Bota
Cilat gjuhë mësohen më së shumti në vendet e BE-së
Në vendet anëtare të BE-së gati të gjithë nxënësit e klasave të ulëta të shkollave të mesme mësojnë dy e më shumë gjuhë të huaja
Anglishtja vazhdon të jetë gjuha e huaj më e popullarizuar, e cila mësohet në vendet e Bashkimit Europian, thonë të dhënat e Eurostatit.
Sipas atyre të dhënave, në vitin 2017 rreth 89 për qind e nxënësve kanë mësuar gjuhën angleze në klasat e ulëta të shkollave të mesme.
Pas gjuhës angleze, vjen gjuha frënge me 33,4 për qind, pastaj ajo gjermane me 23,3 për qind dhe gjuha spanjolle me 16,9 për qind. Megjithatë, në disa vende anëtare të BE-së, pos gjuhës angleze, mësohen po ashtu edhe gjuhë të tjera të huaja.
Për shembull, më shumë se 50 për qind e nxënësve mësojnë gjuhën frënge në klasat e ulëta të shkollave të mesme në Irlandë, Itali, Holandë, Portugali, Rumani dhe në Qipro, përcjell albinfo.ch.
Gjuhën gjermane e mësojnë më shumë se gjysma e nxënësve në Danimarkë dhe Poloni, ndërsa spanjisht mësojnë pak më shumë se gjysma e nxënësve të kësaj moshe në Francë. Në vendet anëtare të BE-së gati të gjithë nxënësit e klasave të ulëta të shkollave të mesme mësojnë dy e më shumë gjuhë të huaja.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












