Kosova
Cilat profesione po ua marrin jetën kosovarëve?
Ndërtimtaria mbetet sektori në të cilin vdesin më së shumti punëtorë.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, në aksidente nëpër vende të punës, kanë humbur jetën 11 persona. Vdekje të punëtorëve ka pasur edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës. 20 punëtorë të kësaj korporate kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve kancerogjene, që dyshohet se i fitojnë gjatë punës.
Kryeinspektori i punës, Valon Leci i ka thënë Gazetës Express se gjatë vitit 2019, në vendin e punës e kanë humbur jetën 11 persona. Krahasuar me vitin 2018, numri i këtyre rasteve është përgjysmuar.
“11 punëtorë kanë vdekur në aksidente në vendin e punës. Në vitin 2018, kanë vdekur 22 punëtorë. Pra ka rënie goxha të madhe”, ka thënë Leci për Express.
I pari i Inspektoratit ka treguar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 1 mijë e 500 inspektime dhe se janë shqiptuar 140 gjoba.
Por, Leci nuk ka dhënë detaje për vlerën e gjobave që janë shqiptuar, derisa ka deklaruar se një numër jo i vogël i inspektimeve janë realizuar pas ankesave të palëve.
“Janë realizuar afërsisht 10 mijë e 200 inspektime. Janë bërë 1500 inspektime sipas ankesës së palëve dhe janë nxjerr mijëra vendime të kësaj natyre. Janë shqiptuar rreth 140 gjoba dhe janë legalizuar afërsisht 1800 të punësuar që kanë punuar në mënyrë informale”, thuhet në përgjigjet e Lecit drejtuar Gazetës Express.
“Puna” ua mori jetën edhe disa punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Gjatë vitit të kaluar, 20 punëtorë të kësaj korporate kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve kancerogjene, që dyshohet se i fitojnë gjatë punës.
Kryetari i Nënsindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka treguar se si punëtorët i ekspozohen një rrezikshmërie të lartë gjatë procesit të punës.
“Vetëm në vitin 2019, kemi pas rreth 20 punëtorë të vdekur nga sëmundjet kancerogjene, që dyshohet se i marrin në vendet e punës së tyre. Na e kemi termocentralet ku kanë gazra helmuese dhe dridhje permanente, mirëpo e kemi edhe minierat sipërfaqësore ku ka gazra helmuese, ka pluhur e ka gjëra që vërtet dyshohet se sëmundja kancerogjene është si sëmundje profesionale e punës ato që e marrin gjatë orarit të punës”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, një numër jo i vogël i punëtorëve të sektorit privat në vend punojnë pa kontrata pune.
Në bazë të raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 18 për qind e të rinjve punojnë pa kontrata pune. Ndërkohë, edhe ata që kanë kontrata, zakonisht i kanë një vjeçare.
“Për sa i përket llojit të kontratës, që kishin të punësuarit e intervistuar, shumica (92.1%) kishin një kontratë individuale, ndërsa pjesa tjetër punonin pa kontratë. Për të rinjtë e moshës (15 deri 24 vjeç), përqindja e atyre që punonin pa kontratë ishte 18.2 %. Nga personat, që kishin kontratë pune, vetëm 39.1 % kishin një kontratë të përhershme për punën e tyre kryesore, ndërsa 60.9% kishin kontrata të përkohshme”, thuhet në raportin e ASK’së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













