Fun
Cilat risi teknologjike mund të përhapën gjatë dekadës së ardhshme?
“Parashikimi është një art i vështirë, sidomos kur ka të bëjë me të ardhmen”, thoshte Mark Twain. Dhjetë shkrimtarë anglo-saksonë të kontaktuar nga Huffington Post kanë dhënë mendimin e tyre dhe janë përpjekur të imagjinojnë se çfarë inovacione teknologjike mund të shënojnë të ardhmen tonë në dekadën e ardhshme. Përgjigjet e tyre tregojnë qartë se çfarë janë faktorët që mund të ndihmojnë apo të pengojnë përhapjen e risive teknologjike: kërkesa sociale, mbështetja e qeverisë, korniza legjislative…
Fituesi i çmimit të ashtuquajtur Philip K. Dick, David Walton, paralajmëron një shpërthim të automatizimit brenda shtëpive, veçanërisht të dobishme për njerëz të moshuar, të cilët kërkojnë investime masive publike për t’u zhvilluar në të vërtetë.
“Vetëm imagjinoni një robot në këmbë që vjen kur ju e thërrisni dhe i cili u paraqet një ekran video që ju kujton orarin tuaj të ditës. I aktivizuar plotësisht nga zëri, ai do të mund të kontrollojë dritat tuaja dhe dyert, temperaturën e furrës si dhe të ujit. Ai do mund të kontrollojë rezervat ushqimore në shtëpi dhe të porosisë më shumë nëse është e nevojshme”.
Autore e dhjetëra romaneve, Elizabeth Bear, ndërkohë, beson se në dekadat e ardhshme do të shohim “gjithnjë e më pak njerëz që dëshirojnë të kenë gjërat në mënyrë individuale dhe më shumë njerëz që do të kërkojnë mundësi për të mbuluar koston brenda grupeve. Si për shembull, më shumë veprime nëpërmjet njerëzve për të ndarë harxhimet e pronësisë së përbashkët, etj. Nëse keni nevojë për të kositur bahçen tuaj vetëm tri orë në javë, atëherë ju nuk do ta blini vetëm për një përdorim kaq të vogël, por do ta blinin fqinjët tuaj dhe ta ndani më të.
“Brenda Cooper veçanërisht thekson zhvillimin e fushës së shëndetit të konektuar, për shembull, me një qendër të udhëzimeve të ushqimit në mëngjes, udhëzime që do të bëhen falë analizave të vazhdueshme që do të kryhen nga byzylyku elektronik i dorës.
Së fundi, Ken Liu pohon se ndryshimi do të bëhet në fushën e automatizimit të automobilave. Ai është i sigurt se automatizimi i automjeteve do të transformojë industrinë e transportit, i cili do të kërkojë ndryshime të rëndësishme në legjislacion.
“Edhe pse shumica e pronarëve të makinave do të vazhdojnë të preferojnë të përdorin automjetin e tyre për arsye psikologjike, industria e transportit me kamion do të përdorë automjete të automatizuara për të rritur sigurinë, për të përmirësuar efikasitetin (makinat autonome nuk do të kenë shofer, të cilët kanë nevojë për gjumë) dhe për të zvogëluar shpenzimet.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











