Kosova
Cilat ishin planet e grupit terrorist në veri?

Për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe cili ishte grupi që sulmoi policinë e Kosovës, ka folir sot Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës.
“Situata është e qetë dhe nën kontroll të policisë së Republikës së Kosovës. Operacioni vazhdon në kuptimin e terroristëve të tjerë dhe gjetjen e armatimeve të shumta. Ajo që u paraqit sot nga policia e Kosovës ishte vetëm armatimi që është gjetur dje, ndërsa ditën e sotme është gjetur sasi tjetër e madhe armatimesh, si dhe është gjetur edhe trupi i terroristit të katërt. Ky ishte një grup kriminal, terrorist, i organizuar mirë. Ata kishin plane të përgatitura prej kohësh. Një pjesë e të arrestuarve dhe të vrarëve ishin pjesë e të ashtuquajturës Mbrojtja Civile, organizatë e shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës. Kjo organizatë ka mbështetje politike, logjistike, financiare dhe të çfarëdolloji nga regjimi i Vuçiqit. Ajo që ndodhi të dielën në Kosovë ishte një sulm nga shteti i Serbisë brenda Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti për A2.
“Ky nuk është sulmi i parë i organizuar nga këto struktura. Rast i ngjashëm ishte edhe ndaj forcave të NATO-s, por edhe ndaj qytetarëve serbë kur konvertonin targat. Nuk kemi të bëjmë me një kryengritje të qytetarëve, por me grupe të organizuara nga shteti i Serbisë, të cilët marrin trajnime në jug të Serbisë, në bazat e Rashkës”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti