Kosova
Cilat shtete hezitojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën
Holanda, Gjermania, Franca, Belgjika, janë disa nga shtetet, që sipas analistëve, janë duke hezituar të japin miratim pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën

Numri i shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po hezitojnë të miratojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në vazhdimësi po shënon rritje, thonë analistë të çështjeve integruese evropiane.
Holanda, Gjermania, Franca, Belgjika, janë disa nga shtetet, që sipas analistëve, janë duke hezituar të japin miratim pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën.
Rritja e disponimit kundër heqjes së vizave te këto vende, kishte shtyrë kohët e fundit institucionet e Kosovës që të ndërmarrin aktivitete lobuese në përpjekje të sigurimit të mbështetjes për Kosovën.
Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë për Radion Evropa e Lirë se gatishmëria e shteteve të BE-së për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën nuk po shkon duke u rritur, por duke u zbehur, përcjell albinfo.ch.
“Në votimin e fundit për liberalizim të vizave për Kosovën është parë hezitim nga Gjermania, Franca dhe Holanda, por ky numër i shteteve tani ka kaluar në 10 apo 12 shtete. Nëse ka hezitime nga këto tri shtete pengesa është evidente pasi që vendet e vogla nuk mund të jenë bllokuese në këtë proces, kryesisht po flas për vendet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, ato nuk e kanë fuqinë bllokuese”, thekson Kryeziu.
Ai thekson se pa një konsensus të këtyre shteteve të mëdha është problem të shtyhet përpara agjenda e procesit të liberalizmit të vizave për Kosovën, megjithatë ai shton se autoritetet në Kosovë janë ato që mund t’ia lehtësojnë vendimmarrjen vendeve të Bashkimit Evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, por edhe deputetë nga partitë në pushtet dhe opozitë, kohëve të fundit kanë shpeshtuar udhëtimet në vendet e Bashkimit Evropian, siç është thënë, për të lobuar për liberalizmin e vizave.
Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet është dashur të punojnë pak më tepër në lobim, pasi që është ditur se opinioni nuk është shumë i mirë nga disa vende anëtare të BE-së
Ai shton se qysh nga muaji korrik është dashur të bëhen përpjekje maksimale për t’i mbërri këto vende (Franca, Gjermania, Holanda e Belgjika) dhe për ta ndryshuar qëndrimin e tyre.
Autoritetet në Prishtinë janë deklaruar se deri në fund të këtij viti, presin nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian të marrin vendim pozitiv lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Por, zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që të mos jepen data të liberalizimit.
Profesor Emrush Ujkani thekson se në aspektin procedural koha nuk ka ikur, por në aspektin përmbajtjesor ka një dozë hezitimi.
Ai shton se nëse vërehet që ka një hezitim për t’i dhënë dritë jeshile një vendimmarrjeje të tillë, atëherë nuk e dërgojnë në vendimmarrje, sepse siç thekson Ujkani ‘nuk është një sinjal i mirë jo vetëm për BE-në, por edhe për qytetarët e Kosovës’.
Pas rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian në korrik të këtij viti dhe votimit në favor të liberalizimit nga Parlamenti Evropian, në shtator, sfida kryesore në këtë proces për Kosovën mbetet në Këshillin e Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së i japin vlerësimet e tyre.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj