Kosova
Cilat janë simptomat e “Etheve të Nilit Perëndimor”
Në Kosovë të mërkurën është regjistruar rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit Perëndimor”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se një 59-vjeçar nga Fushë-Kosova është prekur nga virusi.
Virusi i Nilit është i zakonshëm në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut.
Megjithatë ditëve të fundit ka shpërthyer edhe në rajon. Në Serbi dhe Greqi gjendja është më emergjente. Raste fatale me virusin ka pasur edhe në Shqipëri. Ndërkohë janë prekur edhe Rumania e Hungaria.
IKSHPK-ja thotë se format më të rënda të këtij virusi paraqiten vetëm te 1 për qind e pacientëve të infektuar.
80 për qind e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare, ndërsa 19 për qind shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupi, dhimbje të kyçeve, vjellje, dhimbje në sy e skuqje të lëkurës, njofton IKSHP.
Rreth 1 për qind e rasteve kanë simptoma më të rënda, që mund të përfshijnë encefalit (inflamacion i trurit), meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore) dhe paralizë.
Disa raste mund të jenë fatale, sidomos te personat e moshuar apo me sistem imunitar të dobësuar.
Parandalimi i infektimit me virus përfshin përdorimin e ilaçeve kundër insekteve, duke veshur këmisha dhe pantallona më mëngë të gjata, vendosja e rrjetave në dyer dhe dritare të shtëpive për të parandaluar hyrjen e mushkonjave e duke shmangur kontaktin me duar të zhveshura kur trajtohen shpezë apo kafshë të ngordhura.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










