Kosova
Cilat janë marrëveshjet që pritet të arrihen mes Kosovës dhe Serbisë?
Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për energjinë në veri dhe për personat e pagjetur.
Në takimin e fundit më 22 shkurt, palët i janë afruar gjuhës së përbashkët për këto dy tema.
Bashkimi Evropian pret që shumë shpejt të arrihet dakordimi dhe të fillohet diskutimi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Paralajmërimin për arritjen e një zgjidhje për energjinë në veri e ka dhënë edhe kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë për KosovaPress se në takimin e fundit të kryenegociatorëve është diskutuar edhe për përgatitjen e terrenit për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.
“Më 22 shkurt përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, zhvilloi takime me dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një sërë çështjesh konkrete, me qëllim të diskutimit të çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, si dhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve me synim të përgatitjes së terrenit për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut. Pas 11 orësh negociata intensive, palët iu afruan gjetjes së gjuhës së përbashkët për disa çështje me rëndësi thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, siç është rryma për veriun e Kosovës dhe zgjidhja e fatit të personave të pagjetur. Ne presim që palët të arrijnë shpejt një marrëveshje për këto çështje, për të lejuar fillimin e diskutimeve mbi tema të reja të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













