëntë cilësi: përballueshmëria, cilësia e tregut lokal të punës, stabiliteti ekonomik, mirëdashja familjare, barazia e të ardhurave, stabiliteti politik, siguria, cilësia e sistemit të arsimit publik, si dhe cilësinë e sistemit të shëndetit publik, shkruan “SCAN”.

Studimi i 80 shteteve është pjesë e një projekti analitik të quajtur “Raporti i vendeve më të mira 2018”, i kryer për tre vjet nga Shkolla e Wharton të Universitetit të Pensilvanisë konsumatorëve Y & R BAV Group.

Derisa vendi i parë mbahet nga Kanadaja, në atë të dytë është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Australia, Zvicra, Finlanda, Holanda, Zelanda e Re dhe Gjermania.