Lajme
Cilat vitamina duhet t’i konsumoni në stinën e vjeshtës
Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për ta vënë organizmin në binarë dhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes.
Mënyra më e mirë për të përshtatur me ndryshimet, siç janë temperatura, rikthimi në shkollë e në punë, lodhja e të tjera, këto janë jo vetëm nëpërmjet ushqimeve, por edhe suplementeve të vitaminave.
Organizmi ka nevojë për shumë ushqyes, vitamina e minerale që të përshtatet me ndryshimet e stinës dhe angazhimet ditore.
Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor. Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit. Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që nga fillimi i vjeshtës deri në pranverë. Ajo është e rekomandueshme për njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Përveç suplementeve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet.
Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën C. Për rrjedhojë, është shumë e rëndësishme që të siguroheni që po merrni mjaftueshëm vitaminë C. Ajo e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret dhe përgatit linjën e parë të mbrojtjes ndaj ftohjes dhe gripit. Ajo i pengon këto probleme, por kur njeriu sëmuret, vitamina C nuk arrin dot të përshpejtojë shërimin. Përveç suplementeve, vitaminën C e gjeni te majdanozi, specat, kivi dhe brokoli, etj.
Temperatura e jashtme luan një rol të fortë te humori. Magnezi është i domosdoshëm, sepse pengon dëshpërimin e vjeshtës, një çrregullim që prek dikë më shumë e dikë më pak. Ky mineral thelbësor luan një rol të rëndësishëm në 300 reagime metabolike në organizëm. Ai është i nevojshëm për mirëqenien dhe shëndetin në shumë nivele, ndaj sigurohuni që ta merrni si suplement rregullisht.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











