Lajme
Cilat do të jenë masat e reja ndaj Covid 19 në Austri?
Pas rritjes së lartë të infeksioneve me koronavirus në Austri, Qeveria austriake ka marrë masa të reja.
Qeveria austriake dhe kancelari Sebastian Kurz gjatë një konference për shtyp kanë bërë thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të ulur numrin e të infektuarve. “Vala e dytë e koronavirusit po përhapet me të madhe. Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një bllokim të dytë”, ka thënë kancelari Kurz, raporton Albinfo Austria.
Këto do të jenë masat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga dita e premte, më 23 tetor.
Takime private
Vetëm deri në gjashtë persona lejohen të takohen në ambiente të mbyllura, ndërsa deri në dymbëdhjetë në natyrë. Kjo vlen për festat e ditëlindjes apo dasma. Përjashtim të rregullave do të bëhet gjatë funeraleve ku lejohet numër më i madh i pjesëmarrësve.
Eventet – manifestimet
Për manifestimet profesionale me vende të caktuara, ekziston një numër i caktuar ashtu siç ishte prej 1.000 personash brenda dhe deri 1.500 personave në ambient të hapur. Këtu po flasim për Operën Shtetërore ose Bundesligën austriake. Ekziston një kërkesë, ku është e detyruar mbajtja e maskës gjatë eventeve ndërsa ndalohet çdo shpërndarje e ushqimit dhe pijeve. Eventet të cilat mbledhin më shumë se gjashtë persona brenda ose mbi 12 persona në ambiente të jashtme, duhet të njoftojnë organet shëndetësore. Për manifestimet mbi 250 persona duhet të kërkohet paraprakisht një leje, përcjell me tejë Albinfo Austria.
Masat e ndërmarra nga qeveria austriake natyrisht se nuk janë të pëlqyera, por janë të domosdoshme dhe të gjitha duhet të hyjnë në fuqi që nga dita e premte (23 tetor).
Sebastian Kurz ka thënë se e di mirë që populli është lodhur me koronavirus. Por siç thotë ai, situata është shumë serioze. “Duke shmangur takimeve private, të gjithë mund të japim një kontribut për vendin dhe njerëzit në Austri”, ka thënë Kurz.
Qeveria austriake pas rritjes së numrit të infektuarave u detyrua të marrë masa të reja. Çdo ditë në Austri aktualisht rezultojnë pozitivë me Covid 19 mbi 1500 persona.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri













