Turizëm
Cilat vende shpenzojnë më shumë në udhëtime?
Qytetarët e Luksemburgut shpenzojnë më së shumti në udhëtime, mesatarisht 740 euro për person, krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, sipas sondazhit të Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Ata ndiqen nga qytetarët e Austrisë që shpenzojnë rreth 610 euro gjatë udhëtimit të pushimeve, të ndjekur nga qytetarët e Maltës që i shpenzojnë mesatarisht 590 euro për udhëtime.
Rumunët dhe letonezët shpenzojnë rreth 116 euro për udhëtime, pasuar nga qytetarët e Republikës Çeke dhe të Hungarisë, midis 120 dhe 130 euro.
Të dhënat e Eurostatit tregojnë se ndërmjet 200 dhe 300 euro për person për udhëtime i harxhojnë qytetarët e Suedisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Kroacisë dhe Greqisë dhe midis 300 dhe 400 euro në Danimarkë, Francë, Itali, Holandë dhe Finlandë.
Më shumë se 400 euro shpenzohen nga gjermanët, irlandezët, qipriotët dhe mbi 500 euro shpenzohen nga belgët dhe banorët e Maltës, mbi 600 austriakët dhe banorët e Luksemburgut.
Mesatarisht në BE shpenzohen 320 euro për udhëtime, sipas Eurostat.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













